Albspirit

Media/News/Publishing

HAPET THIRRJA PËR APLIKIM NË KURSIN VEROR TË GJUHËS DHE KULTURËS LITUANEZE 2024

7 Shkurt 2024

Universiteti i Shkencave të Aplikuara SMK në Klaipeda të Lituanisë ka hapur thirrjen për aplikim në Kursin Veror të Gjuhës dhe Kulturës Lituaneze 2024, për studentët dhe profesorët e Kolegjit AAB.

Ky kurs financohet nga Fondacioni për Mbështetjen e Shkëmbimeve në Arsim: (www.smpf.lt).  Programi kombinon katër javë mësimi dhe punëtori intensive të gjuhës lituaneze me një gamë të larmishme ngjarjesh kulturore, turne turistike dhe ekskursione për t’u njohur me historinë, kulturën dhe mënyrën e jetesës në Lituani. Kursi veror i gjuhës dhe kulturës lituaneze do të zhvillohet nga 1- 30 gusht 2024 në Universitetin e Shkencave të Aplikuara SMK, Kalvarijų rr. 137E, Vilnius Lituani. Afati për aplikim vlen deri në datën 1 mars 2024. Linkun për aplikim mund ta gjeni këtu.

DETAJE TJERA RRETH KURSIT:

Dispozitat financiare:

1) Pjesëmarrësi i pranuar për kursin e gjuhës dhe kulturës lituaneze do të marrë një bursë prej 825 EUR (pas mbërritjes në Lituani).

2) Tarifat e shkollimit për kursin e gjuhës dhe kulturës lituaneze do të mbulohen nga Republika e Lituanisë dhe do të transferohen drejtpërdrejt në Universitetin e Shkencave të Aplikuara SMK.

3) Çdo tarifë tjetër, kosto udhëtimi dhe akomodimi do të mbulohet nga studenti/anëtarët e stafit.

Informacionet mund t’i gjeni në: https://www.smk.lt/en/neës/lithuanian-language-and-culture-summer-course/365

Nëse keni nevojë për më shumë informacion, mund të kontaktoni, znj. Donata Dulke, donata.dulke@smk.lt 

Hapet thirrja për aplikim në Kursin Veror të Gjuhës dhe Kulturës Lituaneze 2024

Please follow and like us: