Albspirit

Media/News/Publishing

Djali i anëtares së KLP, sekser për të përfituar apartament, zbardhet arsyeja pse u konfliktua me ndërtuesin në Vlorë!

Alfred Balla – Përfaqësues nga shoqëria civile

Arta Mandro – Trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës

Bujar Sheshi – Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë

Eloida Goxhi – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat

Esmeralda Cami – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër

Ledina Riza – Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Tiranë

Mirela P. Bogdani  Trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës

Nurihan Seiti-  Përfaqësuese nga radhët e avokatëve

———————————

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë në Vlorë, ku Rei Meta, djali i anëtares së KLP qëlloi me grusht për vdekje biznesmenin 55-vjeçar, Armando Meshaun.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se 33-vjeçari Rei Meta kishte ndërhyrë si sekser për një prej pronave që biznesmeni i ndërtimit kishte interes, duke i premtuar garanci se do t’i zgjidhte punë.

Sipas News24 i riu kishte premtuar zgjidhje për pronën e Armando Meshaut, duke përdorur emrin e të ëmës, që është anëtarja e KLP-së, Nurihan Seiti Meta dhe për punën që do bënte do të përfitonte një apartament që do t’i falej nga ndërtuesi në Vlorë.

 Por, 33-vjeçari nuk e kishte mbaruar punën si sekser dhe 55-vjeçari e kishte zgjidhur çështjen me lidhje të tjera. Por 33-vjeçari pretendonte se ndërtuesi duhet t’i falte apartamentin dhe për këtë arsye nisi edhe konflikti mes tyre.

55-vjeçari kishte refuzuar t’ia kalonte në pronësi apartamentin Rei Metës dhe ditën e sotme u përballën në një kancelari në Vlorë aty konflikti verbal degradoi në dhunë fizike, ku si pasojë 55-vjeçari humbi jetën./gazeta shqiptare

Katër anëtarët e KLP që votuan kundër këshillës së partnerit tonë strategjik, SHBA

Please follow and like us: