Astrit Lulushi: Perceptime
Nëse Universi supozohet të jetë 13.7 miliardë vjeç, atëherë pse teleskopi James Webb ka zbuluar një galaktikë që është 32 miliardë vite dritë larg. Kjo do të thotë se galaktika do të kishte udhëtuar shumë më gjatë së universi. Apo universi ka një moshë të madhe?
Ata që besojne se universi u krijua nga shpërthimi i madh 13.7 milardë vjeç argumentojnë duke sjellë si shembull: Imagjinoni të mbani një shirit lastikumidis duarve tuaja. Në një moment të caktuar, dikush i lëshon një milingonë. Milingona ecën me 1 cm/sekondë – jo më shpejt, as më ngadalë. Por ndërsa është duke ecur, ju jeni duke e shtrirë shiritin e lastikut, kështu që kur milingona më në fund kafshon gishtin e madh 13.4 sekonda më vonë, pika ku ishte vendosur milingona tani është 32 cm larg gishtit të madh.
E njëjta gjë ndodh me dritën: dritës nga ajo galaktikë iu deshën 13.4 miliardë vjet për të arritur tek ne, që atëherë, hapësira është zgjeruar dhe galaktika (ose çfarëdo që ka mbetur prej saj) tani është 32 miliardë vite dritë larg. Dhe meqenëse hapësira nëpër të cilën drita udhëton zgjerohet dhe drita ende duhet të lëvizë me shpejtësinë e dritës, ajo duhet të humbasë energji në mënyra të tjera. Pra, në vend të kësaj bëhet me zhvendosje të kuqe: gjatësia e valës bëhet më e gjatë, dhe drita është kështu më e kuqe.
Dhe këtu hyn Teleskopi Hapësinor James Webb: ai është i specializuar në marrjen e imazheve shumë të detajuara të galaktikave dhe të hedhë pak dritë mbi Epokën e Errët të universit dhe yjet më të hershëm.
Por mjerisht, ky është vetëm konceptim dhe jo e vërtetë. Duhet të presim. Mosha e universit nuk dihet, si dhe gjëra të tjera.