Albspirit

Media/News/Publishing

Katër anëtarët e KLP që votuan kundër këshillës së partnerit tonë strategjik, SHBA

Përbërja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe mandati i anëtarëve
1. Këshilli i Lartë i Prokurorisë është organ kolegjial, i përbërë nga njëmbëdhjetë anëtarë, të cilët shërbejnë në detyrë me kohë të plotë. Gjashtë prej anëtarëve të Këshillit janë prokurorë nga të gjitha nivelet e prokurorisë. Pesë anëtarët e tjerë të Këshillit janë juristë joprokurorë, të përzgjedhur nga radhët e avokatëve, të pedagogëve të drejtësisë dhe të përfaqësuesve të shoqërisë civile.
2. Anëtarët prokurorë zgjidhen nga Mbledhja e Përgjithshme e prokurorëve të të gjitha niveleve.
3. Anëtarët joprokurorë që zgjidhen nga radhët e avokatëve, trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës, si dhe shoqërisë civile zgjidhen nga Kuvendi, bazuar në një proces vlerësimi paraprak të kushteve dhe kritereve ligjore, sipas rregullave të parashikuara në këtë ligj.
4. Përveç rasteve kur vërtetohen kushtet për ndërprerjen e parakohshme të mandatit, anëtari i Këshillit të Lartë i Prokurorisë qëndron në detyrë për 5 vjet, pa të drejtë rizgjedhjeje të njëpasnjëshme.

  1. Alfred Balla, Kryetar: Z.Balla është zgjedhur me vendimin Nr.19/2018, datë 08.02.2018 nga Kuvendi i R.Shqipërisë, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë si përfaqësues i Shoqërisë Civile. Ai ka përfunduar studimet e larta për drejtësi në vitin 1991 pranë “Universitetit të Tiranës”; studimet pasuniversitare, master shkencor në të drejtën penale në vitin 2012 pranë Universitetit “Justiniani I-rë” dhe mban titullin Doktor i Shkencave Juridike (e drejtë penale) nga viti 2020 pranë “Universitetit Europian të Tiranës”. Në vitet 1991-1998 ka punuar në detyrën e Prokurorit të sektorit gjyqësor, Zv/Prokurorit të Rrethit dhe Prokurorit të Rrethit në prokuroritë Fier e Lushnje. Në vitet 1998-2003 dhe 2007-2012 ka ushtruar profesionin e lirë si avokat. Në vitet 2003-2006 ka punuar pranë Këshillit të Ministrave si Inspektor në Departamentin e Kontrollit të Brendshëm Administrativ dhe Antikorrupsionit. Në vitet 2012-2017 ka punuar në pozicionin si Këshilltar Ligjor pranë Gjykatës së Lartë. Gjatë viteve të punës është angazhuar në organizma jo-qeveritare të shoqërisë civile me fokus drejtësinë penale dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut Z.Balla ka kryer një sërë trajnimesh profesionale brenda dhe jashtë shtetit. Ka ushtruar dhe ushtron aktualisht edhe detyrën e pedagogut të jashtëm pranë universiteteve të ndryshme në lëndët e drejtë zakonore, procedurë civile, e drejtë penale e posaçme dhe e përgjithshme, praktikë profesionale etj. Mandati i tij kushtetues 5-vjeçar përfundon në datën 18.12.2023.
  2. Tartar Bazaj, Zv. Kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë: Është zgjedhur Anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, me Vendimin Nr.19, datë 08.02.2018, nga Kuvendi i Shqipërisë nga radhët e avokatisë. Është Kryetar i Komisionit të Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Ka mbajtur funksionin e Kryetarit të Komisionit të Mbrojtjes së Prokurorëve, dhe Anëtarit të Komisionit të Disiplinës, pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Është diplomuar për Drejtësi pranë Fakultetit të Drejtësisë Tiranë. Përvoja e tij e punës përfshin detyra dhe emërime të ndryshme ndër vite. Me Vendimi Nr.1 datë 31 Mars 1995 të Këshilli të Lartë të Drejtësisë është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë deri në qërshor të vitit 2000. Nga periudha 03 Janar 2001 – 05 Shkurt 2018, ka ushtruar profesionin e avokatit. Ka themeluar dhe drejtuar Studion Ligjore “BAZAJ” Sarandë – Tiranë. Përgjatë viteve 2008-2012 ka qenë Anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës Kombëtare të Avokatëve të Shqipërisë. Në vitin 2012 ka botuar librin monografik dedikuar krahinës së tij “Shkoza dhe Baba Arshi Bazaj”. Ka qënë pjesëmarrës aktiv por edhe sponsor në organizime të ndryshme me karakter kulturor humanitar dhe atdhetar si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Z. Bazaj ka qenë disa herë i ftuar nga Diaspora Shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka dhënë edhe intervista televizive lidhur me drejtësinë dhe historinë e krahinës së Labërisë etj. Është lektor i jashtëm “Titullar Lënde,në Kriminalistikë,Kriminologji Penologji dhe Elementët e Kriminologjisë Klinike. Mandati i tij në detyrën e Anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë është një mandat me afat pesë vjeçar, i vlefshëm nga Dhjetori 2018 deri në Dhjetor 2023.
  3. Nurihan Seiti: Zonja Nurihan Seiti, anëtare e Këshillit të Larte të Prokurorisë që nga krijimi i institucionit në vitin 2018. E zgjedhur nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë nga radhët e Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Mban titullin Jurist. Përfunduar studimet në vitet 1983 – ‘87pranë Universitetit të Tiranës. Prokurore Gjyqësore përgjatë viteve shtator 1987-’99. Anëtare e Dhomës Kombëtare të Avokatisë nga viti 1999.
  4. Mirela Bogdani: Zgjedhur anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë me Vendimin Nr. 23/2022 të Kuvendit të Shqipërisë, nga trupa e pedagogëve të Fakulteteve të Drejtësisë dhe Shkolla e Magjistraturës, sipas Ligjit Nr. 115/2016 ‘Për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë, propozuar nga Shkolla e Magjistraturës. Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë, Universitetit të Tiranës në vitin 2000 dhe më pas ka ndjekur të gjitha programet e kualifikimit akademik pranë këtij institucioni. Ky formim përfshin programin e Masterit Shkencor në të Drejtë Publike (2003), Masterin Profesional të në Drejtë Biznesi (2009), Doktoraturën në fushën e administrimit të zgjedhjeve (2011) dhe titullin Profesor i Associuar (2013). Formimi akademik përfshin gjithshtu studime të thelluara pasuniversitare dhe specializime në fushat e arbitrazhit ndërkombëtar tregtar për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në fushën e investimeve publike në Universitetin e Queen Marry, Qendra për Arbitrazhin Ndërkombëtar Tregtar – Londër BM (2005) dhe në fushën e shkrimit & arsyetimit ligjor në American University, Washington College of Law – SHBA (2008-2009). Gjatë karrierës profesionale, ka ushtruar detyrën e profesorit të së drejtës në Departamentin e së Drejtës Publike që nga Nëntori i vitit 2000 e në vijim, në lëndët ‘Institucionet politike dhe juridike’, ‘Shkrimi dhe Arsyetimi Ligjor, si dhe ‘Politika e Jashtme e BE’, në programet Bachelor, Master, programin e doktoraturës, dhe aktualisht në programin e integruar Master i Shkencave në Drejtësi dhe Master Ekzekutiv. Nga viti 2019-2022 ka mbajtur detyrën e Kryetarit të Komisionit të Përhershëm për Dhënien e Gradës Shkencore ‘Doktor’ në Fakultetin e Drejtësisë dhe nga viti 2020-2022 anëtare e Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës. Nga viti 2012 e në vijim është angazhuar nga Shkolla e Magjistraturës në Programin e Trajnimit Fillestar në lëndën Klinika Ligjore, si mentore (specialiste) shkencore, që së bashku me grupin e mentorëve drejtojnë magjistratët në hartimin e Memorandumeve Ligjore (opinioneve ligjore) pro bono për institucionet e larta të drejtësisë si Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Prokuroria e Përgjithshme, Gjykatat Administrative, etj., për çështje që ata kanë interes në punën e tyre të përditshme, duke pasqyruar kërkimin ligjor më profesional të thelluar në praktikën kombëtare, si dhe standardet, praktikat dhe zhvillimet më të fundit ndërkombëtare. Këto Memorandume u dërgohen institucioneve përkatëse dhe botohen në Revistën ‘Jeta Juridike’ e Shkollës së Magjistraturës që aksesohen më pas nga të gjithë profesionistët e së drejtës. Nga viti 2012 e në vijim, është angazhuar në Programin e Trajnimit Vazhdues në trajnime që lidhen me Shkrimin dhe Arsyetimin e Vendimeve Gjyqësore, në Eficencën e Drejtësisë – kryesisht e lidhur kjo me mekanizmat e CEPEJ për cilësinë e drejtësisë dhe menaxhimin e kohës gjyqësore dhe Lirinë e Shprehjes. Në eksperincën profesionale, listohen gjithashtu angazhime në projekte të asistencës ndërkombëtare të donatorëve si USAID, Këshilli i Evropës, BE, OSCE, etj., që lidhen me reformimin e sistemit gjyqësor, rritjen e efiçencës, transparencës dhe përgjegjshmërisë së tij, me shtetin e së drejtës, të drejtat e njeriut, lirinë e shprehjes dhe mediave, çështjet antikorrupsion, draftim legjislacioni, etj., shoqëruar me botimet dhe publikimet përkatëse. Që nga viti 2012 e në vijim është pika e kontaktit për Programin HELP të Këshillit të Evropës – Human Rights Education for Legal Professionals/Edukimi Ligjor I Profesionistëve të së Drejtës dhe nga viti 2021 anëtare e Bordit Këshillimor të HELP me një mandat 2 vjeçar.  CV-të janë marrë nga faqja zyrtare e KLP
Please follow and like us: