Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: I mençuri fal, por nuk harron

Fëmija nuk paragjykon. Ne e mësojmë me to ndësa rritet, dhe pasaj i themi mos, paragjykimi nuk është i mirë. Jeta ndahet në dy; kohë për mësim dhe kohë për çmësim. Po sikur të mos mësonim? Të gjithë do të ishim njësoj naiv. Jo grindje, jo konflikt, jo luftë, dhe gjithë energjia do të shkonte vetëm për të bërë gjëra të mira.
Vetëm kundërshtari dëshiron që të dështojmë. Ai përhap gënjeshtra si pjesë e përpjekjes së tij për të shkatërruar besimin tonë. Ai sugjeron me dinakëri se dyshuesi, skeptiku, ciniku është i sofistikuar dhe inteligjent, ndërsa të tjerët janë naivë, të verbër ose trushplarë.
Lria në media nuk ekziston kur opinionet janë në unison. Mendimi nuk përhapet lirëshëm – nuk flas për moderimin, por për mënyrën që koha e re me mentalitetin e vjetër përdor për të krijuar imazhin se çdo gjë shkon mirë në “demokracinë” e stilit shqiptar, ashtu si dikur në komunizmin e llojit të vet.
Çdo gjeni i vërtetë është i detyruar të jetë naiv. Është naive të lutesh për paqen nëse nuk do të ndryshojmë formën në të cilën jetojmë dhe edukojnë të tjerët.
Shumë aktrojnë sikur nuk janë naivë. Fëmija, naivi i ka parë të gjitha, ishte këtu i pari, pastaj u mësua.
Shumë herë nuk u kushtojmë vëmendje të mjaftueshme njerëzve me qëndrim pozitiv, sepse supozojmë se ata janë naivë, budallenj ose të pashkolluar.
Budallai as nuk fal e as nuk harron; naivët falin dhe harrojnë; i mençuri fal por nuk harron. Cilën nga këto do të zgjidhi të jeni?
Please follow and like us: