Albspirit

Media/News/Publishing

Mesazhi i Claudia Morit në 80-vjetorin e lindjes

Claudia Mori mbushi 80 vjeç dhe këtë vit feston edhe 60 vjetorin e martesës me Adriano Celentanon. Përmes urimeve, ajo thotë:
“Kur takova Adriano Celentanon, ai ishte ‘askushi’: pra, u martova me një njeri krejt të panjohur. Por nga ai dhe bashkë me të pata gjithçka që mund të kesh në 60 vjet, duke përfshirë këtu edhe momente të mëdha trishtimi. Kisha dashuri, respekt, pasion fizik që me kalimin e kohës u bë dëshira për të qenë kurdoherë pranë tij. Në mbrëmje, kur shkoj në shtrat, bëj lutjen time të vogël dhe gjëja e parë që kërkoj është se, nëse do të mungonte njëri nga ne të dy, mes meje dhe Adrianos, shpresoj të jem unë, sepse nuk mund ta duroja të kundërtën”.
Please follow and like us: