Albspirit

Media/News/Publishing

Anila Kalleshi: Glukoza në jetën e njeriut

Glukoza është një lloj sheqeri që konsiderohet si burimi kryesor i energjisë për qelizat e trupit. Vetëm truri konsumon përafërsisht 20% të rezervave të glukozës që qarkullojnë në gjak. Nivelet e glukozës arrijnë maksimumin e tyre rreth 2 orë pasi kemi konsumuar ushqim dhe minimumin gjatë orëve të gjata pa ushqim (për shembull, kur zgjohemi në mëngjes).
Vlera ideale e Glukozës në gjak luhatet midis 70 dhe 100 miligram për decilitër (mg/dl) esëll ose më pak se 140 mg/dl pasi kemi konsumuar ushqim. Këtu vlen të përmendim që vlerat normale mund të variojnë duke u bazuar në kohën kur është bërë analiza.
Në rast se niveli i glukozës është më i lartë se vlerat e treguara më lart, atëherë ka rrezik të shfaqet sëmundja e diabetit.
Insulina është mjaft e rëndësishme për jetën. Shumica e te rriturve kanë rreth 4-5 litra gjak në trupin e tyre. Befasues është fakti se në 4-5 litra gjak sasia e sheqerit është sa një lugë çaji! E shprehur ndryshe, trupi i njeriut është programuar për të pasur vetëm një lugë çaji sheqer në gjak gjatë gjithë kohës. Nëse niveli i sheqerit është më i madh se kjo sasi, kjo do të shkaktonte koma hiperglicemike e madje edhe vdekjen.
Por trupi punon fort për të parandaluar nivelet e larta të sheqerit duke prodhuar insulinë. Çdo vakt me nivele të larta të karbohidrateve zakonisht gjeneron një ngritje të shpejtë të glukozës në gjak.
Fatkeqësisht, nëse konsumoni vazhdimisht një dietë ku nivelet e sheqerit dhe drithërave janë vazhdimisht të larta, nivelet e glukozës në gjak do jenë të larta dhe me kalimin e kohës trupi do të desensibilizohet ndaj insulinës dhe do të duhen sasi më të mëdha të saj për të kryer të njëjtin volum pune. Kështu, krijoni rezistencë insulinike dhe pastaj kaloni në diabet.
Nivelet e larta të glukozës dhe insulinës në gjakun tuaj mund të shkaktojnë dëme të mëdha në zemrën, trurin, sistemin nervor, veshkat, sytë.
Vitaminat dhe suplementet kryesore që mund ti përdorni për të parandaluar diabetin nga dëmtimi i organeve tuaja dhe gjithashtu për të ndihmuar në kthimin e këtyre komplikimeve.
Benfotiamina – vitamina B1 – një nga ndërlikimet kryesore të diabetit është dëmtimi i nervave, veçanërisht në këmbë dhe duar, veshkave, arterieve, syve dhe trurit. Nivelet e larta të glukozës nga diabeti shkakton dëme në enët tuaja të gjakut dhe gjithashtu shkatërron shtresën rreth nervave tuaj,,mielinën. Kjo shkakton ndjesi shpimi gjilpërash, djegie, therje, dhimbje dhe mpirje në gjymtyrët tuaja, veçanërisht në këmbë ose në duar. Ju mund të merrni 300 mg benfotiaminë 2 herë në ditë, nëse keni diabet për të parandaluar dëmtimin nervor dhe gjithashtu për të rikthyer çdo dëmtim ekzistues nervor.
Rezistenca ndaj insulinës është gjithashtu e lidhur me sëmundjen e Alzheimerit dhe demencën, kështu që marrja e B1 në çdo formë mund të ndihmojë gjithashtu në uljen e rrezikut të këtyre komplikimeve në tru.
CO-enzima Q10 – është një antioksidant që gjendet në çdo qelizë të trupit të njeriut, i cili ndihmon në mbrojtjen e qelizave kundër dëmtimit të ADN-së nga radikalet e lira. Fatkeqësisht, medikamentet ezakonshme të përdorura për diabetin si metformina dhe sulfonilureat shpesh mund të ju bëjnë të keni mungesë të CoQ10. Kjo mund të çojë në dhimbje të muskujve, ngërçe, sëmundje të zemrës dhe një rrezik më të lartë të dështimit të zemrës deri në vdekje. Ju thjesht mund të filloni të merrni një shtesë ditore të CoQ10 200 mg në ditë në formën e quajtur ubiquinol. Ky suplement ndihmon në mbajtjen nën kontroll të presionit të gjakut tek diabeti, përmirëson kontrollin e sheqerit në gjak, mbron zemrën dhe veshkat dhe parandalon plakjen e shpejtë të lëkurës. Mund ta merrni në mënyrë natyrale duke ngrënë mish peshk të yndyrshëm, lulelakër dhe brokoli.
Vitaminat C, D, E, zink – antioksidantë – kur keni diabet, niveli më i lartë i sheqerit mund të fillojë të lidhet me hemoglobinën në gjakun tuaj. Të cilat formojnë proteina ngjitëse që mund të bllokojnë indet dhe enët e gjakut të syve, veshkave, arterieve të zemrës dhe trurit. Për të reduktuar këtë glukozë të lartë dhe
prodhimet e A.G.E-ve, duhet të përqendroheni në marrjen e shumë antioksidantëve në dietën tuaj. Ato mund të ndihmojnë organet tuaja vitale kundër dëmtimeve të ndryshme. Vitamina C është një antioksidant i fuqishëm që mund ta merrni direkt nga ushqimet që janë të pasura me vitaminë C si acerola, qershia, e shumë fruta dhe perime. Ju mund ta merrni vitaminën E direkt nga ushqimet si avokado, farat e lulediellit, bajamet dhe vaji i ullirit ekstra i virgjër.
Ju mund të merrni 10.000 IU vitaminëD3 me 100 mcg vitaminë K në bazë ditore.
Ju mund të mbroni sytë tuaj duke marrë mineralin e fuqishëm të zinkut, i cili mund të parandalojë dëmtimin e syve, mund të ndihmojë në shërimin më të shpejtë të problemeve të lëkurës.
Zinku gjendet në farat e kungujve, mishin e kuq, kërpudha, lakër jeshile.
Kështu që qëllimi juaj duhet të jetë të hiqni dorë nga sheqeri dhe të hani ushqime më natyrale dhe të shëndetshme si perime, fruta dhe peshk.
A ËSHTË E MUNDUR QË ELIMINIMI I SHEQERIT NGA DIETA TË RRISË JETËGJATËSINË ?
Shumica e dinë që trupi ka nevojë për glukozë, të cilën e përdor për energji. Pa të nuk do të mbijetonit, por, ndërsa glukoza në vetvete nuk është toksike, ushqimet që rrisin dhe i mbajnë të larta nivelet e sheqerit në gjak janë në thelb toksike, pasi aktivizojnë proçese me efekte shkatërruese për shëndetin, veçanërisht kur konsumohen me tepricë dhe për një periudhë të gjatë kohore.
Pijet e gazuara, karamelet, makaronat, buka, ëmbëlsirat dhe lëngjet e frutave janë të gjithë shembuj të ushqimeve, të cilat shpërbëhen shpejt pasi konsumohen në glukozë, duke çuar në një pikë të nivelit të glukozës në gjak dhe çlirim të insulinës të nevojshme. Është mjaft e qartë se jetëgjatësia është e lidhur ngushtësisht me këtë cikël dhe duke modifikuar dietën, pra duke konsumuar më pak sheqerna dhe drithëra, ju mund të ngadalësoni shpejtësinë e lëvizjes së akrepave të orës tuaj biologjike dhe ndoshta ta ktheni pak mbrapa atë.
Një studim i publikuar vitin e kaluar vlerësoi efektet e ushqimit në shenjat biologjike tipike të plakjes. Ato përfshijnë ngritjen e niveleve të glukozës, insulinës dhe triglicerideve.
Në këtë studim, pjesmarrësve iu dha një dietë e lartë në yndyra dhe e varfër në karbohidrate dhe me sasinë adekuate të proteinave. Kjo dietë përmisoi të gjithë faktorët e matur të lidhur me procesin e plakjes duke ulur:
Insulinën me 48%
Glukozën esëll me 40%
Trigliceridet me afërsisht 8%
Leptinën në serum me mesatarisht 8%
Vlerësim i duhur i rolit të insulinës në shëndetin human dhe sëmundje është një nga faktorët më të rëndësishëm, i cili mund ta mirëmbajë ose shkatërrojë shëndetin tuaj. Kujtojmë se testi për matjen e nivelit të insulinës është relativisht i lirë dhe gjendet kudo, ndërsa hapat që duhen ndjekur për ta përmirsuar atë janë mjaft të kuptueshme dhe të lehta për t’u zbatuar.
KONSUMIMI I KARBOHIDRATEVE “FIK” GJENET E JETËGJATËSISË
Kërkimet shkencore zbuluan se karbohidratet ndikonin direkt në dy gjene kyçe në organizëm, të cilat lidhen me jetëgjatësinë dhe rininë. Të dy gjenet në diskutim mund të aktivizohen ose të fiken nga mënyra e konsumimit të karbohidrateve.
Për të qëndruar i shëndetshëm ju duhet të eliminoni kaloritë nga një burim, të cilat janë karbohidratet nga sheqeri dhe drithërat. Shumë prej nesh konsumojnë shumë patate, oriz, bukë dhe makarona, sigurisht që ne dëshirojmë t’i shmangim të gjitha sheqernat dhe ushqimet e përpunuara, por ka prova të qarta se shumica e drithërave dhe bishtajoreve mund të kontribuojnë në problemet e shëndetit sepse:
Ato transformohen shpejt në glukozë, duke rritur nivelet e saj në gjak.
Ndërsa rriten nivelet e glukozës, si pasojë në gjak rriten dhe nivelet e insulinës dhe leptinës. Ky mekanizëm është i dizenjuar për të përmirësuar mbijetesën afatshkurtër, kjo nuk është e shëndetshme për jetëgjatësinë afatgjatë. Efektet e menjëhershme të pikut të insulinës përfshijnë vakokonstriksion, inhibimi i djegies së yndyrave dhe reduktimi i nivelit të substrateve të glicerolit për forminim e glukozës, etj.
Ngritjet e përsërituara të niveleve të insulinës dhe leptinës do të çojnë në rezistencë ndaj insulinës dhe leptinës, të cilat janë treguese të shëndetit të dëmtuar dhe përshpejtimit të plakjes.
CILA ESHTE DIETA MË E MIRË PËR T’U DUKUR DHE NDJERË MË TË RINJ?
Për ta thjeshtuar, kur ju nuk ushqeni trupin tuaj me karbohidrate në formë sheqernash dhe amidoni, trupi fillon të përshtatet për të djegur acidet yndyrore dhe trupat ketonikë. Ketonet prodhohen kur trupi konverton yndyrat në energji, një proçes mjaft i dobishëm, i cili duket se promovon jetëgjatësinë.
Nga ana tjetër, konsumimi i sheqernave dhe drithërave do të rrisë nivelet e sheqerit në gjak dhe sa më i lartë niveli i glukozës, aq më shumë dëme bëhen.
Në një studim të ri, kërkuesit gjetën se mosha e perceptuar rritet me afërsisht gjysmë viti për 1 mmol/L rritje në nivelin e glukozës në personat jo diabetikë.
Pra, a ekziston burimi i rinisë? Mund të thuhet se ekziston dhe në sensin simbolik 3 gurët themelorë janë:
Shmangni sheqerin/fruktozën dhe zëvendësojini me yndyra.
Shmangni drithërat.
Ushtrohuni rregullisht dhe në mënyrë efikase.
Të treja kanë një faktor të rëndësishëm të përbashkët, ndihmojnë në përmisimin e ndjeshmërisë ndaj insulinës, që është çelësi i jetëgjatësisë dhe i paraqitjes më të re.
Please follow and like us: