Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Ku janë të tjerët?

Njerëzit u tronditën kur mësuan gjatë shekujve të fundit se as Toka dhe as Dielli nuk janë në qendër të universit.
Ky zbulim ndikoi që njeriut të ndryshonte drejtimin e shikimit nga vetja tek të tjerët; të mendonte më shumë për të tjerët sesa për veten.   Këto tipare u bënë normë – megjithëse dështuan kur arritën të bëhen shtet…
Pra, njerëzit u tronditën.
Toka dhe Dielli nuk ishin në qendër të gjithësisë. Në të vërtetë dielli është në një krah të galaktikës Rruga e Qumështit që është vetë në skajet e një grupi galaktikash që ndodhet në skajet e një super-grupi galaktikash (ne nuk i shohim dot pa një teleskop). Këto formacione janë të gjitha reflektuese të funksionimit të gravitetit gjatë miliarda viteve. Graviteti tërheq shumicën e galaktikave në disqe rrotulluese që rrethojnë një vrimë të zezë. Toka është për fat të mirë larg nga qendra e galaktikës për të shmangur tërheqjen.
Dielli dhe Toka janë në një distancë të rastësishme nga qendra e galaktikës. Ka të ngjarë të ketë pasur shumë aktivitet pranë qendrës së galaktikës. Dhe jeta do të shfaqet, pasi supernovat dërgojnë valë rrezatimi në hapësirën përreth – Toka nuk ishte aq larg sa të mos merrte mjaftueshëm elementë të rëndë nga këto supernova. Dielli ynë është rreth 4.6 miliardë vjet i vjetër; ka edhe 5 miliardë vite të tjera para se të shuhet. Dielli është relativisht i madh. Ndoshta 95 për qind e yjeve janë më të vegjël. Dielli u krijua në një kohë kur disa elementë më të rëndë ishin krijuar tashmë diku tjetër. Dielli përbën 99.9 për qind të substanave në sistemin tonë diellor. Midis lëndëve që nuk përthithen nga dielli, elementët më të lehtë, kishin më shumë gjasa të qëndronin më larg, dhe kështu ne shohim planetë masivë me gaz si Jupiteri dhe Saturni. Elementët më të rëndë u afruan më pranë diellit, duke krijuar planetë më shkëmborë si Toka dhe Marsi. U deshën miliona vjet që graviteti të bashkonte planetët. Ka të ngjarë të ketë pasur edhe shumë planetë që u bashkuan me kalimin e kohës në tetë planetët e sotëm.
Përveç se në Tokë, kushtet e favorshme për jetën nuk ekzistojnë gjetkë. Shkenca astronomike po përpiqet të përcaktojë se sa e pamundur ishte që një planet të formohej me madhësinë, përbërjen dhe distancën e duhur nga dielli për të mbështetur jetën. Dhe më pas mund të spekullojnë nëse jeta ekziston ose ka ekzistuar diku tjetër në sistemin tonë diellor dhe në univers.
Deri atëherë jemi vetëm, pavarësisht se shkrimet e lashta, të përziera me imagjinatën, thonë ndryshe.
Please follow and like us: