Anila Kalleshi: Ngjyrat dhe emocionet në jetën njerëzore
Ngjyrat dhe emocionet kanë lidhje të forta mes tyre. Secila ngjyrë mund të krijojë emocione dhe ndjenja të ndryshme. Ato na bëjnë të ndihemi të lumtur apo të mërzitur, të uritur apo të relaksuar. Ngjyrat të cilat dominojnë veshjen tonë, tregojnë shumë për ne, për gjendjen tonë shpirtërore dhe mënyrën se si ndihemi.
Në momentin që ne i shohim ngjyrat, na bëjnë të ndihemi në një mënyrë specifike duke krijuar kështu një kujtim, një imazh apo mendim tek ne. Për shembull, ngjyra jeshile na jep ndjenjën e relaksit dhe të rehatisë, ngjyra e kuqe varësisht nga intensiteti jep ndjenjën e dashurisë apo frikës dhe rrezikut. Ngjyra e kaltër ftohtësi, ndërsa ngjyra e portokallit na bënë të ndjehemi më energjik. Pra, rëndësi ka edhe intensiteti i ngjyrës dhe kombinimi me ngjyra të tjera. Përmes ngjyrave që ne zgjedhim të vishemi apo të mobilojmë shtëpinë ose zyrën, ne pavetëdijshëm shfaqim personalitetin tonë dhe mënyrën se si ndihemi”.
Ngjyra e kuqe – ju bën të ndiheni pasionant dhe energjik
Ngjyra e portokalli – ju bën të ndiheni energjik dhe entuziast
Ngjyra e verdhë – ju bën të ndiheni të lumtur dhe spontan
Ngjyra jeshile– ju bën të ndiheni optimist dhe të freskuar
Ngjyra e kaltër – ju bën të ndiheni të sigurte dhe të relaksuar
Ngjyra vjollce – ju bën të ndiheni kreativ
Ngjyra rozë – ju bën të ndiheni romantik
Ngjyra kafe – ju bën të ndiheni stabel dhe mbështetës
Ngjyra e zezë – ju bën të ndiheni klasik dhe serioz
Ngjyra e bardhë – ju bën të ndiheni të thjeshtë
Ngjyra hiri – ju bën të ndiheni serioz dhe profesional.
Please follow and like us: