Albspirit

Media/News/Publishing

Fritz Radovani: Pse vetëm Shkodra?!

Pjesa e XXV.

PSE VETEM SHKODRA?!

Imzot Luigj Bumçi. Presidenti W. Wilson. Papa Benedikti XV.
(1872 – 1945) (1856 – 1924) (1854 – 1922)

DETYRA E

SEKSIONIT KATOLIK

PRANë DEGëS Së MBRENDSHME Të

SHKODRES Në 1946,
I VETMI N’BOTë ?
-ZHDUKJA E PERJETëSHME E
VEPRAVE Të PASHLYESHME Të
KLERIT KATOLIK SHQIPTAR.

ISHTE VITI

1919 – 1920:

BURRAT QË SHPETUEN SHQIPNINË NGA COPTIMI

Deri kur nuk do të shkrueni Historinë e saktë të Shqipnisë së Kastriotit? Historia e shkrueme pa të Vërtetat e saja, asht vetem një përrallë!…
Lufta e Parë Botnore në fund të vitit 1918, dukej aso kohe, sikur me të vertetë kishte pushue. E verteta ndryshonte shumë nga dukja! Ndonse Shqiptarët nuk kanë kercnue asnjë nga shtetet fqinjë, të mëdhaj e të vogjel u çuen me shkye prej saj nga një copë e sejcili me pushtue ate ma të madhen. Italia tue kenë andej detit kerkonte pjesët ma të mira. Greqia po ashtu kerkonte të shtrihej deri naltë në Elbasan. Jugosllavia kerkonte me krijue mundësinë ashtusi sot me dalë në detin Adriatik. Serbët nuk u knaqeshin
me Vermoshin e Shkodren, e as me premtimet e Ahmet Zogut. Pritej vendimi i Shteteve të Europës, që me 18 Janar 1919, u mblodhën në Paris, ku u hap Konferenca e Paqës. Qeveria e Përkohshme e Durrësit, e kryesueme nga Turhan Pashë Permeti, as nuk u perfill fare nga Lidhja e Kombeve. Në shkurt 1919 një delegacion Shqiptarësh u nis për në Paris. Askush nuk ua hapi dyertë e Konferencës.
Deri këtu, edhe sot, dy “Akademitë e Shkencave Shqiptare”, ajo e Tiranës’’ dhe ajo e Prishtinës, mundohen me krijue “disa emna të përvetshëm”, të cilët, “arrijtën me një perkushtim të posaçem me shpëtue Shqipninë nga një coptim i sigurtë!” Fatkeqsisht, pothuej, të gjitha tekstet e sotme të Historisë
së Shqipnisë së këtyne “Akademive”, të formueme nga antishqiptarët edhe sot, nuk e shkruejnë të Verteten e Shpëtimit të Shtetit Shqiptar nga një coptim i sigurt në Konferencën e Paqës në Paris, në vitët 1919 – 1920. E Verteta asht vetem një! Kujt nuk i pelqen as sot ajo e Vertetë, të vazhdojnë ashtusi tash 100 vjetë me pertypë vetem rrêna!
Në vitin 1999, ishte e para herë që e kam ndigjue në Tiranë, nga Prof. Valentina Duka kumtesen “Roli i Klerit Katolik Shqiptar në Konferencën e Paqës në Paris, 1919 – 1920”, të thanun troç: “Fillimisht Turhan Pasha, me cilësinë e Kryeministrit Shqiptar, në përbërje të delegacionit, krahas vetes, caktoi edhe Mehmet Konicën (Ministër i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Durrësit), Mit’hat Frashërin dhe Mihajl Turtullin…”.
Kur mërrijtën në Paris këta drejtues, në shkurt 1919 “u këshilluen nga Ministri i Jashtem i Italisë Sonino, “që në delegacion të kishte edhe përfaqësues nga Shqipëria e Veriut dhe e Mesme…” Pra, kishte shkue puna deri aty, që “italianët” me u mësue mend delegatëve tanë, sesi me veprue per mos me na coptue shtetet fqinjë, bash atëherë, kur vetë italianët, nuk i lenin asgja mangut komshijëve tjerë! Ndersa, mosmarrveshjet mes tyne nuk zehen me gojë nga askush as sot mbas 100 e sa vjetësh, edhe pse bash atyne përçarësve përditë “u thuret lavdi” për damin e madh që i kanë ba Popullit e Shtetit Shqiptar, që ditën e Shpalljes së Pavarsisë në vitin 1912. Këte e verteton qendrimi i disa perfaqsuesëve të Shqiptarëve të Amerikës, Turqisë, Kosovës, Rumanisë, etj., që arrijtën deri aty sa me kerkue “edhe rikthimin e Esad Pashë Toptanit në drejtimin e shtetit shqiptar”… Anglia, Franca e Italia ishin per coptimin e Shqipnisë. Shkau dihet shumë mirë se shka mendonte atëherë e sot. Qeveria e Durrësit vendosi të dergojë si Kryetar të Delegacionit Shqiptar, në Konferencën e Paqës në Paris Ipeshkvin e Lezhës Imzot Luigj Bumçin, i cili zgjodhi si sekretar të vetin françeskanin e njohun At Gjergj Fishta O.F.M.
Nga Shqipnia e Mesme shkoi Mustafa Kruja.
Në delegacionin e ri u caktue edhe Luigj Gurakuqi, Dr. Mihajl Turtulli, Lef Nosi, Mehdi Frashëri, Mehmet Konica.
Me datën 6 Mars 1919, Imz. Luigj Bumçi dhe At Gjergj Fishta u nisën në Romë, për me u takue me Papën Benedikti XV, një dashamirës i madh i Popullit Shqiptar. E këte Ai e tregoi me vepra. Mbas takimit me Papen, Imz. Bumçi dhe At Fishta u nisën për në Paris. Shkelqimi i këtyne dy figurave të Klerit Katolik Shqiptar, kje shumë i paimagjinueshem në Konferencën e Paqës. Imzot Luigj Bumçi ishte një përfaqsues i denjë i Atdhetarizmit dhe i çeshtjes sonë aq të randsishme për kenjen e Kombit Shqiptar. Imz. Bumçi takohet me të gjithë delegatët e të gjitha shteteve, dhe me njohjen e disa gjuhëve të hueja, Ai asht në gjendje me bisedue me të gjithë dhe me u paraqitë atyne se, “Shqiptarët sot janë me të vertetë pjesë e Europës së qytetnueme”.
Takimet dhe kambngulja e Tij për zgjidhje të drejtë të çeshtjes Shqiptare, oratoria dhe prezenca e At Gjergj Fishtës përkrah Tij, ishin dhe janë edhe sot një model i papersëritshëm në Historin’ e Shqipnisë!
Imz. Luigj Bumçi porsa filloi detyren protestoi tek Presidenti Amerikan Woodrow Wilson, kundër barbarëve serb per krimet e kryeme në Shqipninë Veriore, Plavë Guci e Gjakovë. I kerkoi Atij hymjen e trupave amerikane në zonën e Rugovës.
Protestoi tek Ministri i Jashtem i Italisë Tittoni për marrveshjen me Kryeministrin grek Venizelos, në lidhje me kalimin e zonave të Korçës e Gjinokastres Greqisë.
Në muejn Tetor 1919, Imz. Bumçi u takue me perfaqsuesin e Francës Pichon, dhe krytarët e delegacioneve të Shteteve të Bashkueme t’ Amerikës dhe Anglisë, të cilëve u kerkoi që të nderhyjnë për zgjidhjen e çeshtjeve në favor të Shtetit Shqiptar.
Ndersa At Gjergj Fishta, udhtoi per këto çeshtje drejtë Anglisë dhe SH.B.A. Delegacioni Shqiptar tue vrejtë vështirsitë e mëdha per zgjidhjen e drejtë të atyne problemeve aq delikate, kerkoi nga Imz. Bumçi, në mbledhjen e 22 e 23 Dhjetorit 1919, me çdo kusht nderhymjen urgjente të Tij tek Vatikani. Imz. Luigj Bumçi, si gjithmonë i gatshem per me zgjidhë çeshtjet kombtare, u pajtue me mendimin e Delegacionit dhe bashkë me Mehdi Frashërin, intelektual i njohun, u nis për Romë, dhe arrijti me 28 Dhjetor në Vatikan me takue Papen.
Takimi i Imz. Bumçit me Papen Benedikti XV u zhvillue me datën 1 Janar 1920, vertetë një takim i shkurtë, po me plot fryt për qellimin për të cilin Ai shkoi direkt tek Papa.
Në kujtimet e Tij historike Imz. Luigj Bumçi shkruen: “Tesh prá Shêjtni, të gjith misat e Dergatës shqyptare qi janë në Paris e qi shumica asht mysliman, më kan çue ktu perpara Shejtnis S’Uej e të gjith per nji gojë. U luten qi me fuqin t’Uej morale e me influencen e madhe qi keni në boten marë, të na epni ndimen t’Uej të vlefshme si e ku dini Ju Vetë, qi të na pështojnë dy provinçet shqiptare Korça e Gjinokastra, të cillat janë në rrezik prej akordit Tittoni – Venizelos”.

Mbasi marova fjalët e mija, Papa Shêjt, si pat ndêjë nji grimë herë pa bâ zâ, u suell e më tha: “Po shka të baj për Ju? Me Itali s’kam shka me bâ, e din gjith bota si jena: me Francë marrdhanjet janë këputë – shka të bâj?” – U pergjegja (shkruen Imz. Bumçi nder kujtime): “Un kishe me thanë, Shêjtni, se bota s’ka metë vetun në Itali e në Francë; ka në botë edhe Angli e Shtete të Bashkueme t’ Amerikës”!
Papa bâni buzen në gaz, e me i ‘herë më pergjegji: ké të drejtë. E pra, neser do të piqemi me Ambasadorin e Anglis, masnesrit me até të Shteteve të Bashkueme; e po t’ ap fjalen se me të dy kam me folë e me ja porositë dy provinçet qi kenkan në rrezik e kam me ba, shka të mundem per me Ju ndimue. Zoti ka m’e e ba mirë se prei Konferencet të Paris-it mos pritni punë të mira pse Zotin e kan qitë jashtë, e aty ku s’ asht Zoti drejtsija s’ mundet me kênê!” Këtu u mbyll biseda.
Imz. Bumçi në fund i la një memorandum me shkrim per kujtesë, dhe bashkë me Mehdi Frashërin ikën në Paris, ku priteshin nga delegatët tanë. Atë natë u takuen me delegatët Shqiptarë, e mbasi Imz. Bumçi i vuni në dijeni per biseden me Papen, të gjithë u ngritën në kambë plot gëzim tue thirrë: “Rrnoftë Papa! Korça e Gjinokastra shpëtuen”!
Me daten 6 Mars 1920, mbas dy muejsh që Imz. Bumçi u takue në Vatikan me Papen Benedikti XV, në Paris mërrijti një notë e Presidentit të Sh.B.A. Wilson, simbas së cilës “integriteti territorial dhe sovraniteti i Shqipnisë, me kufijtë e vitit 1913, janë të paprekshëm!” Çeshtja Shqiptare u diskutue aty tue iu referue Programit të Presidentit amerikan W. Wilson: “E Drejta e Kombeve per vetvendosje”, që favorizoi Shqipninë. Shteti i Parë që ka njoh Shtetin Shqiptar ka kenë Vatikani, i cili me 12 Nandor 1920 emnoi Delegatin Apostolik per Shtetin e Ri Shqiptar, Imz. Ernesto Cozzi, që porsa erdhi në Shqipni, i ngarkuem nga Papa vizitoi gjithë krahinat e Shqipnisë dhe në fund, me daten 28 Janar 1921, Imz. Cozzi
mërrijti zyrtarisht në Shqipni.
Papa Benedikti XV shkruen: “Tashti që Populli i Juej fisnik ka mujtë me fitue lirinë dhe ka hy në rrugen e përparimit të vërtetë, asht e arsyeshme që nëpërmjet Perfaqsuesit tonë të ripërtrijmë edhe njëherë e ma të forta ato lidhje që përsa shekuj e bashkuen Shqipninë me Kishën e Shejtë”.
Burrat që shpetuen Shqipninë e sotme nga coptimi i fqinjëve në vitin 1919 – 1920 ishin: Imz. Luigj Bumçi, Papa Benedikti XV dhe Presidenti i Sh.B.A. W. Wilson.
Ndersa fjalimi i mbajtun nga Imzot Luigj Bumçi në Lidhje të Kombeve në frengjisht, asht përgatitë nga At Gjergj Fishta. Vetem kjo asht e Verteta historike e kenjes së Shtetit Shqiptar SOT! Ndonse SOT, qeveritarët e dekompozuem pasues të asaj kaste që ka punue gjithnjë per shpartallimin e Atdheut, po punojnë per arritjen e qellimit të parardhësve tradhëtarë e komunista të vertetë antishqiptarë, që per një
gjysë shekulli vetem menduene asgjesimin e Trojeve tona, tue vazhdue si sot. Shqiptarët e vertetë asnjëherë nuk duhet pajtohen per asnjë arsye me qellimin e këtyne tradhëtarve të shitun komunista dhe antiatdhetarë!

Shqiptarët e vertetë janë vetem pasuesit e denjë të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut dhe, ndjeksit e nderuem të Nanë Terezes me Flamurin tonë kuq’e zi, me Shqipen Dykrenare.
***
IMZOT ERNESTO KOCI
Delegati i parë Apostolik i Vatikanit, Shteti i parë, që njohu Shtetin Shqiptar në vitin 1920.

Menjëherë mbas takimit të Imzot Luigj Bumçit, i ngarkuem me detyren e Kryetarit të Delegacinit të Shqipnisë në Konferencen e Paqës në Paris, me Papen Benedikti XV, i cili mori persipër me bisedue me Presidentin e ShBA Wilson, per ruejtjen e Shqipnisë nga coptimi prej shteteve fqinjë, me daten 12 Nandor 1920 Papa Benedikti XV ngarkoi Imzot Ernesto Kocin (Kozzi), me detyren e Delegatit Apostolik në Shqipni. Imzot Koci jo vetem kishte një dashuni të madhe per popullin e Gjergj Kastriotit, po edhe njifte mirë gjuhen shqipe, per të cilen që në vitin 1900 Ai punoi dhe la vepra me një vlerë të madhe etnologjike të Shqipnisë së Veriut. Ai asht marrë kryesisht me të drejten zakonore, edhe pse gjuha shqipe nuk ishte e shkrueme, po me anë të komunikimit gojor me popullin e disa krahinave në Malësinë e Madhe, Mirditë, Zadrimë, Postribë dhe Dukagjin, Ai ka mërrijtë me lanë një studim të plotë të “Kanunit të Lekë Dukagjinit”, në një kand tjeter shikimi prej At Shtjefen Gjeçovit.

Imzot Ernesto Koci vertetë ishte nga Trentoja, italo – austriak, po ishte një albanolog i perkryem dhe shumë i aftë, e kjo vertetohet me veprat me vlerë që Ai ka lanë per kulturen e panjoftun Shqiptare edhe sot. Veprimtaria e Tij asht e gjithanëshme dhe i paraprinë studjuesve shumë të njohun edhe pse të huej si, At Zef Valentinit, At Jak Gardinit etj., që përjetsisht do të kujtohen nga Populli Shqiptar per veprat e Tyne. Imz. Koci edhe pse erdhi kur Shqipnia vazhdonte me kenë nen thundrat e turqëve, Ai me një kujdes të madh mori rrugat e vështira të Malsisë, ku la vepra të pashlyeshme baritore e kulturore, per të cilat ka shkrue edhe Edith Durham (1863-1944) e personalitete të tjera shqiptarë dhe të huej. Ajo që Imzot Kocin nuk e ka shkelqye me ndriçimin e duhun të Veprave të Tij diplomatike, asht kenë pikrisht mentaliteti i politikanve tanë, që asnjëherë nuk kanë mujtë me shlye nga koka e vet fanatizmin anadollkak antikatolik, apo sllavokomunist, ashtusi sot, që kanë vazhdue me lanë Ambasadan Shqiptare në Vatikan mashumë 11 vjet pa Ambasador! E që ma në fund këto ditë u gjet edhe Ambasadori…
Imzot Ernesto Koci asht le me 6 Korrik 1870 dhe, ka vdekë papritmes në Bari me 23 Shkurt 1926. Por, ajo që do të theksoj asht “deshira e Imzot Ernesto Kocit me u vorrosë në token Shqiptare”. Dhe ashtu u veprue. Ai asht vorrosë në Kishen Kathedrale të Shkodres, e Vorri i Bekuem i Tij, ka mundësi që asht zhdukë me “revolucionin kultural të 1967”… Me këte rasë po ju kujtoj thanjet e Papës Gjon Pali II në Tiranë, përballë Heroit tonë kombtar Gjergj Kastrioti – Skenderbeu: “… Ajo që ka ngja në Shqipni të dashtun Vllazën dhe Motra, nuk asht pa kurr në historinë e njerëzimit…Drama e Juej Shqiptarë të dashtun, zgjon interesimin e gjithë Kontinentit Europian dhe asht e domosdoshme që Evropa mos t’ Ju
harrojë!.. E kaluemja lé të shërbejë si mësim por kurrë mos të të shtyjë në hakmarrje mëllefesh. Tashti asht koha për me shkue me besim drejt së ardhmës…“Një demokraci pa vlera, – këte e kam shkrue n’ Encilklikën Centesimus Annus-mund të shndërrohet lehtësisht në një totalitarizëm të hapun ose të fshehtë, si po na e tregon edhe historia… ” (25 Prill 1993) A nuk e verteton këte fakt “rilindja komuniste” sot në Shqipni?! Dhe unë, po persëris: “Historia endè nuk e ka njohtë até që ka ngja në Shqipni…Drama e Juej Shqiptarë të dashtun, zgjon interesin e mbarë Kontinentit Europjan…”.
Melbourne, 26 Tetor 2023.

Please follow and like us: