Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Trashëgimtar

Kur vdiq, Aleksandri i Madh kishte vetëm një djalë, por nuk e la trashëgimtar. Pse?
Në kohët e lashta, mosha e zakonshme për një burrë për t’u martuar ishte 30 vjeç. Sigurisht që një mbret mund të martohej edhe më herët nëse i duhej të nënshkruante një aleancë politikisht të rëndësishme. Aleksandri u martua me Roksanën në vitin 327 pes, kur ishte 29 vjeç, paksa nën moshën e zakonshme të martesës. Kjo sepse në atë moment ai ishte i përshtatshëm të martohej me një vajzë të një sundimtari lokal që do t’i siguronte kontrollin e tij mbi një vend të padisiplinuar.
Aleksandri ishte gjithmonë në lëvizje, duke bërë fushatë, kështu që nuk kishte shumë kohë për të jetuar një jetë familjare. Megjithatë u martua me 2 zonja të tjera, kur ishte 32 vjeç. Ai i la 2 gratë e tij shtatzënë dhe pati 2 fëmijë. Njëri prej tyre, i Roksanës ishte djalë, kështu që Aleksandri do të kishte trashëgimtarin e tij. Tjetri, dyshohet se u vra nga Roksana, kështu që Aleksandri përfundoi me vetëm 1 fëmijë, kur vdiq në moshën 33 vjeçare.
Mendohet se në atë kohë, mosha mesatare e jetesës ishte 40 vjeç – mund të duket e ulët, por kjo ndodhte për shkak se shumë foshnja vdisnin në lindje, burra vriteshin në luftë etj. Deri në moshën 30 vjeçare njerëzit, të paktën shtresat e larta, ende arsimoheshin dhe përgatiteshin për jetën dhe biznesin e tyre publik. Platoni, rreth të 20-ve, ishte student i Sokratit në moshën 71-vjeçare.
Aleksandri nuk i tha askujt në mënyrë specifike që t’i jepte fronin djalit të tij. Ai ishte duke u përgatitur të nisej në ekspeditë kundër Arabisë, një ditë para vdekjes së tij. Babai i Aleksandrit, Filipi II, ishte bërë me gra në mesin e të 40-ve dhe kishte fëmijë. Filipi nuk e konsideronte veten të moshuar. Aleksandri do të bënte të njëjtën gjë, po të kishte jetuar më gjatë. Në moshën 32 vjeç, ai kishte 3 gra dhe 2 prej tyre ishin shtatzënë. Filipi nuk kishte përparësi për të nxjerrë një trashëgimtar. Ai e përdorte Aleksandrin sepse ishte djalë shumë i talentuar, ndërsa e shtyu mënjanë djalin tjetër, Arrideus, sepse nuk ishte i përshtatshëm për fron.. Siç shkruan Plutarku në kapitullin “Jeta e Aleksandrit”:
Grindja më e hapur u shkaktua nga Attalus në martesën e Kleopatrës, një vajzë të cilën Filipi po e merrte për grua, pasi kishte rënë në dashuri. Attalus, tani, ishte xhaxhai i vajzës, dhe mes të pirave u bëri thirrje maqedonasve të kërkonin nga perënditë që nga Filipi dhe Kleopatra të mund të lindte një pasardhës legjitim i mbretërisë. Në këtë rast Aleksandri u zemërua dhe tha: “Por unë ç’jam?”
Vetë Filipi II mori fronin nga nipi i tij, Amyntas IV. Pra, marrja e fronit të Maqedonisë nuk ndiqte saktësisht një rregull të rreptë që një djalë të trashëgonte fronin e të atit. Ai duhej ta meritonte. Ishte një lojë fronesh. Fëmijët do të vriteshin gjithsesi. Prandaj, vetë Aleksandri me fjalët e tij të fundit i dha unazën e tij mbretërore “më të fortit”, duke parashikuar se do të kishte një luftë midis lojtarëve që do të luftonin për fronin. Djali i tij i vetëm, Aleksandri IV, u vra para se të arrinte moshën madhore – edhe nëse Aleksandri do t’ia kishte lënë fronin, princi do të ishte shumë i ri për të mbijetuar mes gjeneralëve ambicioz dhe të fuqishëm, siç e tregoi koha.
Please follow and like us: