Albspirit

Media/News/Publishing

Spasse Thanasi: NJERIU FISNIK STERJO SPASSE…

 

 

 

Shkrimtari Sterjo Spasse është një monument artistik i edukatës, arsimimit dhe qytetërimit!… një  emër i fisëm!

Te Sterjo Spassja njeriu dhe  shkrimtari pёrbёjnё njё simbol tё vetёm. Nuk ёshtё vetёm krijimtaria  letrare e Sterjo Spasses njё shkollё pёr ata qё i janё pёrkushtuar dhe do t’i pёrkushtohen letёrsisё  shqiptare, por ёshtё edhe jeta e tij, njё shkollё po aq e madhe…

Akordimi i titullit “Kalorës i Urdhëritvtë Flamurit” nga Presidenti i RepublikësvIlir Meta e bën  shkrimtarin Sterjo Spasse një shembull të gjallë në panoramën  artistike të vendit ku shkëlqen me  romanet e tij epope dhe e vendos personalitetin e tij krijues jo vetëm shqiptar, por edhe ballkanik  e  evropian, në monumentin kulturor të vendit si “Një dhe i pandarë”!…

 

Kur  isha  fёmijë, thjeshtё  me  kureshtjen  e  “moshёs  sё  paangazhuar”  në  jetё, shikoja  tё  vinte  nё  shtёpinё  tonё  nё  ZAROSHKE  njё  njeri  i  madh  me  flokё  tё  gjata  e  tё  shtrira  valё-  valё  e  me  njё  çantё  nё  dorё  qё  nuk  e  ndante  nga  vetja. Shpeshherё  ai  ngjitej  nё  katin  e  dytё  tё  shtёpisё,    dilte  nё  ballkon  dhe  hidhte vështrimin  drejt   liqenit  tё  Prespёs, me  atё  bukuri  tё  rrallё  tё  ishullit  të Vogël (Mali Gradit), që ruan në gjirin e vet një  kishё të shekullit 13-14  tё  futur  nё  shkёmb, me emrin Shën Koll. Në  arkivin  e  shtëpisë  kemi  një  fotografi  të  vitit  1968  ku   Sterjo  Spasse  ka  dalë  me  familjen  tonë  në  Zaroshkë  pikërisht  në  ballkonin  e  shtëpisë  kur  unë  isha  5  vjeç.  Njё  kujtim  i  bukur,  njё  botё  magjike  me  shkrimtarin  qё  i  dha  emёr  vetё  liqenit piktoresk.

Si  vajzё  e  dashuruar

Me  valёt  gjithnjё  flet

Prej  Zotit, i  bekuar

Ke  mbjell  ndёr  shekuj  jetё…( ZAROSHKЁS,  FSHATIT  TIM )

Fshati  im  ёshtё  ndёr  9  fshatrat  e  Prespёs  qё  ka  njё  natyrё  tё  artё  dhe  qё  “fsheh”  bukuri  e  legjenda të rralla.  Ndoshta, edhe  kjo  “romancё  poetike”  e  dallueshme  nё  kёtё  fshat,  e  tёrhiqte  Sterjon për të ardhur here pas here edhe këtu, në  këtë hapёsirё   liqenore   me  mjaftё   bukuri…Ngjarjet  e  vendosura  nё  romanin  “Buzё  Liqenit”  e  kanё  fytyrёn  dhe  pamjen  e  kёtij  fshati, me  dashuri  nё  vendin  e  merituar  si  “perlё   bukurie”,  qё  nuk  tё  ndan  prej  vetes  me  atё  natyrё  tё  artё. Motra  Trenda  e  Sterjos,  qё  jetonte  nё  Zaroshkё, e  kishte  krenari  tё  thoshte : “Sterjo  Spasse  nuk  ka  tё  krahasuar,  ne  jemi  tё  pёrmalluar  ndaj  tij…”  dhe  e  ftonte  vazhdimisht  me  miqtё  e  me  shokё  tё  shumtё  nga  Tirana  tё   vinte  nё  fshat.  Dhe  ai  nuk  harronte  asnjёherё  dёshirёn  e  vecantё  tё  motrёs   sё  dashur  Trёndё…Udhёtonte  shpesh  midis  bukurive  tё  Prespёs  sonё  ku  mahnitja  e  vecantё  prek  ёndrrat…

Me  bukurinё   e   dritёs  sё  liqenit

lahen  strehёt  e  maleve  rreth  e  qark

Mbi  sfondin  e  artё  tё  ujrave

vallzojnё  bukur  ёndrrat,

qielli  loton!…..

Kёtu  nё  PRESPЁ,  ku  liqeni  shushurit  nё  heshtje  kёngёn  e  vetё  dhe  pёshpёrit  historinё  e  tij  mijёvjeçare,  nis  historia  e  jetёs  dhe  e  krijimtarisё  së  STERJO  SPASSES, njё  artist  i  talentuar  qё  e  ka  njohur  suksesin,  famёn  dhe  ndikimin  nё  shoqëri  qё  nё  moshё tё  re,  atёhere  kur  Shqipёria  i  numuronte  shkrimtarёt  me  gishta….

Kronologjia  e  jetes  nga  lindja  gjer  ne  vdekje

STERJO   SPASSE  lindi  nё  GLLOMBOC, fshat  buzё  liqenit  tё  Prespёs,  mё   14  Gusht  1914,  nё  njё  familje  tё  varfёr  fshatare. Mёsimet  e  para  i  mori  nё  vendlindje  nё  shkollёn  greke, pastaj  nё  Korçё  kreu  shkollёn  plotore.

Ndёr  6  fёmijёt   e  Barba  Spasses,  vetёm  Sterjua  u  bё   i  mёsuar  dhe  i  ditur. (Vellezёrit  ishin  Joshe, Stojan, Done, Sterjo  dhe  dy  motrat  Trenda  dhe  Lena) Tre  klasat  e  para  tё  fillores  i  bёri  nё  shkollёn  greke  nё  fshat  dhe  nё  Nivicё,  se  atёhere  krahina  e  Prespёs  ishte  nёn  Greqinё. Vetёm  me  1924  Prespa  u  bashkua  me  Shqipёrinё. Atë   vjeshtё  banorёt  e  buzёliqenit  filluan ta bëjnë pazarin  në  Korçё. Nё  pranverёn  e  vitit  1925  u  hap  nё  Gorice  shkolla  e  parё  shqipe. Ndёr  tё  paktёt  nxёnёs  qё  filluan  tё  mёsonin  abetaren  shqipe  ishte  edhe  Sterjo  Spasse,  atёhere  11  vjeç. Mёsuesi  i  parё  ishte   njё  djalё  i  ri  nga  Korça, Pandeli  Sina. Abetarja  shqipe,  njё  libёrth  pakfaqesh  me  ca  kapak  ngjyrё  vjollce  tё  mbyllur,  ishte  dhurata  e  parё  mё   e  bukur  pёr  Sterjon  qё  ia  solli  babai  i tij  nga  pazari  i  Korçës. Njё  dhuratё  e  tillë, qё  ndezi  nё  gjirin  energjik  tё  Sterjos  “flakёn”  e  dijes,  etjen  pёr  tё  parё,  pёr  tё  dёgjuar,  pёr  tё  mёsuar  e  pёr  tё  udhёtuar…

Duke  u  rritur  njё  fёmijё  i  gёzuar  e  kureshtar, me  interesimin  e  mёsuesve  tё  tij  dashamirёs  u  regjistrua  nё  Shkollёn  Normale  tё  Elbasanit,  vatёr  me  tradita  patriotike  e  kulturore. Ishte  ndёr  tё  parёt  nxёnёs  nga  Krahina  e  Prespёs,  qё  kishte  mbaruar  shkollёn  fillore  dhe  hynte  nё  njё  shkollё  tё  mesme. Nё  vitin  1929  ishte  njё  ndёr  iniciatorёt  e  parё  tё  tё  rinjve  letrarё  pёr  botimin  e  revistёs  “NORMALISTI”  dhe  nё  vitin  193O  bёhet  njё  firmё  aktive  dhe  redaktor  (editor)   i  revistёs “Normalisti”, organ  i  nxёnёsve  tё  Shkollёs  Normale.

Me  vizionet  e  para  fёminore  mbi  jetёn,  me  vёshtrimet  kureshtare  mbi  llojishtet  e  liqenit,  mbi  grykёn  e  Bigllёs,  mbi  fushe-Korçёn,  e  cila  i  hapi  njё  dritё  tё  re  nё  jetё,  nё  vitin  1932  mori pjesë në hartimin e librit  të  kujtimeve: “  Normalistit  shёtitёs  ’32”

Mes   pёr  mes  Shqipёrisё

Shohim  bukuri  e  mrekulli

Stoli  e  thurur  nga  normalistёt

Me  kujtimet   e  tyre  plot   fantazi …

Pas  mbarimit tё  Normales  mё  1932,  menjёherё  doli  mёsues  dhe  u  emёrua  si  mёsimdhёnёs  nё  fillim  nё  shkollёn  fillore  tё  Derviçanit (Gjirokastёr)  ku  shёrbeu  gjer  nё  muajin  nёntor  tё  vitit  1934. U  mahnit  nga   bukuria  e  luginёs  sё  Drinosit,  nga  vargmalet  e  malit  Bureto  dhe  nga  ajo  radhё  fshatrash  qё  shtriheshin  mbi  kodrat  e  pllajat  e  malit  tё  Gjerё…Nga  pikëpamja  sociale  e  njerezore  ai  bёnte   shpeshёherё   njё  vёshtrim  mbi  Dervicanin  qё  ishte  njё  fshat  me  300  shtёpi  dhe 1700  banorё  dhe  familjarizohej  shumё  me  nxёnёsit  dhe  prindёrit  e tyre. U  lidh  shumё  me  familjet  e  dropullitёve  nga  Jorgucati  deri  nё  Sotirё…Mbetej  nё  ankth  kur  pyeste  shpesh  nxёnёsit  e  tij : “ Si  ta  quajnё  babanё ?”.Shumica  kishin  ikur  nё kurbet  dhe  atje  kishin  mbetur  larg  shtepisё  dhe  fёmijёve. Kёto  ishin  “hallet”  e  Dropullit  tё  ngjashme  me  ato  tё  Gllomboçit  tё  tij  nё  Prespё…E  njejta  dramё,  e  njejta  dhimbje,  e  njejta  pritje  pёr  tё  ardhur  ndonjёherё  njeriu  mё  i  dashur   i  familjes.  Dhe  i  lindi  kёshtu  nё  kokё  pyetja  “Pse ?”.  Si  mёsues  i  ri  e  kishte  tё  vёshtirё  tё  futej  nё  mjedisin  e  gёzuar  tё  kremteve  kur  i  tёrё  fshati  ishte  nё  festё.  Fshati  kishte  shumё  vajza  dhe  aspak  djem. Vajza  tё  bukura,  por  tё  pamartuara. Edhe  ndaj   kёsaj  pamje  tronditёse, Sterjo  Spasse  pyeti  me  protest  tё  madhe  shpirtёrore  “Pse ?”…pse  tё  mbeteshin  kёto  vajza  tё  pamartuara ?. Kjo  brengё  e  dhimbshme  nuk  iu  largua  kurrё  nga vetja,  edhe  pse  shkruante  letra,  lexonte  e  botonte  nё  gazeta  tё  ndryshme. Nёn  trysnin  e  kёtij  realiteti  tё  dhimbshёm  nё  fshat  ai  nisi  tё  shkruaj  romanin  e  parё : “ Nga  jeta  nё  jetё, PSE?”…

Duke  qёnё  mёsues, vazhdonte  tё studjonte  gjuhёn  greqishte  dhe  pas  njё  pune  intensive  dha  provimet  dhe  stazhin  nё  Normalen  e  Elbasanit,  njё  provim  qё  ia  shtonte  kulturёn  pedagogjike  si  arsimtar. Tё  shumta  janё  nё  ketё  periudhё  edhe  shёnimet  nё  ditar,  reflekton  shumё  sidomos  pёr  tё  mirat  dhe  tё  metat   e  romanit  “PSE?”  tё  cilin  e  pёrpunoi  me  durim  dhe  talent  artistik  tё  kёndshёm  derisa  nё  vitin  1934   gjendet  nё  Voskopoj   tё  Korçёs,  pёrsёri  si  mёsues. Duke  vijuar  shkrimet  tashmё  me  njё  formim  kulturor  mё  tё gjerё  dhe  ndjenjё  shpirtёrore  mё  tё  ngjeshur,  do  tё  shkruante  pёr  liqenin  e  Prespёs  si  njё  “çerdhe  romantike”,  pёr  Butrintin  si  njё  fantazi  pёr  kohёn  tonё,  pёr  fortesёn  e  kalasё  sё  Tepelenёs  si   njё  fantazёm  e  shekullit  etj,  etj…Dhe  kёshtu  nё  ambjentet  publike  dhe  intelektuale  tё  kohёs,  me  vizionin  e  gjerё  tё  njё  krijuesi  moderator,ai  paraqitej  si  “ylli  i  krijimtarisё” .

Mё  1935  transferohet  me punё  nё  Korçё,  fillimisht  nё  shkollёn  plotore  Nr.2  dhe  mё   pas  si  kujdestar  i  Liceut  tё  Korçёs  nё  vitet  e  tjerё  gjer  mё  1940,  si  drejtor  nё  shkollёn  Mashkullore  Nr.3  tё  Metropolisё  sё  Korçёs. Nё kёtё  kohё  ёshtё  mё  pranё  bibliotekave  dhe  librave. Pasioni  i  tij  “ndizet”  fort  dhe  veprimtaria  e  tij  pedagogjike  njihet  mjaftё  me  nisma  tё  reja,  nёn  ndikimin  dhe  konsulencёn  e  vazhdueshme  te  profesorit  tё  tij  tё  Normales  Aleksander  Xhuvani. Krijoi  “bibliotekёn  pedagogjike”  pranё  inspektoriatit  tё  arsimit  dhe  ne  revistat   “Rilindja”, “ Bota  e  Re”  si  dhe  nё  dy  gazetat “ Zёri  i  Korcёs”  dhe  “Gazeta e  Korcёs”  hapi  dhe  drejtoi  deri  nё fund  shtyllёn  pedagogjike.

Gjatё  kёsaj  periudhe  vazhdoi  dhe  zhvilloi  aktivitete  tё  ndryshme  shkollore  e  letrare :  krijoi  dhe  drejtoi  pranё  inspektorisё  sё  arsimit  “Bibliotekёn  pedagogjike”,  gjё  e  re  pёr  rrethin  e  Korçёs; mbante  mёsim – jete  tё  hapura  e  konferenca  pedagogjike; zhvillonte  shёtitje  mёsimore  me  nxёnёsit  nё  natyrё; shёrbeu  si  sekretar  i  Entit  Kombёtar  tё  Korçёs,  nё  kryesi  tё  degёs  sё  letёrsisё, qё  ka  patur  si  kryetar  Prof. Kostaq  Cipon  e  antar  Ilo  Mitko  Qafёzezin.  Njёkohёsisht  vazhdoi  tё  shkruante  reportazhe  e  tregime nё  shtypin  e  pёrditshёm  e  periodik  tё  kohёs  si  nё  revistat e Korçёs “Arsi”, “Flaga”, “Rilindja”, “Bota  e  re”, “Normalisti”  i  Elbasanit  dhe  “Illyria”  e  Tiranёs. Mё  1935  nё  shumё  numra  tё  “Gazetёs  sё  Korçёs”  botoi  si  pamfletё  romanin  e  tij  tё  parё  “PSE ?!”. Po  nё  kёtё  gazetё,  nё shumё  numra  tё  saj,  botoi  si  nёnfletё  mё  1936  pёrmbledhjen  e  gjerё  tё  romanit  “Tё  Mjerёt”  tё  Viktor  Hygoit, pёrkthyer  nga  frёngjishtja…

Sipas  kujtimeve  tё  vitit  1935, nё   Korçё

Po   vij  nё  KORCE   si  mёsues

Jo  si  shёrbёtor  e  i  pёrbuzur

Gjuha  shqipe  mё  ka  hapur  krahёt

Plot  lёvizje  mendore  drejt  punёve  arsimore

Ja   tani,  sa  kontrast  e  ndryshim  njёkohёsisht :

“Nga  shёrbёtor  hani  mё  parё  nё  Korçë,

Sot, mёsues   dhe  shkrimtar  !….”

Kush  më  mirë  se  mua

E  ka  shpirtin  plot  frymëzim

Hollësitë  esenciale  të  jetës

Po  i  shkruaj  pa  nxitim…

Vij  këtu  mësues  i  ri

Një  i  ri  që  vërtitem  gjithnjë  rreth  “Pse”-se

Nga  fytyra  i  njomë

Plot  rini  në  shpirt!…

Ne  vitin  1940  Sterjo  Spasse  u  transferua   nga  KORCA  nё  TIRANE  pranё  Ministrisë së Arsimit ku punoi në Komisionin  Teknik  tё  Arsimit bashkë me Aleksandёr  Xhuvanin, Andon  Deda, Karl  Gurakuqi  etj.  Pas  disa  muajve  u  emёrua  Drejtor  Didaktik  po pranё  kësaj ministrie. Këtu pati  rastin  tё  inspektojè  tёrё  shkollat  fillore  tё  kryeqytetit  e  tё  fshatrave  tё  Tiranёs, tё  Shёngjergjit  e  tё  krahinёs  sё  Matit… Ishte  me   moshё  ende  tё  re, plot  25  vjet,  por  i  burrёruar  dhe  i  pjekur  nё  situatat  e  jetёs. Jo  mё  me  bagazhin  e  thjeshtё  tё  njё  mёsuesi, por  me  seriozitetin  e  njё  studjuesi  tё  kompletuar  pёr  tё  vёshtruar  hollёsisht  edhe  “grimcat”  mё  tё  parёndёsishme  tё  jetёs  sё  njeriut,  veti  kjo  vetёm  e  njё  eruditi  qё  shikon  dhe  vlerёson  ndryshe  nga  tё  tjerёt. Natyra  e  tij  ishte  e  pastёr  dhe  e  çiltёr  nё  çdo  punё  dhe  detyrё. Shkolla  shqipe  hyri  nё  vitet ‘3O  me  njё  varg  problemesh  tё  pazgjidhura  dhe  nё  “truallin”  e  teknikёs  mёsimore,  Sterjo  Spasse  bёhet  shёmbull  i  punёs  metodike,  aktivist  i  krijimtarisё  pedagogjike  dhe  vёrtetar  i  “gjurmёve”  tё  reja  nё  jetёn  e  shkollёs…

Studimet  e  larta  pёr  pedagogji  i  vijoi  me   korrespodencё  gjatё  viteve  1940 – 1942  nё  Magjisterio  tё  FIRENCES, por  për shkak të luftës nuk  i  pёrfundoi.. Gjatё  vitit  shkollor  1945 – 46  vazhdoi  mёsues  i  gjuhёs  shqipe  nё  shkollёn  Pedagogjike  Femёrore  tё  Tiranёs,  njёkohёsisht  ishte  dhe  redaktor  i  revistёs  sё  parё  pedagogjike  tё  pasçlirimit  “Shkolla  e  re”,  qё  e  nxirrte  njё  grup  shokёsh me Kahreman  Ylli, Siri  Shapllo,Qibrie  Ciu, Lirak  Dodbiba, Sotir  Paparisto  dhe  ai.  Mё  1946  deri mё  1954   Sterjo  Spasse  punoi   sёrish  pranё  Ministrisё  sё  Arsimit,  nё  fillim  si  shef  i  seksionit  tё  shkollave  shtatёvjecare,  pastaj  edhe  tё  shkollave  tё  mesme  ku  drejtoi  pёrgatitjen  e  programeve  dhe  tё  teksteve  shkollore  tё  gjuhёs  e  tё  letёrsisё  pёr  kёto  shkolla  pёr  zbatimin  e  Reformёs  Arsimore të vitit 1946.

Mё  1954   u  transferua  nё  Lidhjen  e  Shkrimtarёve  dhe  Artistёve  tё  Shqipёrisё  si  shef  i  prozёs,  njёkohёsisht  edhe  si  redaktor  e  mё  vonё  si  anëtar  i  kolegjiumit  tё  revistёs  letrare  : “Letёrsia  jonё”  dhe “NЁNTORI”. Ajo  qё  ai  bёri  me  mёsuesit  e  rinj  kur  ishte  nё  Ministrinё  e  Arsimit  ose  nё  Shkollёn  Pedagogjike  pёr  t’i  ngritur  nё  nivelin  e  mjeshtrave  pedagogjikё, bёri  tani  edhe  me  talentet  e  reja  nё  letёrsi,  duke  i  nxitur  pёr  tё  shkruar e  duke  i  udhёhequr  nё  artin  e  tё  shkruarit….

Mё  vonё,  vazhdoi  veprimtarinë  botuese  tё  rregulltё.  U  angazhua  nё  jetёn  shoqërore  tё  vendit  dhe  u  prezantua    si  shkrimtar  me  personalitet  të  vetin krijues…  Fillimisht,  botoi  dy  vёllimet  me  tregime “ Kurorё  rinie”  dhe  “Nё  krahёt  e  njё  femre”(1934).  Koha  dhe  gjendja  shqiptare   i  nxirrnin  pёrpara  shumё  pikёpyetje. Kёto  mbresa  i  botoi  nё  librin  e  bujshёm  “PSE ?!” ( 1935 ),  qё  për  shumё  kritikё  deri  mё  sot  ёshtё  mbajtur  si  njё  vepёr  origjinale  me  nota  pesimiste  e  revoltuese…

“PSE ?!”-ja  e  madhe  letrare,  romani – pyetje  me  konturet  e  njё  jete  tё  zymtё  tё  botёs  shqiptare,  mbushi  tёrё  rrethanat  e  jetёs  sё  shkrimtarit  tё  ri  Sterjo  Spasse.  Njё  roman – ndjenjё  qё  i  lehtёsoi  dhimbjen  shpirtёrore, dhe  i  dha  emrin  e  njё  klasiku  me  “karat”  tё  lartё  nё  jetёn  e  kombit. Kёnaqёsia  e  vecantё   nё  leximin  dhe  rileximin  e  kёtij  romani  qendron  nё  atё  se  Sterjo  Spasse, shkrimtar  nё  njё  moshё  fare  tё  re,  diti  t’u  futet tё  vёrtetave  tё  jetёs  nё  thellёsinё  e  plugut  tё  qilizmёs…Nje  qilizem  zemre  ndjesore  pёr  faqet  e  zeza  tё  jetёs,  pёr  boshllёkun, pёr  hipokrizinё, për  ndyrёsitё  e  veshura  me  rroba  fisnike  etj, etj…

Kemi  tё  bёjme  me  njё  njeri  tё  thjeshtё  me  “gjurmё”  tё  shumta  nё  shtypin  e  kohёs,  autor  artikujsh,  meditues  i  jetёs  sё  gjallё  popullore  dhe  publicist  i  talentuar  nё  reportazhet  e  bukura  nga  çdo  rrugёtim  nёpёr  Shqipёri  apo  dhe  pёrfaqёsues  nё  zё  nё  kulturёn  ballkanike  dhe  evropiane…Pёrherё  me  vёllime  tё  shkёlqyera  “udhёtoi”  i  tensionuar  aty  ku  shpirti  dhe  vepra  njohin  guximin  dhe  vёrtetёsinё. E  ndjente  pёrherё  veten  nёn  njё  valё  tё  pёrzhitur  nga  rrjedha  e  kohёs  dhe  duke  dashuruar  pёrherё  natyrshmёrinё  e  jetёs  i  kushtoi  kujdes  mbrojtjes  nga  kjo rrjedhë  fanatike… Mjegullimin  e  shpirtit  artistik  nё  shumicёn  e  veprimtarisё  krijuese  e  ndjente  si  njё  trysni  pikërisht  të  kësaj “rrjedhe të kohës”…

“Na  rroftё  frymёzimi  dhe  krenaria!, –  thoshte  shpesh  nё  vetvete,-  se  shpirtin  e  kemi  mё  tё  zhuritur  se  jeta  e  varfёr  e  fshatarёve  e  qytetarёve  tanё”

“Po  deshe  shprehu!,-  i  thoshte  pёrsёri  vetes…

U  ngrys  edhe  fytyra  djaloshare  e  Gjon  Zaverit,  por  nuk  u  ndryshua  ambjenti  dhe  kriza  e  ndёrgjegjes  kombёtare. Refleksi  i  tij  u  kthye  nё  vetёflijim

“A   ja  vlen  pёrsёri  kёshtu ?…”

Dhe  pyetja  vazhdonte  pambarim…

“Jeta  shqiptare,  me  lavdi  e  heroizma,  me  vuajtje  e  sakrifica  pambarim,  ashtu  sic  paraqitet,  ёshtё  “amfiteatri”  im  realist  qё  tregon  pёrherё  e  mё  shumё  notat  dramatike  e  rrёnqethёse  qё  s’mund  tё  jepen  ndryshe…

“Eh,ky  shpirti  im  kёrkues ёshtё  pёrherё  si  njё simfoni  e  pambaruar…”.

Ja, kёshtu,  ky  dialog  jo  i  pakёt  pёrshkonte  shpeshёherё  zemrёn  dhe  kraharorin  ndjesor  tё  shkrimtarit  tё  talentuar  dhe  ai  veçse  ndёshkonte  veten  “fshehurazi”  nga  “furtuna”  e  kohёs  plot  rreziqe  dhe  padurimi  shpirtёror  nё  penёn  e  tij  krijuese  ndizej  nga  “frёngjia”  e  mendimeve  tё  reja  jashtё  strukturёs  skematike  tё  realizmit  socialist…

Në    Dhjetorin  e  vitit  1944, Sterjo  Spasse  shkroi  artikullin  “ Lëvizja  mendore  në  Luftën  Nacionalclirimtare”  ku  pasqyroi  krijimtarinë  e  shtypit  tonë  që  ze  fill  me  shtypin  ilegal. Pёr  herё  tё  parё  fliste  per  njё  lёvizje  mendore  pedagogjike,  pёr  njё  shkollё  tё  re  shqipe,  pёr  plagёt  e  gjuhёs  shqipe  e  deri  pёr  jetёn  familjare  shqiptare  dhe  natyrёn  e  bukur  qё  ёndёrrojmё…

Nё  kohёt  e  turbullta  tё  jetёs  shqiptare  dhe  tё  krejt  Ballkanit  nё  vitet ’30 – ‘40  ai  solli  nё  letrat  shqipe  njё  vepër  filozofike  e  moderne  nё  artin  e  tё  shkruarit.  Ai  ruajti  njё  ekuilibёr  delikat  midis  gjendjes  vulgare  dhe  prirjeve  tё  pёrparuara  tё  intelektualit  tё  kohёs. Pasqyroi  njё  vetёdije  mjaftё  emancipuese  lidhur  me  personalitetin  krijues  dhe  i  dha  ndjenjё  dashurisё  dhe  shpirtit  njerёzor.  Tё  gjithё  personazheve  tё  veprёs  sё  tij  u  dha  frymë  jete, një  shkëlqim  njerëzor  që  e  kanë  vetëm  veprat  e  shenjta…

I   ndikuar  nga  jeta  dhe  zakonet  shqiptare, Sterjo  Spasse  del  nё  vitin  1944  me  vёllimin  me  tregime  “Nusja  pa  duvak”  dhe  me  romanin  e  tij  tё  dytё  “AFERDITA”. Duke  ushtruar  profesionin  e  mёsuesit,  shkrimtari  skaliti  pёr  herё  tё  parё  figurёn  madhёshtore  tё  mёsueses  shqiptare.  Binomi  shkrimtar – mёsues  gjeti  kёshtu  njё  pёrfaqёsues  tё  denjё,  ithtar  tё  ideve  pёrparimtare  tё  kohёs  dhe  njё  frymёzues  plot  erudicion  pedagogjik….(Shih. Sh. Osmani, “Rerflekse pedagogjike”, 1987).

Nё  vitin  1952  botoi  romanin  “ATA  NUK  ISHIN  VETEM”. Romani  u  pёrkthye  menjёherё  nё  disa gjuhë, frëngjisht, bullgarisht, rusisht, polonisht, kinesshe  dhe  nё  gjuhё  tё  tjera. Nё  vitin  1954  boton  romanin  e  bukur  “AFЁRDITA  PЁRSЁRI  NЁ  FSHAT”, ( si vazhdim i romanit “Afërdita”, që si njё  hark  ure    lidhte  tё  kaluarёn  me  tё  tashmen…)  Nё  vitin  1958  botoi  vёllimin  me  letёrkёmbime  “Tё  fala  nga  fshati”  dhe  pas  kёsaj  kohe  niset  pёr  studime  letrare  e  artistike  nё  Institutin  “GORKI”  nё  Moskё,  sё  bashku  me  shkrimtarin  Ismail  Kadare ,  qё  e  mbaroi  nё  vitin  1960… Studimet  ai  i  ka  parё  si  pjesё  e  dashurisё  pёr  profesionin  dhe  kjo  e  ka  nxitur  atё  nё  botёn  e  kёrkimit, seleksionimit  dhe  tё  hulumtimit  tё  gjatё  mbi  bazёn  e  njё  regjimi  tё  fortё  krijues  qё  donte  vemendje  e  kujdes…

Me  dy  romanet  e  njohura  “PSE?!”  dhe  “AFЁRDITA”  Sterjo  Spasse    arriti  kulme  artistike…  Romani  i  dytё  i  autorit, “AFERDITA”,  i  ndёrtuar  mё  fuqishёm  strukturalisht  dhe  i  shtrirё  nё  realitetin  e  kohёs,  sёrishmi  u  mbёshtet  nё  njё  ide  qё  pёrfaqёsohet  personazhi Afërdita. Utopia  e  këtij romani  , qё  lartёson  veprimin  aktiv, ёshtё  nё  kundёrshtim  total  me  romanin  e  parё, qё  lartёson  meditimin  dhe  pasivizmin.

Sterjo  Spasse,  me  këto  dy romane  u   bё  pёrfundimisht  romancieri  mё  i  njohur  shqiptar në vitet kur ato u botuan. Vepra  e  tij  e  re   tashme  e  tutje  filloi të  thellohet mё  shumё  nё  problemet  e  shoqerisё  e  tё  realitetit,  nё  ndёrtimin  e  karaktereve  tё  personazheve  dhe  nё  pёrshkrimin  e  ambienteve… Afёrdita  e  tij  ështё  njё  heroinё   sociale  e  morale. Ajo  thuajse  nuk  ka  jetё  personale….Vetёm  se  nёpёrmjet  saj  pohohet  JETA  deri  nё  nivelin  e  adhurimit ( ndërsa  në  romanin “Pse?!…”  jeta  mohohej  nё  tё  gjitha  format)…

Pёr  PRESPEN,  kёtё  “xhevahir  bukurish  natyrore”,  ai  la   si  trashёgimi  njё  fond  tё  pasur  shkrimesh  dhe  botimesh  duke e  motivuar  emrin  e  kёsaj  krahine  si  njё  trevё  letrare  ku  frymёzimi  poetik  kap  bukurinё  e  syrit  tё  kaltёr.  Krahas përshkrimeve, reportazheve dhe tregimeve, në romanin   e  tij  “BUZE  LIQENIT” (1962)   shpreh me  tёrё  ndjenjat  adhuruese  tё  jetёs njё  dashuri  të fuqishme shpirtёrore për vendlindjen e tij

Ndërkohë botoi dhe  libra  pёr  tё  vegjёlit  dhe  shkollarёt: “PASQYRA  MAGJIKE“ (1967) “SOKOLESHA” (1968), “Të fala nga fshati”  etj., ku shpesh  evokoi  mbresat  e  shkollёs,  pasqyroi  ndikimin  e  saj  nё  kulturёn  e  nё  formimin  e  njerёzve…

Në  antologjinë  e  tregimit  shqiptar  (1884 – 1939 ),mbledhur  e  përgatitur  nga  Frida  Zeqo  dhe  botuar  nga  Shtëpia  Botuese  “Naim  Frashëri” Tiranë  më  1986, STERJO  SPASSE  përfshihet  midis  20  individualiteteve  krijuese  gjatë  periudhës  së  Rilindjes  dhe  Pavarësisë  dhe  veçohet  publicistika  letrare  në  letërsinë  e  viteve  ’30  në  formë  të  ditarit  dhe  të  letrave…Në  shënimin  bibliografik  të  kësaj  antologjie  theksohet  rruga  letrare  e  shkrimtarit  të  ri  Sterjo  Spasse  me  hovin  e  një  tregimtari  romantik : – “ Nga  fundi  i  viteve ’20  filloi  të  botonte  tregime  edhe  shkrimtari  i  njohur  Sterjo  Spasse,  të  cilat  më  vonë  i  përmblodhi  në  vëllimet  “ Kurorë  rinie” ( 1934)  dhe   “Nusja  pa  duvak” ( 1944). Sterjo  Spasse  iu  largua  prozës  së  shkurtër,  duke  e   kërkuar  vetveten  te  romani…

Autorët  e  rinj  të  viteve  ’30  ishin  shkrimtarë  të  realizmit  kritik, prozatorë  të  talentuar,  poetë  të  revoltuar  e  publicistë  militantë.  Në  tregimin  shqiptar  ata  sollën  energji  rinore,  figurën  poetike,  satirën  therëse  dhe  pamfletin  e  gjuhës  së  gjallë.  Autorë  si  Sterjo  Spasse,  Dhimitër  Shuteriqi, Nonda  Bulka  etj.  u  lidhën  me  lëvizjen  revolucionare  dhe  milituan  për  krijimin  e  tregimit  realist  e  romantik  me  ngjyra  origjinale  të  shprehjes…” ( fq. 22 – 43 ).

Me  romanin  e  ideve  në  Shqipëri, Sterjo  Spasse  vuri  kurorë  mbi  romancat  idealiste  e  realiste  të  kohës. Ai  i  dha  zë  dhe  frymë  personazhit  historik, gërshetoi  natyrën  e  shkurtër  tregimtare  me  vizionin  e  gjatë  të  ngjarjeve  në  roman, zgjeroi  stilin  e  realizmit  në  fushën  social-psikologjike  dhe  dha  një  formë  të  re  letrare  në  deduksionet  shpirtërore  mbi  jetën. Ai  u  bë  një  studjues  i  palodhur,  një  kërkues  dhe  koleksionues  i  papërtuar  i  arkivës  vetjake, një  hulumtues  serioz  i  dukurive  jetësore  në  hapësirë, ku  syri  depërtonte  shumë  hollë. Nuk  priti  asnjëherë  mbështetje  e  shtysë, por gjithmonë  lartësoi  një  pasion  dhe  guxim  artistik  të  admirueshëm  në  fushën  e  letrave. Ai  nuk  mbeti  asnjëherë  një shkrimtar  i  formatit  të  thjeshtë,  por  lartësoi  një  ngrehinë  të  tërë  artistike  me  formën  dhe  stilin  e  veçantë  “spasjan”  që  kishte  një  “magji”  të  mrekullueshme  si  të  engjëllit…Formoi  dhe  vuri  në  veprim  një  personazh  aktiv, me  forcë  e  gjuhë  të  vetvetes, me  rrezatim  jete  plot  dritë  dhe  i  dha  kuptim  gjithë  lëvizjes  së  tij  shpirtërore  në  arenën  e  ngjarjeve. Ai  realizoi  në  formë e  përmbajtje  një  roman  të  koncentruar, mjaftë   impresionues,  me  fuqi  shprehëse  të  gjuhës  letrare  artistike, me  ideale  përparimtare  dhe frymë  qendrese   të  përjetshme…Gjithmonë  ka  sjell  në  letra  lëvizje  mendore  të  reja, ka  përçuar  forma  meditimi  plot  emocione, ka  transmetuar  idealin  fisnik  të  ndjenjës  njerëzore  plot  forcë  dhe  energji, si  një  artist  që  përkëdhel  ndjenjën  heroike  të  jetës  në  lartësinë  e  një  misionari…

Kohё  pas  kohe, kur  jeta  e  shkrimtarit  u  ngjesh  sё  tepёrmi  nga  pёrvoja  dhe  larmia  e  ambienteve  njerёzore,  STERJO  SPASSE, i  bindur  nё  aftёsitё  e  veta   krijuese,  me  guximin  e  njё  talenti  qё  nuk  e  fshehin  letrat,  kapёrcen  stadin  e  vёzhguesit  dhe  prodhoi  vёllime  e  romane  tё  gjata,  midis  tё  cilave  paraqet  interes  tё  veçantё  cikli  “RILINDASIT”  me  varg-romanet  historike  :  “ ZGJIMI “, (1974 ), “ PISHTARE” ( 1975 ), “ JA  VDEKJE, JA  LIRI” (1978), “KRYENGRITESIT” ( 1983 )  dhe  “ O SOT,  O KURRE”( 1989) . Frymёmarrja  e  ketyre  romaneve  i  kalon  kufijtё  e  Shqipёrisё  dhe  ngjarjet  shtrihen  nё  Strugё, Ohёr, Manastir, Janinё, Stamboll, Kosovё  etj…Ato  ishin  vende  qё  u  bёnё  vatra  të  shqiptarizmit.  Me këtë cikël, Autori  nuk  ndërmori  “diçka”  të veçantë nga  njё  periudhё e  vetme,  por  njё  periudhë të tërë  komplekse,  atë tё  Rilindjes Kombëtare, ku shpalosi artistikisht tërë gamën e ngjarjeve historike, filozofike, ekonomike, fetare, kulturore etj.. Ngjarjet e këtij cikli fillojnë  nga  çereku  i  fundit  të  shekullit  XIX e shkojnë  deri  nё  Pavarёsinё  Kombëtare  mё  1912  të shekullit XX.  Ky cikël prej pesë vëllimesh është  kulmi i krijimtarisë së tij edhe pse jo i letërsisë shqipe e më tej…

Pёr  20  vjet  rresht  mban  shёnime,  bёn  studime  e  kёrkime  nёpёr  arkiva,  biblioteka,  bёn  udhёtime  e  vizita  nё  vende  historike   brenda  dhe  jashtё  vendit,  atje  ku  shqiptarёt  patriot  i  ka  fashitur  ndjenja  e  shtrenjtё  e  lirisё  dhe  pavarёsisё  sё  vendit. I  pёrvishet  punёs  me  frymёzim,  me  ambicje  tё  fuqishme,  me  vrull  e  ёndёrrime  tё  pandalshme. Ai  vendosi  tё  shkruaj  jo  “dicka”  e  njё  periudhё  tё  vetme,  por  njё  “memorie  historike”  ku  vёrshojnё  mjaftё  ngjarje  e  lёvizin  personazhe  me  kёngёn  e  ndritshme  tё  shekujve  pёr  liri  e  pavarёsi. Sterjo  Spasse  vendosi  tё  pёrshkruaj  ketё  epokё  ku  fryn  erё  lufte  dhe  ngulmoi  tё  paraqes  tё  plotё  para  lexuesve  romanin  historik  me  idealin  kombёtar  tё  rilindasve. Dhe  mjeshtёria  e  tij  artistike  nuk  mungoi   edhe  nё  ketё  sferё  tё  vёshtirё  tё  letёrsisё. Ai  iu  fut  thellё  ngjarjeve  historike  qё  rrjedhin  me “tёrbim”  nga  njё  epokё  nё  tjetrёn  dhe  me  energji  akumuluese  krijoi  pamjen  e  hijshme  ku  shkёlqen  “triumfi”  dhe  dielli  i   lirisё… Si  njё  dritare  modeste  nё  kohёn  e  mjegulltё  tё  veprimtarisё  krijuese  nё  shumicёn  e  shkrimtarёve  tё  realizmit  socialist,  vjen  tek  ai   “kronika  historike”  e  gdhendur  mirё  dhe  me  talentin  e  njё  ustai  qё  di  tё  filloj  radhёn  e  punёs pa  zhurmё  e  kundёrshtime.  Nisi  betonarmeja  e  njё  strukture  artistike  ku  do  tё  ngrihej  monumenti  i  ardhshёm  i  veprave  letrare  qё  do  t’i  rezistonin  gjithё  doktrinave  ideologjike  e  politike  tё  kohёs  qё  anashkalonin  historinё  e  vёrtetё…Cikli  i  romaneve  mё  tё  bukura  nё  gjuhёn  e  letrave  shqipe  u  rendit  ngadalё,  me  formё  e  pёrmbajtje  qё  nuk  la  vend  pёr  ndёrhyrje  inatcore  tё  redaktorёve  dhe  kritikёve  tё  paaftё. E  shkruara  e  tij  nё  sfondin  letrar  tё  vendit  mori  drejtimin  e  ёndёrruar  tё  shkrimtarit. Periudha  e  shёnimeve,  e  koleksioneve,  e  dokumentave  arkivore  dhe  e  meditimeve  intelektuale  nё  njё  fushё  delikate  tё  historisё  shqiptare,  u  ngarkua  me  çaste  pune  tё  shumta  dhe  me  ditё  tё  shqetёsuara  mbi  faqet  e  rrjedhshme  tё  romanit..  Me    gjithё  pёrvojёn  qё  kishte  pёr  konstruktin  e  letrave  dhe  krijimeve  publicistike  nё  plan  tё  gjerё,  nё  ketё  varg-romanesh  tё  njёpasnjёshme  dhe  tё  pandёrprera,  voluminoze  nga  sasia  e  prodhimit  dhe  specifike  nё  natyrёn  dhe  stilin  krijues  pёr  njё  epokё  tё  vёshtirё  historike,  ai  e  pa  veten  tё  pёrfshirё  nё  njё  “ortek”  tё  madh  letrar  nga  ku  hapёsira  e  jetёs  ishte  edhe  mё  e  vёshtirё,  nga  ku  frymёzimi  dhe  energjia  mendore  kёrkonin  njё  sakrificё  jo  tё  zakonshme.  Menjёherё  u  hodh  vrullshёm  nё  intensitetin  e  njё  pune  tё  re  qё  jo  si  deri  tani,  do  ti  sillte  njё  emёr  tjetёr   nё  letёrsi,  njё  sadisfaksion  shpirtёror  qё  e  kishte  ёnderruar  kaq  e  kaq  kohё…Mbaron  faqet  voluminoze  tё  romanit  “Kryengritёsit”  prej  600  faqesh  dhe  e  dorёzoi  nё  Shtёpinё  Botuese  “Naim  Frashёri” ( 1983). Deri   tani  ishin  rreshtuar  disa  romane  tё  gjata  si  “Zgjimi”,“Pishtarё”, “Ja  vdekje , Ja  liri”. Kurse    “ Kryengritёsit”,  si  vazhdim  i  të parve,  hedh  dritё  mbi  lёvizjen  e  madhe  popullore  antiosmane  qё  shpёrtheu  nё  tё  gjithё  Shqipёrinё  gjatё  viteve  1911 – 1912…

Gjithmonё  krijues  e  kёrkues  nё  botёn  artistike  e  letrare,  ai  gjatë  kësaj  kohe ndёrmori një vizitë  pune  nё  Turqi  dhe  pёr  14   ditё  rresht  vizitoi  Stambollin. Vrojtoi  me  kujdes  qytetin,  relievin,  rrugёt,  kodrat, studjoi  kronikat  mbi  fushёbetejat  e  1912-es,  etj.…Dhe  mё nё  fund  romani  i   ri  u realizua. “ O  sot,  o  kurrё”  ёshtё  romani  tjetёr  i  fuqishёm , qё  njёkohёsisht  mbylli  edhe  ciklin  e  botimeve  “Rilindasit”. Faqet  e  romanit  janё  plot  frymё  patriotike  dhe  ndricojnё  nё  sfondin  e  kohёs  figurat  e  ndritura  tё  kombit  shqiptar. Nё  roman  njё  vend  qendror  ze  figura  e  Ismail  Qemalit,  e  pёrshkruar  nga  autori  me  dashuri  dhe  e  dhёnё  si  njё  karakter  historik  me  njё  rёndёsi  tё  veçantё…

Cikli  i  romaneve  “RILINDASIT”  ёshtё  njё  epope,  njё  memorial  i  gjallё  artistik  e  historik  nё  kulturёn  shqiptare.  Eshtë  një  vepër  e  fuqishme  artistike  me  veti  estetike,  patriotike  dhe  edukuese  për  mënyrën  e  të  folurit  dhe  të  shprehurit  të  njeriut.  Një  “muzë”  e  bukur  shpirtërore  që  nuk  ka  “kufij”  të  fjalës  dhe  të  ndjenjës,  pavarësisht  ambjentit  dhe  vendit  ku  zhvillohen  ngjarjet. Nga  largësia  e  “moteve  të  mëdha”  për  kombin  tonë , ai  sjell  “panoramën  patriotike”  të  veçantë  të  luftës  për  liri  dhe  pavarësi,  që  kurorëzohet  përfundimisht  me  ngritjen  e  flamurit  kuqezi  në  Vlorë  më  28  Nëntor  1912  nga  Plaku  i  urtë  Ismail  Bej  Qemali, me  zemrën  zjarr  nga  deviza  monumentale : “ O  sot,  o  kurrë !”.  Këtë  moment  fondamental  të  ngritjes  së  flamurit  shqiptar  në  ditën  e  madhe  të  pavarësisë  në  Vlorë,  shkrimtari  Sterjo  Spasse  e  sjell  me  dokumenta  autentike  të  Stambollit  të  largët  ku  ruhet  e  plotë  “arkiva”  e  Pavarësisë  së  Shqipërisë,  që  nisi  me  “Kuvendin  e  Sinjës”  në  Berat.  …Sinja  dhe  Kanina   janë  krenaria  e  pamposhtur  e  kryepatriotit  shqiptar  që  i  kushtoi  jetën  vetëm  flamurit,  pavarësisë  së  kombit  në  një  kohë  mjaftë  të  vështirë  e   luftarake.

Me  përpjestime  të  ndryshme  interesante,  cikli  i  romaneve  tregon  edhe luftën  çlirimtare  të  popujve  të  tjerë  të  Ballkanit. Nuk  ka  kurëfarë  ndrojtje  për  të  dhënë  zhvillimin  e  historisë  në  vende  dhe  popuj  të  ndryshëm , që  i  bashkon  lufta  heroike  kundër  sundimit  turk  dhe  shovinizmit  të  fqinjve  gjatë  kohës  së  Rilindjes  Kombëtare. Me  këto  përmasa  të  gjera  të  letrave  shqipe, Sterjo  Spasse  farkëton  pastër  në  piedestal  rrënjët  e  kombit, luftën  e  popullit  tonë  në  frontin  ballkanik  dhe  europian  ku  merrte  frymë  era  e  lirisë  prej  skllavërisë  shumëshekullore.

Në  romanin  historik  të  Sterjo  Spasses , me  veti  morale  e  politike  të  heronjve  që  dallojnë  shqiptarin  e  zgjuar  dhe trim, parakalojnë  epoka  gjigande  të  shqiptarizmës : Epoka  e  Rilindjes, Epoka  Legjendare  e  Luftës  Nacinalclirimtare, Epoka  e  Njeriut  të  Ri  të  ndërtimit  të  vendit.  Në  këtë  aspekt  kjo  vepër  letare  mbetet  gjithmonë  e  re,  aktuale,  joshëse  dhe  edukative  për  brezat  e  rinj…

Ai  është  një  monument  artistik  i  edukatës,  arsimimit  dhe  qytetërimit !…

 

*

 

*            *

 

Vdiq  nё  mbrёmjen  e  12  Shtatorit  1989,  nё  qetesinё  e  patrazuar  tё  shpirtit  duke  lёnё  tё  pikelluar  familjen, shokёt,  miqtё  dhe  tё  gjithё  ata  qё  e  kishin  njohur  dhe  kishin  lexuar  veprёn  e  kёtij  shkrimtari  veteran  tё  letёrsisё  shqiptare…Nё  shtёpinё  e  bukur  krijuese  Nr.12  nё  rrugёn “Him Kolli”  Tirane, jo  shumё  larg  godinёs  sё  Lidhjes  sё  Shkrimtarёve  tё  Shqipёrisё, mori  fund  kjo  jetё  fisnike  e  njeriut  tё  madh  plot  me  vepra  e  kujtime,  e  pazakontё  nё  “detin”  e  madh  njerёzor,  e  cila  pati  zanafillёn  nё  fshatin  Gllomboc,  buzё  liqenit  tё  Prespёs.

Shkrimtari  flokёgjat  iku  pёrgjithmonё  nga  jeta  intensive  duke  lёnё  “gjurmё”  tё  pafundme  jete  e  ngjarje  nё  qiellin  gri   tё  kohёs. Nёn  kёtё  qiell  njerёzor  JETA  e  tij  nuk  u  qetёsua  asnjёherё. RRUGA  e  “ngatёruar”  e  zbulimit  shpirtёror  tё  kёtij  njeriu  ёshtё  ndёr  mё  e  çuditshmja  dhe  mё  e  ndёrlikuara  ndёr  tё  gjitha. Si  shkrimtar  STERJO  SPASSE  mbeti njё  aktor  i  madh  i  skenave  tё  jetёs  njerёzore  nё  roman.  Tё  gjithё  personazheve  tё  veprёs  sё  tij  iu  dha  njё  shkёlqim  qё  rrallё  e  pёrfiton  emocioni  i  krijimtarisё. Pёr  mё  tepёr,  ai  meriton  edhe  emrin  e  njё  avokati  mbi  historinё  shqiptare  nё  tёrёsi  dhe  atё  ballkanike  nё  veçanti….

Tashmё  puna  e  madhe  krijuese  ka  mbaruar  bashkё  me  veprёn  e  tij  tё  fundit  “O SOT, O KURRE”dhe fama  letrare  kaperceu  mbi  gjysëm  shekulli  veprimtari  tё  pandёrprerё….Krijimtaria  shumёvёllimshe  e  shkrimtarit  tё  lodhur,  ze  njё  vend  tё  nderuar  nё  historinё  e  letersise  shqipe. Ai  ështё  i  pari  shkrimtar  shqiptar  klasik  me  veprat  e  plota ( duke  pёrfshirё  edhe “PSE?!”).

Lajmi  pёr  vdekjen  e  shkrimtarit  u  prit  me  pikellim  tё  thellё  nё  SHQIPERI, KOSOVE, MAQEDONI  dhe  nё  viset  e  tjera  shqiptare  dhe  nё  diasporё. Nderimet  e  fundit  iu  bёnё  nё  sallёn  e  Lidhjes  sё  Shkrimtareve  dhe  tё  Artistёve  tё  Shqiperisё  nё  TIRANE. Arkivoli   i  tij  u  varros  nё  varrezat  e  Sharrёs  mё  14  Shtator  1989  ku  do  tё  prehej  pёrgjithmonё. Fjalimin  e  pёrmortshёm  e  mbajti  shkrimtari   NASI  LERA, sekretari  i  LSHA-sё.  Sikur  oshёtiu  nga  thellёsia  e  tokёs,  nga  kodrat  rreth  e  rrotull  zёri  i  ngadaltё , plot  pikёllim , krenari  dhe   i   fortё  i  tij :

“Na  mblodhi  kёtu  vdekja  e  shkrimtarit  tonё  tё  shquar, STERJO  SPASSE , njё  prej  themeluesve  tё  letёrsisё sonё  dhe  tё  romanit  tonё. Por  ai  kishte  mё  shumё  se  njё  gjysёm  shekulli,  qё  na  kishte  pranё, qё  na   mblidhte  bashkё  me  veprat e  tij, qё  bisedonte  me  ne,  qё  jetonte  me  ne… Do  tё  kalojnё  vitet  dhe  Sterjo  Spasse  do  tё  jetё  pranё  nesh,  ashtu  si  e  kujtojmё  tё  gjithё,  tё  dashur  me  buzёqeshjen  e  jetёs, qё  nuk  i  ndahej  kurrё  nga  fytyra  e tij  fisnike”.

Dalёngadalё  po   zhdukeshin  edhe  rrezet  e  fundit  tё  diellit. Fund  dite  qё   shume   njerёz  i  jepnin  lamtumirёn  e  fundit  e  tё  pёrjetshme  njё  NJERIU  tё  madh.  Fund  jete  e  njё  njeriu  tё  talentuar.  Do  tё  dёshiroja  tё  kisha  cilёsinё  e  njё  bibliografi   qё  tё  mund  tё  paraqitja  me  dinjitet  mendimtarin  e  begatё  tё  letrave  shqipe,  njeriun  krijues  STERJO  SPASSE, pёr tё  cilin  Konstadin  Papaj  do  tё  shkruante  me  aq  respekt  e  dashuri : – “ Ishte   burrё  i  pashёm,  me  sy  tё  thellё,  hundёn  si  qiri , si  ajo  e  shenjtёve  bizantinё  dhe  ato  flokёt  e  gjata  tё  shpёrndara  anash,  tamam  si  njё  filozof  i  kohrave  tё  Rilindjes  Kombetare ”.

Jeta  e  shkrimtarit  Sterjo  Spasse  u  udhёhoq  nga  misioni  qё  t’i  shёrbente  letёrsisё  dhe  kulturёs  shqiptare. Romanet  e  tij  janё  pjesё  e  pandarё  e  historisё  sonё,  e  luftrave,  pёrpjekjeve  dhe  aspiratave  tё  popullit, janё  dёshmi  letrare  tё  shpirtit  tё  etur  pёr  liri,  kulturё  dhe  njё  jetё  tё  bukur  tё  njerёzve  tё  thjeshtё,  janё  njё  homazh  qё  shkrimtari  ua  pёrcillte  me  respekt  gjithё  atyre  qё  sakrifikuan  pёr  ketё  tokё. Te  Sterjo  Spassja  njeriu  dhe   shkrimtari  pёrbёjnё  njё  simbol  tё  vetёm. Nuk  ёshtё  vetёm  krijimtaria  letrare  e  Sterjo  Spasses  njё  shkollё  pёr  ata  qё  i  janё  pёrkushtuar  dhe do  ti  pёrkushtohen  letёrsisё  shqiptare, por  ёshtё  edhe  JETA  e  tij , njё  shkollё  po  aq  e  madhe…

SHTЁPIA  DHE  TRUNGU  FAMILJAR  NЁ  FSHAT

Shtëpia ku ka lindur shkrimtari  Sterjo  Spasse  nё  fshatin  Gllomboç  të qarkut  të Korçës,  ka qenë dykatëshe me një çardhak të madh përpara.  Ajo është ngritur rrёzё  malit  tё  “Stara  Nivёs”  nё  kodrёn  “ Nad  Popollos”  që  nё  vitin  1905.…  nga  larg  dukej  si  njё  konak  i  madh  me  atё  çati   tё  mbuluar  me  tjegulla e  me  atё  çardhak  të  madh  e  tё  gjatё  pёrpara,  të  mbёshtetur  në  tetё  shtylla  tё  trasha  prej  borige  tё  sjella  pёrtej  liqenit  nga  pyjet  e  Manastirit  tё  Shёn  Marenёs,  qё  ёshtё  nё  krah  tё  fshatit  Bezmisht.

Familja  e  Sterjo  Spasses  nё  fshat  quhej  NICOFSKI.  Tё  gjithё  ishin  nga  barku  i  gjyshit  NICO  PAVLE  dhe  bёheshin  40  vetё  nё  vitin  1932. I  pari  ishte  NICO  dhe  KЁRSTA, vajzё  nga  Bezmishti  qё  ka  vdekur  nё  vitin  1924. Stёrgjyshi  quhej  PAVLE (  i  ati  i  Nicos),  kurse  i  ati  i  Pavles  quhej  KRISTO,  njё  mbiemёr  qё  e  mbajnё  sot  kushёrinjtё  e  tij  nё  fshat.

Nga  barku  i  familjes  NICO  u  krijuan  5   familje  tё  reja  dhe  Nico Pavle  vdiq  mbi  90  vjet  nё  Goricё  tё  Vogёl  nё  vitin  1941. Nga  barku  i  familjes  LLAZO  u  krijuan  4  familje  tё  reja  me  pёrfaqёsues  SPASE,  SOTIR,  MITRE,  TANE  dhe  nga  trungu  i  familjes  sё  SPASES (  i  ati  i  Sterjos)  u krijuan  6  familje  tё  reja   ku  brezi  mashkullor  i  familjes  ishte  STERJO, JOSHE,  STOJANI  dhe  DONE  dhe  brezi  femёror  pёrbёhej  nga  TRENDA  dhe  LENA.

 

SHTЁPIA  ME  CARDHAK  PËRPARA  …

 

Nё  rrёzё  tё  malit  tё  “Stara  Nivёs”

Nёn  kodrёn  e   fshatit  “ Nad  Popollos”

Njё  “cardhak”  i  gjatё  pёrpara

Mbёshtetur  nё  tetё  shtylla  prej  borige

Sipёr   fshatit  dhe   pёrball ë liqenit

Dukej   si  saraje  !….

Sterjo   Spasse  ёshtё  larguar  nga  fshati  qё  nё  moshёn  10  vjecare  dhe  s’ёshtё   kthyer  mё  pёr tё  jetuar  atje.  Fshatin  e  morri  nё  fantazinё  e  vetё  si  njё  “magji”  qё  e  ndez  nё  shpirtё  dhe  nё  zemёr.  U  lidh  me  forcё  e  dashuri   me  tё  gjithё  njerёzit  e  familjes  dhe  tё  afёrmit,  duke  treguar  njё  shembull  se  si  tё   duash  e  tё  respektosh  njerёzit  e  tu  tё  gjakut.

Shtёpia  nё  Tiranё  ka  qёnё   me  oborr  pёrpara,   me  lule  tё  bukura  dhe  portokalle. U  vendos  nё  ketё  shtёpi  tё  bukur  nё  Rrugёn  “ Him  Kolli”,  jo  shumё  larg  godinёs  sё  Lidhjes  sё  Shkrimtarёve  dhe  Artistёve  tё  Shqipёrisё  nё  vitin  1954,  kohё  qё  u  lidh  me  njё  miqёsi  tё  gjatё  me  Mitrush  Kutelin,  tё  cilit  ia  besoi  edhe  ketё  zgjedhje  tё  shtёpisё  nё  Tiranё.

Biblioteka  e  librave  tё  shumta  e  bёri  njeri  enciklopedik  dhe  njё  pishtar  diturie  nё  jetё  tё  jetёve… Dy   shtёpitё    e  jetёs,  me  peizazhe  tё  bukura  qё  e  lidhin  shpirtin  e  Sterjo  Spasses  nё  njё  kurorё  ndjenjё  mjaftё  impresionuese, kanё  qёnё  gjithmonё   edhe  peizazhe  tё  fjalёs  krijuese, “streha”   miqёsore  dhe  shoqerore  pёr  shumё  njohje  e  adhurime  njerёzore…Aq  e   dashur   dhe  e  madhe   ka  qёnё  shtёpiza   ku  banonte  e  jetonte  Sterjo  Spasse  nё  Tiranё,  sa  ajo  nxinte  tё  gjithё  njerёzit  qё  vinin  aty  pёr  halle  e  gёzime. Pёr  ketё  fakt  Mitrush  Kuteli  e  ka  quajtur  “Hoteli  Sterjo   Spasse”,  gjё  e  vecantё  pёr  shpirtin  e  shkrimtarit  me  emёr  tё  madh. Por  edhe  nё  fshat, Sterjo  drejtoheshe  me  njё  makinё  tё  tёre  me  njerёz,  qё   i  gostiste  me  mezen  dhe  pijen  karakteristike  tё  liqenit,  dhe  i  frymёzonte  me  natyrёn  e  bukur.

Prespa,  e  rrethuar  me  male  e  motivonte  Sterjo  Spassen  pёr  tё  qёnё  gjithnjё  i  lidhur  me  ambjentin  e  fshatit  dhe  me  natyrёn  aq  piktoreske  buzё  liqenit…

Bukuria intime…

Nё PRESPE, bashkё me natyrёn e mrekullueshme e mahnitёse, STERJO SPASSE mori edhe bukurinё  intime tё zemrёs, njohu gruan e tij, çupkёn mё tё  bukur  tё  fshatit  tё  tij  NIKOLINEN,  e  cila  pёr  gjithё  kohёn  sa  jetuan  do  tё  ishte  njё  bashkёshorte  e  denjё,  qё  jo  vetёm  i  fali  fёmijё, por  me  heshtjen  dhe  devotshmёrinё  e  thjeshtё  fshatare,  ajo  u  bё  njё   miratim  tek  ky  vullnet  njeriu-shkrimtar,  qё  nuk  u  lodh  kurrё  sё  shkruari  e  botuari  e  pёr  kёtё  cilёsi   shkrimtari  e  quajti  gruan  e  vetё  heroinё,  heroinё   e  vertetё  e  familjes !… Gjithë  jeta  e  tyre  ishte  një  dashuri  e  madhe  dhe  e  vërtetë.

“ Nikolina ëndrra  të  bukura  thurrte

Për  Sterjon  e  bukur

Për  Sterjon  e  mësuar

Në  çardak  me  sy  drejtuar  në  xhade

Thurrte  çorape  ngjyra – ngjyra

Dhe  një  tufë  xhunxhule  e  borzilok…”.

Sterjua  përkëdhelte  Nikolinën

Si  fatin   e  vetëm  në  jetë…

Për  madhështinë  e   ndjenjës  bashkëshortore

I  dha  çmimin  e   familjes: “Heroinë   fisnike!”…

Kujtimi  i  “letrёs  sё  Netёs”

Lufta  me  shpirtin  eksplorohet  pёrmes  sekreteve,  vuajtjeve,  halleve  e  dashurive, pёrmes  tronditjeve  tё  para  shpirtёrore,  siç  do  tё  ishte  aq  e  bukur  dashuria  e  mёsueses  R. B… Kjo  gjurmё  pёrmallimi,  si  njё  ёndёrr  e  gjallё  me  letrat  e  shkruara “dashuria  ёshtё  iluzion”,  njё  iluzion  i  vijueshёm,  shprehet  e  lavdёruar  dhe  hyjnore  nё  tregimin  “NETA”  ku  autori  romantik   do  tё  bluante  me  vete  thirrjen  mё  tё  zjarrtё  tё  “letrёs  me kujtime    tё  NETES  shpirtёmadhe” :b… “ Kisha  nevojё  pёr  ngushёllim  e  kёtё  ngushёllim  po  e  gjej  duke  shkruar  kёtё  letёr  ku  shfryj  dufin  e  zemrёs  sime. Thash  se  martesa  jote  mё  zhduku  shpresёn  e  fundit,  por  nuk  mё  shuajti  asnjё  shkёndijё  tё  dashurisё. Ajo  mё  vlon  keq  pёrbrenda. Martesa  jote  me  njё  tjetёr  nuk  qёnka  aspak  gardh  pёr  dashurinё  time, por….fjalёt  e  dorёshkrimit  tёnd “dashuria  ёshtё  iluzion”, pёrsёri  mё  trondisin  shumё. Nuk  e  gjej  dot  pse  tё  jetё  iluzion  dashuria  ime  kundrejt  teje, kurse  gjёja  mё  e  vogёl  e  jotja  mё   prek ?….

Ti tёrhiqesh nga  arsyeja, kurse unё nga dashuria; ti  ke  brumё,  kurse  brumi  im  i  tёrё  ёshtё  ndjenja,  prandaj  ndoshta  ke  tё  drejtё. Por…jo, jo  pёr  dashurinё  time. Unё  tё  dua  ty, megjithёse  e  di  se  ti   nuk  mё do.

S’kam  fuqi  tё  shkruaj:  çurk  mё  shkojnё  lotёt,  e  dora  mё  dridhet, kurse  zemra  mё  rreh  fort. Nuk  dua  tё  mё  duash,  mbasi  dashuria  per ty  ёshtё  vetёm  iluzion,  por  dua  vetёm  tё  mё  kujtosh,  tё  mё  kesh  ndёrmend,  vetёm  kёtё  “therror”  kёrkoj  prej  teje…Edhe  kur  vitet  tё  tё  kёrusin  kurrizin  dhe  hallet  tё  tё  zbardhin  flokёt, te jesh  i  sigurtё  se  dashuria  ime  nuk  do  tё  jetё  shuar,  mbasi  une  tё  dua  jo  pёr  gjё  tjetёr,  por  pse   dua  tё  tё   dua !..”

Ky “oaz  jete”  dhe  kjo  “bukuri  romantike”   e  dashurisё  vazhdojnё  ёmbёlsisht  nё  kёtё  kёnd  tё  vogёl  tё  liqenit,   dhe  PRESPA  mbetet  pёrherё  njё “minierё  e  pashtershme” shpirterore  nё  zemrat  e  dashuruara  njerëzore.

Please follow and like us: