Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Sfera Betz

Në vitin 1974, familja Betz në Jacksonville, Florida, gjeti një rruzull metalik në pyjet e ishullit Fort George. Me kalimin e viteve, sfera Betz ka nxitur spekulime rreth asaj se çfarë është dhe nga erdhi – tani ka edhe podcast për të zbuluar misterin.
Dikur, në mars 1974 – tre anëtarë të familjes Betz, prindërit Gerri dhe Antoini dhe djali i tyre më i madh Terry, po ecnin në pyll rreth pronës së tyre në ishullin Fort George. Terry gjeti diçka të mbuluar në dhè, që do të ndikonte në jetën e tyre për vite me radhë; zbulimi ishte një sferë e bërë me material të shkëlqyeshëm, që nuk ndryshkej, me madhësi sa një top bowling. Duke menduar se sfera ishte mjaft e çuditshme, ata e morën si suvenir, Terry, atëherë një student 21-vjeçar, e mori topin në shtëpi.
Së shpejti, “Sfera e Betz-it”, e quajtur gjithashtu “sfera e misterit” ose thjesht “Topi i çuditshëm”, filloi të tërhiqte vëmendjen e shtypit dhe rrjeteve televizive. Ron Kivett, drejtuesi i emisioneve në radio mbi fenomenet paranormale, ishte një nga të parët që e inspektoi sferën Kivett konfirmoi pretendimet e familjes Betz se sfera lëvizte vet. Ai, si shumë të tjerë pas tij, ishte i bindur se rruzulli ishte me origjinë jashtëtokësore, një pajisje e krijuar nga një inteligjencë kozmike.
Nuk është e qartë nëse familja Betz kontaktoi median, por gazetat si, Jacksonville Journal dhe Florida Times, filluan të mbulonin ngjarjen. Lindsey Kilbride, reportere dhe tani autore e një podkasti mbi sferên tërhoqi kureshtjen e njerëzve. Rreth asaj kohe, UFO-t ishin vërtet “në modê” dhe historia e sferës u bë më e madhe; ishte një histori kombëtare dhe ndërkombëtar.
Në pranverën e vitit 1974, reporterë nga e gjithë bota, përveç nga Shqiëria, sigurisht, pyesnin se çfarë është kjo gjë e çuditëshme në Jacksonville dhe nga kishte ardhur.
Familja nuk mendoi shumë për rruzullin deri në ditën, kur Terry Betz filloi të luante në kitarë me sferën pranë. Dhe, ndodhi diçka e çuditshme; topi filloi të gumëzhinte dhe të shfaqte veti të tjera të pazakonta – rrotullohej vet, duke ndryshuar drejtime dhe duke u ndalur befas. Madje, sfera vibronte dhe lëshonte një tingull të fortë.
Marina e SHBA-së donte t’i hidhte një vështrim sferës Betz. Gerri shkroi një kontratë që i dha Marinës dy javë për të inspektuar rruzullin në Stacionin Detar Mayport dhe i angazhoi ata ta kthenin atë nëse do të rezultonte se nuk ishte pronë e qeverisë. Në raportet bashkëkohore të lajmeve, zëdhënësi i Marinës deklaroi se ata kishin gjetur vetëm se topi ishte material inoks; nuk ishte pronë e tyre; po rnuk mund të përcaktonin se për çfarë ishte, dhe nuk ishin të sigurt nëse ishte ndërtuar në Tokë. Marina sugjeroi se tendenca e sferës për të lëvizur ishte për shkak të një chipi të vogël trekëndêsh nënsipërfaqe që shkaktonte ekuilibrin e saj dhe ëvizjet në ajër. Chips të tillë në kohë në Tokë as që ekzistonin – pa marrë parasysh sesa kokë sfrera kishte qëndruar në tokë para se të zbulohej,
Shkencëtarët ishin të radhës që u bënë kuriozë rreth misterit. National Enquirer mbodhi një panel prej pesë anëtarësh në New Orleans. Secili prej anëtarëve ishte shkencëtar ose inxhinier. Midis tyre ndodhej J. Allen Hynek, profesor i astronomisë në Universitetin Northwestern dhe ufologu më i njohur i kohës. Ata thirrën Terry Betz me sferën në mënyrë që të mund të hetohej nga paneli. Me sa duket, Hynek dhe kolegët e tij nuk ishin të impresionuar me sferên dhe ranë dakord me Marinën se ai ishte i krijuar nga njeriu.
Këto përfundime nuk bënë asgjë për të ulur interesin. Një vit e gjysmë apo më shumë pas këtij hetimi, familja thjesht pushoi së foluri për të; vendimi i panelit të shkencëtarëve ishte dërrmues për familjen Betz  Gerri Betz] merrte telefonata 24 orë në ditë, telefoni thjesht binte vazhdimisht. Njerëzit filluan të shfaqeshin rreth pronës dhe jeta e tyre ndryshoi në mënyrë drastike. Meqënëse Betz-ët nuk po bënin më pyetje në lidhje me sferën, nuk u vërtetua kurrë përfundimisht se çfarë ishte ky objekt, ose si kishte arritur në ishullin Fort George. Mungesa e peshës së gravitetit, e bên Sferën Betz më intriguese dhe një sfidë pêr shkencëtarët, sot dhe në të në ardhmen. Përsa u përket skeptikëve që dyshojnë për çdo gjë, edhe për temën që po flasim, qëndrimi i tyre dihet.

Please follow and like us: