Albspirit

Media/News/Publishing

Dr. Lori Gjoni: RREZIKU QË U VJEN FËMIJËVE NGA LODRAT

 

Lodrat janë sende tërheqëse për psikën e të vegjëlve, ato kanë ekzistuar në shekuj dhe qëllimi i tyre mbetet të bëjnë të kënaqur dhe të gëzuar fëmijët tanë, por sa të sigurta janë ato!? Me kalimin e kohës dhe teknologjia e përgatitjes së tyre ka pësuar ndryshime të cilat kanë synuar më tepër që të konsumatori të mbërrijnë tërheqëse sesa të sigurta. Lodrat janë të formave dhe llojeve të ndryshme nga kukullat plastike, makinat, format e frutave të cilat janë të imituara gati si origjinale deri te personazhet e animuara.

Lodrat janë të përgatitura prej lëndësh të ndryshme të tilla si dioksid titani, kalcium, zink, kadmium, krom, plumb, selenium etj këta elementë kimikë janë të dëmshëm sidomos kur përdoren në sasi të cilat janë toksike dhe të pakontrolluara ekspozimi i tyre për një kohë të zgjatur sjell probleme shëndetësore në shëndetin e konsumatorit të cilat janë nga më të lehtat deri tek më të rëndat duke rrezikuar deri edhe jetën e konsumatorit. Elementët kimikë të përmendura më sipër të cilat i gjejmë në përbërje të lodrave japin probleme të cilat lidhen me forma të lehta apo të rënduara të alergjive apo edhe probleme të tjera të tilla si sëmundje kancerogjene (kur fëmija ekspozohet për një kohë të gjatë) kadmium, dioksid i titanit dhe plumbi janë ndër elementët më të rrezikshme, kadmium shkakton dhimbje barku , dhimbje muskujsh, ethe, dhimbje koke, dioksid i titanit shkakton sëmundje kancerogjene (leukozat) gjithashtu edhe plumbi shkakton tumore, kukullat plastike kanë një përmbajtje të lartë të PVC-së e cila shkakton alergji të formave të ndryshme në organizëm prandaj duhet bërë një kontroll i rreptë dhe heqje nga tregu i produkteve që kanë përmbajtje të lartë kimikatesh; këto kontrolle duhet të fillojnë rreptësisht që në shpërndarje në pikat doganore! Informimi i konsumatorit rreth rrezikut që kanë këto produkte është tepër i pakët prandaj në këtë aspekt duhet të ndërmerren fushata të ndryshme të ndërgjegjësimit pasi parandalimi është mënyra më e mirë e trajtimit të një sëmundjeje.

Ne e kemi përmendur më sipër që lodrat janë në forma të ndryshme për shembull në formën e frutave, rrush, dardha, mollë, neskulla etj, ndaj një tjetër kujdes i vecantë duhet treguar duke shmangur lojën e të vegjëlve me këto produkte duke qenë se këto janë shumë të ngjashme me origjinalet fëmijët ngatërrohen dhe i gëlltisin duke rrezikuar problemi e mbytjes, infeksioneve dhe alergjive.

Please follow and like us: