Albspirit

Media/News/Publishing

Pajtim Sejdinaj: Korifeu

 

 

  1. Korifeu

 

Atë mëngjes u mblodh këshilli i mësuesve. – Nesër mbasdite vjen i busti i Korifeut! – na tha drejtoresha e shkollës – dhe të gjithë do ta presim. Ti, m’u drejtua mua, do të punosh me nxënësit për të përgatitur një recital poetik, ku pasnesër do të organizojmë një ceremoni para nxënësve për ardhjen e Korifeut! Dakort!

Ra zilja për fillimin e mësimit. Mblodha grupin e recituesve dhe u ndava poezitë për recitim. Nxënësit ishin të gatshëm. Në të tilla raste tematika e recitalit është standart. Poezi mbi gjuhën shqipe të Naim Frashërit, Gjergj Fishtës Nndre Mjedës Ismail Kadaresë dhe poezi me motive atdhetare. Korifeu kishte gati një “shekull që ishte nisur për të ardhur në vendlindje”. Edhe në fund të botës po të ishte do të kishte mbërritur në kohë… Por?!… Kush e kishte penguar vallë? Pse?!… Ai u nis nga Turqia më 1906 dhe erdhi brenda dy ditëve dhe hapi shkollën e parë në shtëpin e vet në Mallakastër. Enigmë! Mister! Thonë se po e sjellin “Martirët”. Janë “ngritur nga varri” për të realizuar amanetin e të gjithë mallakastriotëve dhe fratarakëve që Korifeu të vazhdojë të flas shqip në shkollën e mesme të Fratarit, e cila kishte pak kohë që kishte marr emriv e tij, “Hajredin Rakip Fratari”, vlerësuar me dashuri, nostalgji dhe mall nga Këshilli i Komunës, Fratar. Miqtë e mi: “Dielli me shoshë nuk mbulohet” dhe “Lisi nuk bëhet kurrë rigon”.

Lajmi për ardhjen e bustit të Korifeut u përhap me shpejtësi në Fratar. Ishte gëzimi i parë pas gati 100 vjetësh për të gjithë fratarakët dhe mallakastriotët që “Dëshmori i Kombit” do të takohej me bashkëfshatarët e vet. Merimangat dhe grerëzat së bashku me zgërbenjët e kishin hedhur në labirinthin e errët të harresës per t’u harruar! Por… a… harrohet Ylli që solli dritën e diturisë në vendlindjen e vet?! Jo! Kurrë!…

 

2. Mbërritja

 

Atë ditë shkova në shkollë më herët se ditët e tjera. Grupi i recituesve po më priste te dera e shkollës. Hymë brenda në sallën e bibliotekës të shkollës dhe bëmë provat e recitalit poetik. U emocionova nga interpretimi brilant i nxënësve. Kisha një parandjenjë se aktiviteti do të bëhej sot. Ndaj si me humor u them nxënësve: – Po sikur t’a japim sot recitalin poetik! A jeni gati?

Po, m’u përgjigjën njëzëri, gati!

Besjana, njëra nga nxënëset e grupit, nxorri nga çanta një beze të kuqe ku kishte qendisur me penjë ari shkronjat kapitale me mbishkrimin: “MIRËSEARDHE MIDIS NESH I DASHURI KORIFE”!

Grupi tjetër i nxënësve kishte përgatitura një kurorë të bukur me lule shumëngjyrëshe dhe disa tufa lulesh për Korifeun. Grupi i recituesve mbas takimit të djeshëm dhe ndarjes së poezive për recitalin kishin takuar senatoren e shkollës, e cila mblodhi qeverinë e shkollës për të përgatitura surprizat për nesër në ditën e mbërritjes të Korifeut. Në të tilla raste surprizat janë sekret.

Kur dolëm në korridor nxënësit ishin mbledhur para shkollës për fillimin e mësimit. Shkova në drejtori dhe i thashë drejtoreshës:

– Recitali poetik mund të jepet sot!

– Si! – më tha.

– Po, po! – i thashë – unë parandjeja se do të ketë shumë njerëz sot! Fratarakët kanë kohë që e presin këtë ditë!

Më buzëqeshi dhe më tha: – Përgatitu për çdo situatë!

– Po! Grupi i recituesve është gati!- i thashë

Ra zilja për rreshtimin e nxënësve. Drejtoresha doli para nxënësve dhe dha njoftimin: “Sot në orën 1400 në mjediset e shkollës sonë mbërrin busti i “Hajredin Rakip Fratari”, emrin e të cilit mban shkolla jonë, Korifeu i hapjes së shkollës së parë shqipe në Mallakastër, në shtëpin e vet në fshatin Bejar”!

Nxënësve u ndriu fytyra dhe buzëqeshja e tyre tregonte shpirtin e gëzuar të tyre!

Ajo mbasdite më ka mbetur në mendje si një nga ditët më të paharrueshme të jetës sime. Lajmi për ardhjen e bustit të Korifeut ishte lajmi më i bukur në komunën e Fratarit. Rreth ores 14.00 sheshi para shkollës ishte mbushur plot me njerëz. Veç nxënësve të shkollës dhe mësuesve kishin ardhur dhe banorë nga fshatrat e ndryshëm të Mallakastrës së Sipërme. Kishte ardhur dhe ai “Lisi i Moçëm”, (plaku 110 -vjeçar që kishte qënë nxënës i shkollës së parë të hapur nga Korifeu).

Mbërriti mësuesi veteran Malua, mbrëmë sapo dëgjoi lajmin përgatiti një referat mbi jetën e Korifeut. Ishte një grumbullim spontan i komunitetit të Fratarit. Mbërritën dhe përfaqësues të pushtetit vendor. Makinën që solli bustin e shoqëronin në grup njerëzish të ardhur nga Tirana midis tyre dhe Kryegjyshi Botëror i Bektashizmit, Dede Haxhi Reshat Bardhi.

Pasardhes të familjes së Korifeut, nipi i Korifeut me bashkëshorten, dy fëmijët si dhe mbesa me bashkëshortin, dy vajzat si dhe skulptori).

Një ceremoni spontane, e thjeshtë ku përshëndetën përfaqësues të pushtetit vendorl, drejtoresha e shkollës, mësuesi veteran, pasardhës të familjes së Korifeut.

Emocionuse ishte përshëndetja e “Lisit të Moçëm”! Grupi i recitusve përshëndeti me një recital poetik.

 

3.

 

Para fillimit të aktivitetit u këndua “Himni i Flamurit” dhe nga senati i shkollës kënga “Për mëmëdheun”. Nxënësit mbanin një pllakat me portretin e Korifeut. Busti u vendos në katin e dytë të shkollës në një pozicion ku çdo vizitor që do të hynte në shkollë do të përshëndetje më të.

Duke e çuar bustin në katin e dytë unë po meditoja për Korifeun:

“Kam kohë që kërkoj emrin tënd.

Emrin tënd të humbur në humbtirën e historisë!

E gjeta, e gjeta  në altarin e Diturisë.

“Atë grusht shkronjash” që solle një vit më parë

kanë hedhur rrënjë.

Kanë çelur si lastar.

Shkëlqejnë në vendlindje si zjarr

Ti erdhe me një grusht shkronjash në gji!

Ato ndezën me mijëra shkëndi”!

Mbas aktivitetit të gjithë të pranishmit u ngjitën në katin e dytë të shkollës, atje ku ishte vendosur busti i Korifeut. Senati i shkollës kishte kthyer në himn të shkollës fjalët e arta të Korifeut: “Çdo mallakastriot të bëhet një mësues dhe çdo shtëpi një shkollë! Fëmijtë të nisin shkollën! Burrat luftën! Ju mund të më vrisni mua por kurrë Gjuhën Shqipe”!

Dhe e interpretuan në katin e dytë para Korifeut. Këto fjalë u bënë himni i shkollës sonë në të ardhmen. “Lisi i Moçëm” qëndroi gatitu përpara bustit të Korifeut dhe tha me zë të lartë: “Mirëseerdhe, o trim! U bë realitet ëndrra e shumëpritur e Martirëve, e fratarakëve dhe e gjithë mallakastriotëve! U desh një shekull që të realizohej kjo ëndërr”! Nxorri nga xhepi një Flamur Kombëtar, ia hodhi mbi supe Korifeut dhe iu drejtua të pranishmëve: “Ky është flamuri që kemi patur në klasë kur u hap shkolla e parë shqipe nga ky burrë, Hajredin Rakip Fratari! E kam amanet nga e ëma, Havakua e cila ma dhuroi kur të paudhët mbyllën shkollën e parë shqipe dhe nga sot ai do të rrijë mbi supet e Korifeut”!

Dhe nisi i mallëngjyer të recitojë poezi nga “Lulet e Verës” të Naim Frashërit. Në fund nxorri shaminë dhe fshiu lotët. Një vajzë recitoi poezinë “Atdheu” të Naim Frashërit. Ishte stërmbesa e Korifeut. Busti i Korifeut u mbulua me karafila shumëngjyrëshe.

Të pranishmit i mallëngjeu akti i “Lisit të Moçëm”.

Të pranishmit u shpërndanë duke marrë me vete emocionet e asaj dite të veçantë për Mallakastrën e Sipërme.

Të nesërmen hyra në shkollë. Qëndrova para bustit të Korifeut dhe po këndoja nën zë “fjalët e arta” të Korifeut që tashmë ishin kthyer në lajmotiv të një himni. Erdhi mësuesi i Kimisë më tha: – Mirëmëngjes!

Unë s’e vura re. Po vazhdoja të këndoja nën zë “fjalët e arta”.

– Ç’po bën? – është zëri i mësuesit që më solli në vete.

– Po këndoj Himnin e shkollës! Himnin e shkollës së Fratarit dhe të gjithë Mallakastrës! – i thashë

– Ke të drejtë! – më tha dhe u bashkua me mua.

Ra zilja për rreshtimin e nxënësve. Nxënësit u futën nëpër klasa. Filloi ora e mësimit. Orën e parë kisha mësim me një klasë të vitit të dytë me temë “Jeta dhe vepra letrare e Naim Frashërit”.

– A ka mundësi ta zhvillojmë këtë orë mësimi në korridor para bustit të Korifeut! – ishte zëri i Besjanës.

– Po! – ju thashë. Nxënësit dolën pa zhurmë dhe rrethuan bustin e Korifeut. U bëra një panoramë përmbledhëse për jetën dhe veprën e Naim Frashërit dhe u tregova nxënësve për jetën e Korifeut si dhe lidhjet e tij me derën e madhe të Frashllinjve. U tregova që bashkëshortja e Korifeut ishte mbesa e Frashëllinjve.

Nxënësit më befasuan. Ata dje kishin marrë në intervistë “Lisin e Moçëm” dhe dinin gjithçka për Korifeu, të cilët kishin përgatitura një kolazh me krijime letrare enkas për Korifeun dhe e interpretuan para bustit të tij. Orës së mësimit ishte bashkuar dhe drejtoresha e shkollës së bashku me disa mësues që ishin pushim atë orë.

 

4.

 

Ra zilja për mbarimin e orës së mësimit. Hedh sytë nga porta e shkollës. Vura re atë, “Lisin e Moçëm” që zbriti nga një makinë. Dërgova dy vajza për ta marrë. Atë ditë kisha vetëm një orë mësimi. Orët e tjera i kisha punë me bibliotekën. “Lisi i Moçëm” mbërriti në katin e dytë të shkollës me atë shkopin e tij karakteristik ku ishin të gdhendur Flamuri Kombëtar dhe Përkrenarja e Skënderbeut.

– Mirëmëngjes o Legjendë! – tha duke u drejtua nga busti i Korifeut.

I afruam një karrike, “Lisit të Moçëm” dhe ai u ul përball Korifeut pastaj vazhdoi: – Mirëmëngjes!-na u drejtua dhe ne mësuesve që ishim në korridor. – Moj bijë! – tha duke iu drejtuar drejtoreshës së shkollës: – Më regjistro dhe mua plakun, “Lisin e Moçëm”, nxënës të kësaj shkolle, se unë do të vij ditë përditë sa të kem frymën të takohem me legjendën time, Korifeun! Do ju besdië pak ju si staf të mësuesve dhe të nxënësve se do të vij të bisedoj dhe të çmallem me “Dëshmorin e Kombit”, Hajredin Fratari. Me patriotin, me atë që ndezi shkëndinë e parë të dijes dhe kulturës në Mallakastër! Pra Fratari mbetet djepi i arsimit në Mallakastër, duan s’duan të paudhët! Pluhuri i harresës u zhduk njëherë e përgjithmonë! Kjo shkollë ka fatin e madh që mban emrin e këtij njeriu të madh!

– Ne të falenderojmë nga zemra, edhe për moshën që ke, por është kënaqësi dhe lumturi e dyfishtë që na dhuron një ish nxënës i shkollës së parë shqipe në Mallakastër! Të urojmë mirseardhjen midis nesh! – i tha drejtoresha dhe e përqafoi “Lisin e Moçëm”.

“Lisi i Moçëm” hoqi në zemër. Vazhdoi: – Dje, duke e ngjitur bustin e Korifeut për në katin e dytë të shkollës se si m’u kujtua filmi “I teti në bronx”, sipas romanit “Komisari Memo” të Dritëro Agollit dhe thashë me vete “Një komisari i bënë një film, një legjende, një patrioti, një Dëshmori të Kombit e lanë për 100 vjet në harresë! Kjo është çudia shqiptare! Por e vërteta, e drejta vonon, por s’ harron!

Nxorri dy libra nga gjiri “Bagëti e Bujqësi dhe “Lulet e Verës” të Naim Frashërit dhe ia dha drejtoreshës së shkollës duke i thënë: – Janë dy kopjet origjinale që i kam ruajtur me fanatizëm të cilat m’i ka dhuruar mësuesi i parë i shkollës shqipe, Ibrahim Frashëri! E parandjenja që do të vinte kjo ditë. Ndaj po ia fal bibliotekës së shkollës suaj me emrin e këtij njeriut të madh! – dhe i zgjati librat drejtoreshës.

Ajo e përlotur e përqafoi dhe e falenderoi “Lisin e Moçëm”.

 

5.

 

Nisi të recitonte fragmente nga “Historia e Skënderbeut” e N. Frashërit.

“Ish Kamani që ishte burrë/Më trim nga gjithë të parët/Nuk i trembej syri kurrë./Pa e donin shqiptarët/

“Krujë o qyteti i bekuar!/Prite prite Skënderbeun!/Po të vjen si pëllumb i shkruar! Të shpëtojë Mëmëdheun”!…

Mbas recitimit, e ftova Lisin e Moçëm për një kafe. Duke zbritur shkallët e katit të dytë e zura për krahu, por më tha: – Lëshomë se zbres vet.

Dhe i zbriti shkallët si një djalë 20-vjeçar. Kur zbritëm në oborrin e shkollës dhe u drejtuam për nga kafeneja më tha: – Ky është pengu më i madh i jetës sime!

Po e vështroja me kujdes. Ky njeri, thashë me vete, mban brenda zemrës një mister, një enigmë. Për shkak të moshës apo për shkak të halleve të hequra nga jeta. Apo ndoshta është i vetmi “Lis i Moçëm” nga të gjithë “Lisat e Pyllit” që nuk i gjen më. Ku shokët ia prenë një e nga një jo vetëm “Morti” por dhe Mbretërit që i kaluan “Lisat e pyllit” në sharrë për qejf të tyre dhe si duket mosha ka bërë punën e vet. “Do të mundohem t’ia zbuloj misterin”, thashë me vete. Sytë diçka tregonin. Rrudhat e ballit kishin në dukje një brengë të madhe. Shkopi magjik që mbante në dorë kërkonte të fliste! Ky shkop kishte ardhur nga Turqia, e kishte sjellë Hajredini dhe ishte transmetuar te pleqtë e fshatit nga brezi në brez dhe e mbante ai i cili ishte më plak. Ishte emblemë për cilindo plak që kishte fatin ta mbante. Mbas vdekjes, djali i të moshuarit ia dhuronte plakut më të moshuar të fshati.t Kishte një shekull që ishte pagëzuar me emrin “Shkopi magjik”.

Me këto mendime të turbullta në kokë hymë në lokal. U ulëm në tavolinën e fundit. Erdhi kamarierja dhe mori porosinë. Unë desha ta pyesë për “Pengun e jetës”. Por ai nisi bisedën: – Kam kaluar gjashtë “Mbretëri” more bir! Dhe nisi t’i numërojë: – Mbretërinë Turke, Mbretërinë e Ismail Qemalit, Mbretërinë e Zogut, Mbretërinë e Fan Nolit, Mbretërinë e Enver Hoxhës, Mbretërinë e Demokracisë.

Vura re se sa herë përmendte “mbretëritë” përplaste shkopin në dyshemenë e lokalit.

 

  1. Rrëfimi i “Lisit të Moçëm!”

 

Kamarierja solli porosinë, gotat e rakisë. Ai mori gotën dhe uroi: – Gëzuar! Mbretëroftë në jetë të jetëve vepra dhe kontributi i Korifeut për çështjen kombëtare! Mos u shoftë kurrë shkëndija që ndezi Korifeu për arsim, dituri dhe kulturë në Mallakastër! I pa harruar emri i Hajredin Rakip Fratarit! – tha dhe m’u duk sikur u çlirua nga një barrë e rëndë që mbante mbi supe.

– Amin! Të lumtë goja! – i them.

Hoqi në zemër dhe m’u drejtua: – Na është vjedhur historia! S’ka poshtërim më të madh për një njeri, për një fshat, për një krahinë, për një komb sesa t’i vjedhësh historinë! Dhe kjo ka ndodhur me Korifeun, me fisin, fshatin dhe krahinën tonë! Ai burrë nuk i ka borxh kujt! Atij, djalit dhe fisit, fshatit të tij i ka borxh Mbretëria e Enver Hoxhës dhe mbretëritë e tjera!

Po e dëgjoja me vëmendje.

-Historia nuk është mall, plaçkë, sende që ti t’a vjedhësh dhe ti të bëhesh tregëti me të! Jo, e ngriti zërin, ajo është Fisnikëri! Personalitet! Dashuri! Dinjitet! Diamanti më i shtrenjtë për një njeri, fshat, krahinë apo komb!

Erdhi kamarierja dhe solli mezet. Ai vazhdoi: – Në fillimet e shekullit 20-të ai erdhi nga Turqia në Shqipëri, me një mision të madh: Të hapte shkollën shqipe dhe të organizonte “Lëvizjen për çështjen kombëtare” duke lëshuar kushtrimin: “Burrat në luftë! Fëmijtë të nisin shkollën”! Dhe kjo nuk ishte rastësi. Shokët e tij rilindas në Shqipëri kishin ndezur me dhjetëra “shkëndi” të arsimit shqiptar. Një “shkëndijë” e tillë i duhej dhe vendlindjes së tij. Ai kishte ardhur me një platformë të parapërgatitur për këtë çështje. Nisi të përgatis klasat për hapjen e shkollës së parë shqipe në shtëpinë e vet, në pranverën e vitit 1906. Së bashku me Veiz S Zeqaj (hoxha i zonës) organizoi takime me burrat e fshatit dhe të fshatrave të tjerë të Mallakastrës së Sipërme për të dërguar fëmijtë në shkollë. Ai nuk bëri dallime në shtresat e ndryshme shoqërore, nuk kërkoi taksa (pagesë) për shkollën, s’kërkoi strehim për mësuesit, s’kërkoi taksë për ndërtesën, s’kërkoi shërbëtorë për të shërbyer te shkolla. Hapja e shkollave shqipe në Shqipëri dhe shpallja e Pavarësisë ishin çështje të Platformës të Rilindjes Kombëtare. Dhe ai s’bëri gjë tjetër vetëm zbatoi këtë platformë. Ai shumë mirë mund të kishte zgjedhur rrugën tjetër, atë të interesit personal sepse ai u emërua dhe në Prefekturën e Janinës. Por ai ishte Fisnik dhe në zemër i vlonte ndërgjegja kombëtare. Prandaj e vuri në dispozicion të kombit pasurinë e vet; të gjitha shpenzimet për hapjen e shkollës së parë shqipe dhe “Lëvizjes Kombëtare” në Mallakastër i përballoi me shpenzimet e veta.

– Të mërzita! – më tha

– Jo! Është kënaqësi! – i thashë.

– Klasat i përgatiti në katin e dytë të shtëpisë së vet shtruar ne parmak dhe qilimin e bërë në tezgjah nga e ëma. Tavanin e bëri me dhogë pishe. Vuri në dispozicion të shkollës të ëmën Havakon dhe të kunatën Xhidanë, të cilat përgatisnin klasat për mësim çdo ditë dhe bënin ballokume, ëmbëlsira për fëmijët që vinin në shkollë. Oborrin para shtëpisë dhe sheshin e lagjes i shtroi me kalldrëm guri, gjurmët e të cilave janë dhe sot. Në klasa u vendos Flamuri Kombëtar (i qëndisur me dorë nga nënë Xhidaja) dhe portreti i Skënderbeut. Në klasa u vendosën tavolina të rrumbullakta dhe stola të vegjël për t’u ulur nxënësit. Solli dy mësues, Ibrahim Frashërin dhe Qazim Rustemin, të cilët për 9 muaj deri sa u mbyll shkolla qëndruan te shtëpia e Korifeut. Nxënësit vinin jo vetëm nga Bejari, por dhe nga fshatrat përreth: Ninsh, Dams, Kutë, Çorrush etj. Në shkollë vinim dhe 8 vajza më vonë numri i tyre u shtua. Në Bejar funksiononte dhe shkolla turke në lagjen Shehaj, në një ndërtesë dykatëshe me mësues Adem Efenduin. Kati i parë ishte shkolla, kati i dytë Administrat Turke. Ajo vazhdoi deri në vitin 1911, koha kur u largua Administrata Turke.

 

  1. Rrëfimet e Lisit të Moçëm!

 

Mjetet didaktike për nxënësit i pruri nga Turqia. Një ndihmë për to dha dhe mësuesi i turqishtes Adem Efendiu, i ndikuar nga Veiz S. Zeqaj, (i cili kishte mbaruar bashkë me të shkollën në Turqi). Mbas hapjes së shkollës së parë shqipe Korifeu u mor me organizimin e Lëvizjes Kombëtare, me ngritjen e çetës së Mallakastrës së bashku me Ismail Klosin në luftë për shpalljen e Pavarësisë të Shqipërisë. Kjo lëvizje u bë një shkollë më vete dhe motoja e saj “Burrat në luftë, fëmijët në shkollë” u bë lejmotiv i atyre viteve në të gjithë Mallakastrën. Por unë s’dua të flas për këtë çeshtje sepse ato tashmë dihen. Por dua të flas për të pashkruarat për Korifeun. Mbas 9 muajsh shkolla u mbyll. Prefekti i Beratit i foli Korifeut dhe i tha: – Ç’kërkon te ju zoti Hajredin Beu, qoftlargu Ibrahim Frashëri?

– Është miku im, – ju përgjigj ai.

– Keni dalë nga rruga e Zotit! Keni shkelur urdhrin e Padishahut, duke qënë edhe punonjës i administratës turke? Keq më vjen, por do të dënohesh! – i tha Prefekti i Beratit (bashkë me prefektin ai kishte mbaruar shkollën në Turqi).

– Ne e njohim mirë njëri-tjetrin! Unë nuk kam dalë nga rruga e Zotit! Ai që ke dalë nga rruga e Zotit je ti sepse je kundër interesave të Atdheut! Je palë me armiqtë e Shqipërisë! – i tha Korifeu me një ton burrëror.

– Ashtu! Do shifemi! – bërtiti si i çmendur Prefekti. Do më njohësh!

-Armiqtë e Shqipërisë mund të më vrasin mua, por kurrë Gjuhën Shqipe! – tha duke ruajtur qetësinë Korifeu.

– Merreni! – ulëriu Prefekti.

Pas këtij akti ata arrestuan mësuesin Ibrahim Frashëri. Më ka mbetur në mendje edhe sot mbas 100 vitesh portreti i mësuesit të parë shqip që për mua mbetet njeriu më i dashur i zemrës. Një burrë gati 2 metra. Mbante në kokë një kapele beretë. Me një kostum të zi, me vija të bardha, me një jelek që ndriste si ar, me një këmishë të bardhë si kartë cigare, me një palë këpucë që shkëlqenin nga llustra. Fjala etikë e ëmbël dhe buzëqeshja me çdo nxënës dhe çdo njeri ishin tiparet më të dukshme të tij. Kishte një bibliotekë të pasur me vepra të autorëve shqiptarë dhe të huaj. Vanë 5 burra me kuaj në Gjirokastër për t’i marrë. Hajredini bëri një sënduk të madh për të mbajtur librat e mësuesit Ibrahim Frashëri. Kur u mbyll shkolla shkuan për sekuestruar bazën didaktike në klasa dhe te dhoma ku flinte mësuesi gjetën disa nga librat që i dogjën te sheshi me kalldrëm. Ata morën shumë pak lodra, të tjerat i mori nënë Havakua dhe nënë Xhidaja, i mbyllën në sepete dhe i kishin mbyllur në qilar në një vend të sigurt (ato u përdorën mbas vitit 1909 kur rifilloi shkolla)! Mori gotënn: – I gëzuar! Për të gjithë mësuesit e ardhshëm që janë pasqyra e kombit! – më tha duke çokur gotat.

– Po pengu juaj cili është që më the sot? – e pyeta me kujdes pa i lënduar shpirtin. Mori frymë thellë m’u drejtua duke më parë në sy: – Ah! More bir! E shikon këtë kraharor, (duke më treguar me dorë gjoksin), ky ka mbajtur brenda për 50 vjet dhimbjen e madhe (Nxorri shaminë dhe fshiu lotët, u përlota dhe unë). Dhe vazhdoi rrëfimin: – Në vitin 1946 kur rifilloi shkolla të gjithë shpresonim se “xhonguli” do të vinte në vend. Shkolla e Bejarit do të merrte emrin e Korifeut, Hajredin R. Fratarit, pra do të sosej një amanet i trevës së Mallakastrës! Por jo! Jezitët! Jezitët, more i vraftë Zoti, nuk e pranuan! Me gjithë këmbënguljen tonë si fshat dhe kërkesat e vazhdueshme në në institucionet e shteti. Ata nuk pranuan. Mbretëri e Zgërbenjve të Enver Hoxhës nxorrën si pretendim se ai, Hajredin. R. Fratari ishte babai i nacionalistit Rauf Fratarit që ishte shpallur armik “Në emër të Popullit” dhe dënuar me vdekje! Ia vendosën emrin “9 Dëshmorët Bejar” duke ditur që Bejari ka 10 dëshmorë. Pra e fshinë nga harta e Dëshmorëve atë kur ai është “Dëshmor i Kombit”. Turp për faqe të zezë! E poshtruan Bejarin duke i vjedhur historinë dhe për 50 vjet nuke zunë në goje Yllin, Korifeun! Po s’mund të mbulohet Ylli me jorganin me pleshta?! Ky ishte pengu im! More bir!…

U mbush me frymë, nga sytë vazhdonit t’i binin lotët. Me vendosjen e emrit të shkollës së mesme Fratar “Hajredin Fratari” dhe me ardhjen e bustit të Korifeut jam çliruar i tëri jo vetëm unë por gjithë Mallakastra dhe Shqipëria! – përfundoi duke më përqafuar.

 

8.

 

– Po Raufi pse u shpall “Armik i popullit”? – e pyeta duke e parë në sy.

– Dëgjo or bir! – më tha. – Po të ma hapësh zemrën, ajo është bërë shkëmb! Po të më depërtosh në shpirt, ai kullon gjak! Po të ma zbulosh trupin, plagët nuk kanë zënë kothere akoma!

– S’po të kuptoj! – i thashë duke mos ia hequr sytë.

E hodhi gotën e rakisë dhe më tha: – As unë vetë s’e kuptoj veten time!

Po e vështroja me kujdes bashkëfolësin, megjithë nga mosha ai ishte gjyshi im. Pastaj përplasi shkopin në dyshemenë e lokalit dhe m’u drejtua mua sikur unë të isha fajtor i të gjithë atyre që kishin ndodhur. – Si more të vrasësh djemtë e nënave se nuk të mbajtën “frerin e kalit”! Apo nuk të erdhën pas “qerres tënde”! Ja për këtë u bë “Armik i popullit” dhe u dënua “Në emër të Popullit” me vdekje, Rauf Fratari. “Gabimi” i Rauf Fratarit ishte se ai ishte nacionalist, atdhetar, patriot, intelektual dhe mbi të gjitha fisnik! Jo more jo, “Lisi nuk bëhet rigon”. Dhe Raufi nuk ishte nga ai fis që të mbante frerin e kalit sipas interesave të miopëve, të Zgërbenjve! Ai nuk u pajtua kurrë me idetë komuniste me gjithë thirrjet e vazhdueshme të tyre! Ata, komunistët, ia dinin mençurinë, vitalitetin zgjuarsinë, burrërinë, trimërinë. Ata e dinin mirë se ai ishte i biri i Korifeut, “Dëshmorit të Kombit”, Hajredin Rakip Fratarit. Njeriu më me reputacion jo vetëm në Mallakastër, por në të gjithë Shqipërinë. Platforma e tyre ishte që nëpërmjet Raufit të vrisnin tre zogj. Zogu i pare: T’i mbushnin mendjen njerëzve që ne jemi në “rrugë të mbarë” po ecim në gjurmët e Rilindasit dhe “Dëshmorit të Kombit”.

Zogu i dytë: E kidhin më të lehtë më vonë për ta eleminuar fizikisht siç vepruan me shumë intelektualë dhe nacionalistë të ndershëm në të gjithë Shqipërinë.

Zogu i tretë: Të prishnin “Universitetin e Fisnikërisë” në fisin e Hajredin R. Fratari që e kishte themeluar ai dhe që e vazhdonte i biri për ta shkatërruar përfundimisht fisin e madh të Hajredin Fratarit. Por Raufi e kishte studiuar mirë Platformën Komuniste me rrënjë të bollshovizmit dhe binjakëzim të Jugosllavisë që kishin për qëllim asimilimin e plotë të Shqipërisë. Ndaj ai nuk ra në kthetrat e “Zgërbenjve të kuq”, por qëndroi si burrë dhe luftoi krah për krah me mallakastriotët kundër Italisë fashiste, (ai u arrestua dy herë nga italianët). Deri në shtator 1943 pas prishjes së Marrveshjes së Mukjes, “Zgërbenjët e kuq” lëshuan kushtrimin që të kapeshin nacionalistët e ndershëm të pushkatoheshin dhe këto i bënin gjoja në “Emër të popullit” dhe i cilësuan si “Armiq të popullit”. Ai ishte “Simboli” i ndalimit të vëllavrasjes në Bejar. Ja pra ky ishte “Gabimi i rëndë” i Raufit se ishte patriot dhe ndoqi rrugën atdhetare të të atit. Nga viti 1944 deri në vitin 1990 nuk u respektuan patriotët e atdhetarët, fisnikët, por ata u sulmuam nga Zgërbenjët e Kuq me fis e me farë. Kush e di sa nëna lidhën shamitë e zeza, sa njerëz u dënuan, u internuan, iu ndaluan liritë e qënies njerëzore. Por e vërteta do të triumfojë. Ata që ia kanë me hile këtij populli do të venë në “fëckë” (hale). Kam shumë për të folur për Rauf Fratarin, por do ta lëmë për një ditë tjetër. Mua më ke ditë përditë në shkollë deri sa Perëndia të më marrë frymën! – përfundoi bisedën Lisi i Moçëm.

 

9.

 

Fola kamariere për të paguar. – Prit! – më tha.

U ula dhe po e dëgjoja me vëmendje të madhe.

– Kam shumë gjëra për të thënë për ju të rinjtë, të cilat i ruaj si perla të arta nga Korifeu! E ndiqja vazhdimisht në odën e burrave. Ne fëmijëve na donte shumë, kudo që na takonte na buzëqeshte, na përqafonte; xhepat i kish të mbushur me sheqerka dhe ne fëmijve na dukej si një dyqan i pa fund. Ne e kishin si kanë sot fëmijtë Babagjyshin e vitit të ri”! Edhe mbas mbylljes së shkollës ne fëmijët mblidheshim te sheshi me kalldrëm i lagjes dhe loznim lojra të ndryshme. Vinin dhe fëmijë nga fshatra të tjera. Nënë Havakua me nënë Xhidaja na sillnin ballokume dhe ëmbëlsira që vetëm ato dinë t’i bëjnë si ato kur ishim në shkollë. Ne mblidheshim si zogjët e klloçkës rreth tyre. Ato ishin bërë si nënat dhe gjyshet tona. Na mungonin vetëm mësuesit tanë. Vinte aty dhe imami i zones, hoxhë Veiz S. Zeqaj. Nënë Havakua nxirrte nga sepetja abetaret dhe ne vazhdonim mësimin me hoxhë Veizin (cili kishte qenë mësuesi i Korifeut ku i mësoi turqisht, kur i ati Rakip Isufit ia besoi edukimin hoxhë Veiz S. Zeqaj në shekullin e 19-të). Kështu për të mos u mërzitur ne fëmijët, hoxhë Veizi vinte ditë për ditë dhe na bënte mësim…

Dasma e Hajredinit bëri bujë të madhe. Në sheshin e lagjes me kalldrëm para shtëpive të Korifeut, ditën e ardhjes së nuses s’kishe ku të hidhje kokrrën e mollës. Këngë, valle, gëzim, hare. Pjesëmarrja ishte e madhe sepse dhe fisi i tyre miqësia, shoqëria ishte e gjerë. Dasma u kthye si tribunë e “Lëvizjes Kombëtare”. Korifeu mbajti një fjalim të rëndësishëm para dasmorëve për situatën dhe të gjithë duhet të bashkohemi në luftë për çlirimin vendit nga Turqia dhe shpalljen e shtetit shqiptar të pavarur dhe të mvetësishëm.

 

10.

 

Lisi i Moçëm vazhdoi bisedën: -Të gjithë burrat në dasëm mbanin armë me vete, ku për të gjithë miqtë ishte përgatitur një dhomë si dhomë armatimi ku i dorëzonin miqtë dhe i merrnin kur iknin. Te dhoma rrinin dy burra të caktuar nga i zoti i shtëpisë ata e dinin se e kujt miku ishte arma. Po gjithashtu dy djem të tjerë kujdeseshin për kuajt e miqve. Armën more bir e mbush shejtani, thonë. Nga arma duhet ruajtur! Ka burra që e mbajnë armën për trimëri, por ka dhe capacuq që e mbajnë për harbutllëk, nga këta na ruajt Perëndia. Ne i pamë në vitin 1997 kur arma ra në dorën e harbutit dhe ti e pe vetë çfarë ndodhi në Shqipëri! Sa nëna, motra, bija lidhën shamitë e zeza! Mos ardhtë më ajo kohë e vitit të mbrapshtë të 1997-ës. E meriton ta lidh shaminë e zezë nëna, motra, gruaja, bija për një trim, luftëtar, hero kur vritet me armë nga dora e “shqaut”, armikut për çështjen kombtare! Për të ruajtur nderin e Atdheut të vet! Por është “mëkat” që shqiptari të vras shqiptarin në çdo rrethanë qoftë! Është marrëzi që vëllai të vras vëllain për një ledh, për një arë, për një kufi! Është ç’burrëri kur burri vret gruan, nënën, motrën, vajzën! Mëkatin s’ka kandar ta peshojë! Ai që përdor armën more bir, duket ta ketë mendjen të kthjellët! Zoti e ndihmoftë njeriun që mendjen ta ketë të kthjellët gjithmonë!

Të nesërmen Korifeu u nis për në kuvendin e burrave në Sinjë. Ai nuk është vetëm Korifeu i hapjes së shkollës shqipe në Mallakastër, por është dhe Korifeu i “Lëvizjes Kombëtare” për Shpalljen e Pavarësisë në Mallakastër. Ai është Korifeu i unitetit, dashurisë, vllazërisë, miqësisë, shoqërisë në të gjithë trevat e Shqipërisë. Ai është Korifeu i shpirtit bujar, puntor që ka verselitur bahçe të tëra me ullinj në Bejar si Simbol të Paqes dhe Urtësisë vllazërore, miqësore për bashkëfshatarët e vet. Ai është Korifeu i Fisnikërisë, lulen që e mbolli në kopshtin e bukur të fisit, Miqësisë dhe në trevat e Shqipërisë, në të gjitha vilajetet, ku punoi dhe luftoi për çështje kombëtare. Ai është Korifeu që lëshoi kushtrimin: “Shqipëria mbi të gjitha”! Dhe që ia la trashgimni të birit, nipit, mbesës, fisit, miqve, shokëve, bashkëfshatarve dhe bashkëkombësve të vet! Na i la si më të madhen pasuri në botë! Ky është Korifeu ynë! – më tha duke nxjerr shaminë dhe fshiu lotët.

U emocionova! U përlota. Ngadalë e ngadalë “Lisi i Moçëm” po mbushte misteret dhe enigmat e zemrës sime.

 

11.

 

– Doni dhe një raki tjetër? – e pyeta

– Jo! Një kafe! – më tha.

Fola kamarieren dhe porosita dy kafe. Ai vazhdoj rrëfimin: – Mbas dasmës së bashku me imam Veizin në dhomat ku ishin klasat hynte dhe ajo bashkëshortja e Korifeut dhe na jepte mësim ne, fëmijëve që vazhdonin të vinim në shkollë. Ishte shumë e bukur. Me një zë të ëmbël, me një buzëqeshje magjepsëse, me një fytyrë që rrinte gjithmonë e qeshur. Na recitonte poezi nga krijimtaria e N. Frashërit, Çajupit, N. Mjedës, S. Frashërit, P. Shkodranit etj, na tregonte për rëndësinë e “Lëvizjes Kombtare”.

Kamarierja solli kafet. Ai vazhdoi: – Dëgjo or bir! Korifeu formoi dhe “Shkollën e Fisnikërisë” me modelin e vet. Lum ai që e mbaron këtë shkollë. Leksionet e kësaj shkolle ishin me moton: “Bëjë si them unë dhe eja ta bëjmë së bashku”! Fisnikëria është parim moral i njeriut. Ajo nuk ka të bëjë me pasurinë, por ka të bëjë me zemrën dhe shpirtin, ajo kultivohet në “Kopshtin e bukur të zemrës dhe shpirtit të njeriut”. Këtë lule e kultivoi Korifeu dhe ajo vazhdon dhe sot në fisin e tyre. Po e i lustroj Fisnikërinë me modelin e tre breznive: Korifeut, të birit, Raufit dhe të nipit, Hajredinit të ri, bizesmen i talentuar dhe i fuqishëm.

  • Korifeu me modelin e vet u bë shembull frymëzimi për brezat e mëvonshëm. Në pranverën e vitit 1915 ai shkoi vetë “drejt vdekjes” në Berat ku rrebelët i kishin arrestuar vëllezërit dhe bashkëfshatarët për atë. Dhe u tha: “I lëshoni ata! Ju keni punë me mua”! Vëllezërit dhe bashkëfshatarët i lëshuan. Atë e vranë. Kur erdhi mandati në Bejar (të cilin e kam sjell vetë së bashku me vëllain e Korifeut), burrat e Bejarit dhe të fshatrave të Mallakastrës së Sipërme u mblodhën për të shkuar në Berat për hakmarrje. E shoqa e Korifeut, Sabreti i ndaloi duke u thënë: “Jo! Nuk dua më gjak! Ne do të vazhdojmë rrugën që la Hajredini në mes”! Kjo është Fisnikëria!
  • I biri, Raufi u rrit nën kujdesin e së ëmës, xhaxhallarëve dhe fisit të tij fisnik, u rrit me bëmat e të atit. Dhe kur Italia fashiste në vitin 1939 pushtoi Shqipërinë mblodhi burrat e Mallakastrës, krijo içetën “Hajredin Fratari” dhe luftoi kundër fashizmit. Deri në prishjen e Marrëveshjes të Mukjes ata kanë qenë bashkë me “Zgërbenjët e kuq”, por bolshevizmi dhe jugosllavët e futën farën e përçarjes midis shqiptarëve. Dhe “Mbretëria e zgërbenjve” lëshoi ultimatumin: “Ku të kapeshin nacionalistët e ndershëm të pushkatoheshin”! Edhe mbas prishjes së Marrëveshjes së Mukjes nacionalistët vazhduan luftën kundër gjermanëve. Raufi mbas këtyre momenteve për fatet e kombit u bëri thirrje bashkëfshatarve të vet të ruheshin nga vëllavrasja. Dhe u ka shpëtuar jetën me qindra shqiptarëve edhe ish kryeministrit të Shqipërisë Mehemet Shehut, (por ai i doli i pabesë duke dhënë urdhër “ku të kapej të pushkatohej”! Kjo ishte Fisnikëria e trashguar.
  • Hajredini i ri (i nipi) cili u rrit nën kujdesin e të ëmës, Ganimetes e bashku me të motrën, u presekutua dhe u fut në burg nga “Mbretëria e zgërbenjve”. Në vitin 1991 me ligjin e “famshëm” 7501 komisioni ndau dhe truallin e të atit. Ai nuk erdhi të bënte luftë me fisin e vet. Nuk u fut në vëllavrasje me të afërmit e tij, siç ka ndodhur në shumë treva të Shqipërisë. Por me fisnikërinë e tij të trashguar i tha fisit të tij: – Ky është trualli i babait tim! Këtu janë kujtimet e tij”! Për të mos krijuar incidente u tha: – Sa bën vlera e tokës që t’ua blej”! Të afërmit me fisnikërinë e trashëguar nga Korifeu ia dhanë tokën. Megjithëse 50 përqind e fshatit është në pronat e tij. Ai nuk erdhi t’u thosha bashkëfshatarëve “Ikni se ju jeni në pronën time”! As për bahçet e ullinjve që i kishte verselitur Korifeu. Kjo është Fisnikëria që transmetohet në breza.

Korifeu është një nga 33 korifenjtë e firmosjes së aktit final të shpalljes së Pavarësisë më 28 Nëntor 1912 nga Ismail Qemali në Vlorë.

 

12.

 

Më hodhi vështrimin dhe duke pirë kafen vazhdoi rrëfimin: – Janë bërë shumë padrejtësi ndaj figurës së Korifeut nga “Zgërbenjtë e kuq” këto 50 vjet. E gjithë kjo veprimtari patriotike e Korifeut u hodh në “shtratin e merimagës”. E pse? Për një “gabim” të të birit që nuk iu bind porosive të tyre që të bashkohej me krimet, mashtrimet, poshtëruesit, tradhëtarët ndaj popullit dhe atdheut të vet. Koha e vërtetoi se kush kishte të drejtë dhe me kë ishte e vërteta. Ata nuk kishin vizion për të ardhmen e atdheut të vet. E mohuan Kosovën dhe Çamërinë, dy plagët e pashërueshme për Atmëmëdheun. Ne shqiptarët jemi e keqja e vetvetes.

– Po kush është Hajredin Fratari? – e pyeta.

– A more bir! Njeriu është si puna e pemës! Të dashurosh lulet dhe frutat duhet të njohësh rrënjët e pemës! Që të njohësh njeriun duhesh të dish! Kë ke përballë? Duhesh të zbulosh rrënjët e tij! Sa të thella janë ato më truallin ku jeton ai! – më tha.

Po e dëgjoj me vëmendje se ku do të dilte “Lisi i moçëm”. Pastaj ai vazhdoi rrëfimin: – Ai që tregon rrënjët e njeriut është lumi i madh i legjendave, gojëdhënave, folkut, mjedisit (truallit), dashuria, urrejtja dhe shpresa ku njeriu lundron. Dhe Hajredini ka lundruar në një lumë interesant ku ka ardhur i rrëmbyshëm dhe plot me dallgë në jetën e tij. Por njeriu duhet të dijë të notojë në këto ujëra pavarësisht si vijnë të turbullta apo të pastra. Njeriu duhet të dijë nga vjen. Deri ku shtrihen rrënjët e tij edhe mbase dikush është munduar t’i pres ato. Po të njohësh shtrirje dhe jetëgjatësinë e rrënjëve të tua duhet mençuri, zgjuarsi dhe “kërkim shkencor” të krahëve të zogjve të fisit tënd. Hajredini e njihte mirë historinë e lumit ku lundronte dhe e njihte mirë “pemën ku qëndronte në hije”. Ia njihte mirë forcën e qëndresës së saj ndaj gërryerje të kohës. Ai e dinte mirë që rrënjët e tij vinin nga lagjet Zotaj e Ngasra, Bejar, Nahija Mallakstër, Kazaja Berat, Sanxhaku Gjirokastër, Prefektura Janinë. Ai e dinte mirë se ajo lagje ishte autoktone. Në bazë të legjendës, gojëdhënës, folkut, rrënjët e fisit të tij ishin ngulur thellë në tabanin e këtij trualli me emrin Zotaj-Bejar-Albani. Ai kishte lexuar me vëmendje “Historia e Skënderbeut” të Marin Barletit, “Historia e Shqipërisë” të Naim Frashërit, veprën madhore të Sami Frashërit “Shqipëria ç’ka qënë, ç’është dhe ç’do të bëhet” si dhe veprën “Bërthama e Lajmëtarëve” të kronikanit turk ku në “thërrimet” e përshkruar nga ata tregojnë autencitetin e vendlindjes të Hajredinit. Ai dinte mirë që lagja Zotaj ka një histori të dhimbshme, tragjike dhe të bukur. Ai e di mirë që ajo lagje ka qenë “Misionarja e parë” e faljes së gjaku mbas vrasjes së tre bijve të saj për për një copë tokë, për një kufi me lagjen Tatoshaj po të Bejarit. Ishte mençuria e burrave të dy lagjeve që gjetën gjuhën e mirëkuptimit me njëri-tjetrin dhe i falën gjakun njëri-tjetrit duk krijuar urat e pajtimit të gjakut në të gjithë Kazanë ku bënte pjesë Ngasra e Bejarit. Ai e di mirë se ky aset është ura dhe themeli i “Fisnikërisë” që do të bëhej “Shkollë e Fisnikërisë” nga vetë ai. Ai e di mirë që lagja Zotaj ka patur si trung “Zot-Beun” i cili ka patur tre djem: Metin, Silen dhe Islamin që korespodojnë: Metua me Rakipaj, Fratari dhe Hamzaj të sotëm; Silia me Sejdinaj, Rushitaj dhe Sulaj; Islami me Malaj dhe Brahimaj.

Që të mësonte historinë e tij ai bëri zbërthimin e legjendave, gojëdhënave, folkut dhe enciklopedisë të këtyre burrave në breza për të përcjellë mesazhin për brezat: “Gjaku nuk bëhet uijë”! Ai dinte mirë që ishte i biri i Rakip Isufit, që kishte mbaruar institutin për “Juristët” në Turqi dhe kishte model babain e tij në jetë sipas proverbës: “Ku ka çuar gjurmët babai, unë do të çoj kokën”! Ai e dinte mirë që i ati kishte punuar në Administratën Turke dhe kishte krijuar një respekt të jashtëzakonshëm në Sanxhakun e Manastirit, Beratit, Gjirokastrës dhe Izmirit ku ai kishte punuar si e dinte mirë se ai ishte bashkëluftëtar me nipin e tij, Rrapo Hekalin. Ai dinte mirë që për akte Fisnikërie kishte marrë titullin Bej në vitet tetëdhjet të shekullit 19-të. Ai e njeh mirë Tempullin, Olimpin e Kalamatrëngut ku mblidheshin Martirët dhe niseshin në fushëbeteja. Ai e kishte të shkruar në zemër që shokët dhe miqtë e tij ishin të gjithë rilindasit që luftonin për çështjen kombëtare. Për një Atmëmëdhe të Lirë dhe të Pavarur nga Turqia. Ai u fut me zell dhe besim të madh rrugën që i tregoi i ati. Ai e njeh mirë Historinë e Atmëmëdheut të tij, prandaj luftoi për ta mbrojtur atë. Ai e ndjente etjen dhe dashurinë për dije dhe culture, prandaj erdhi me “zjarrin e Promoteut” në gji për të ndezur zemrat e bejarakëve dhe të mallakastriotëve. Ai është i bindur se shkëndia që ndezi në Bejar nuk do të shuhet kurrë. Emri i tij është skalitur në çdo zemër, në çdo gur! Ky është Hajredin Rakip Fratari, Korifeu që erdhi në Fratar pas 100 vjetësh.

Nuk fola, “Lisi i Moçëm” kishte të drejtë. E pyeta: – Po mbiemrin Fratari si e mori Korifeu?

– Kjo lidhet me aktin e flijimit të Fratit në Kishën e Kalamatrëngut, sipas legjendës që qarkullon në Bejar, treguar nga i ati, gjyshi dhe plakat e mira të lagjes. Gjatë këtyre 50 viteve nuk u bë asnjë zbulim arkeologjik në vendlindjen e Korifeut dhe disa relika që u gjetën nga banorët iu faturuan vendeve të tjera. Dhe kjo ka lidhje me emrin e Raufit. Do të tregoj disa këshilla të vlefshme që vlejnë për ju të rinjtë, të cilat i kam dëgjuar dhe mbajtur si “vëth në vesh” nga Korifeu:

“Vetëm dituria dhe kultura formon njeriun!

Falja dhe përulja janë virtyte të fisnikërisë!

Gjëja më e shtrenjtë që as blihet dhe as shitet është Atmëmëdheu!

Fjala është udha që të çon te dashuria për gjithçka!

Urrejtja është vesi më i keq për njeriun!

Foleja që të mban më ngrohtë është vendlindja!

Nuk shitet bashkëqytetar yt në vend të huaj dhe as në vendin tënd!

Tradhëtia është vesi më i poshtër për njeriun!

Tjetrin respektohet si është jo ashtu si të pëlqen!

Robërit e shtëpisë janë ajka e dashurisë!

Fisnikërinë njeriu nuk e ka të shkruar në ballë, ajo formohet me mençuri, dituri, kulturë dhe trashgohet në breza!

Njeriu në jetë është si zogu shtegtar, por nuk duhet të harrojë kurrë folen e tij ku ka lindur! Shkolla të jep çelësat, dyert e jetës hapi vet!

Gjuha shqipe është gjuha e nënës, ajo është perla e zemrës!

Ajo që s’ka vdekje kurrë është vetëm gjuha!

Trimërinë tregoje kur është për të treguar jo kur të teket!

Burrëria as matet dhe as peshohet!

Arma ka kohën, vendin dhe arsyen e vet për t’u përdorur!

Pesha e njeriut është fjala!

Mendjen vëre në gjumë kur je i inatosur!

Dhimbjen e tjetrit vlerësoje si dhimbjen e shpirtit tënd!

Njeriu i mirë e ndërton vetë folenë në zemrën tënde!

Durimi është qetësia më e mirë për shpirtin e njeriut!

Kokëfortësia është dëmi i vetes! Mjerë ai që s’njeh veten!

-Do të jap dhe një porosi tjetër! – më tha. – Për nder të Korifeut dhe arsimit në shkollën e mesme bëni një Shtëpi Muze, ku të pasqyronin vlerat gjithëpërfshirëse të arsimit të zonës. Ajo shkollë duhet të mbetet si “Universitet” për trevën e Mallakastrës së Sipërme, Fratarin.

E falenderova Lisin e Moçëm për gjithçka dhe i premtova për muzeun.

Fola kamarieren. Më tha duke qeshur: – T’i paguaj xhaja me që jam pa pension!

– Pse? – e pyeta.

– Po ja unë jam 110 vjeç! Shteti deri në 100 vjeç paguan! Kush është mbi 100vjeç i ka hequr nga defteri?! – më tha duke më hedhur dorën në qafë.

– U ka hequr shteti, por s’u heqim ne! Ju jeni Diamanti i shpirtit! – i thashë duke paguar.

U ngritëm. Gjeta një taksi, e hipa Lisin e Moçëm dhe i thashë shoferit që ta çonte te shtëpia!

U përshëndetëm dhe u nisa për te shkolla.

 

13.

 

Nxitova hapat për të vajtur në shkollë. E dija që do të zhvillohej mbledhja e përbashkët e këshillit të mësuesve, Drejtorisë së shkollës, Qeverisë së nxënësve, Këshillit të prindërve të shkollës me përfaqësues të pushtetit vendor dhe Zyra Arsimore dhe Prefektura e Qarkut. Çështja kryesore ishte organizimi për festimin e 100-vjetorit të hapjes së shkollës së parë shqipe në Mallakastër, në fshatin Bejar të komunës Fratar. Përfaqësuesit e komunitetit kishin ardhur të gjithë. Njoftimet për rendin e ditës ishin bërë nga drejtoria e shkollës. Projekti dhe grupet e punës ishin bërë gati. Ishte aprovuar dhe vendimi në këshillin e komunës për sponsorizimin e aktivitetit, tani pritej vetëm përgatitja.

I vura në dijeni të pranishmit mbi “amanetin” e “Lisit të Moçëm”. Si ide e përkrahën të gjithë, por problemi ishte se ishte koha e shkurtër. – Janë problemet financiare! – tha shefi i financës – mbas një muaj bëhet mbledhja e këshillit të komunës.

– Problemi është i dëshirës pa të tjerat rregullohen! – u thashë.

Grupet e punës sipas qarqeve të lidhen me ish-nxënësit dhe me ish-mësueset për mbledhjen e materialit selektiv. E lamë që kjo punë të diskutohet dhe me bizesmenët e zonës për probleme investimi. Mbas mbledhjes i them drejtoreshës: – Merr në telefon bizesmenin Hajredin Fratari, (të nipin e Korifeut) dhe thuaj për ngritjen e Muzeut. E mori në telefon. Ai e priti me kënaqësi dhe të nesërmen dërgoi ekspertë për të përgatitur Projektin e Muzeut. U ndanë detyrat mësuesve për të marrë në kontakt me ish-mësuesit dhe nxënësit për të sjellë fotografi të ndryshme, një grup pune do të nxirrte listën e nxënësve ekselentë. Të nesërmen erdhën ekspertët për të bërë projektin. U vendos që në muze të vendoseshin dhe dy tablo të Dëshmorve të Demokracisë, Fadil Agushi dhe Veledin Pashaj, të cilët kishin mbaruar shkollën e mesme “Hajredin Fratari”.

Grupet e punës filluan punën dhe ngritja e Muzeut u bë gati për 15 ditë. Herë pas here vinte edhe “Lisi i Moçëm” dhe vizitonte dhomën ku po përgatitej për muzeun e shkollës. Paralel vazhdonin dhe përgatitjet për kremtimin e 100-vjetorit të hapjes së shkollës së parë shqipe. Para 5 dite të kremtimit të përvjetorit të shkollës,  Muzeu ishte gati. I nipi i Korifeut erdhi dhe e pa nga afër Muzeun. Mbeti shumë i kënaqur. Në hyrje të Muzeut, një portret me fotografinë e Korifeut dhe Flamuri Kombëtar.

 

14.

 

Njoftimi dhe lajmi për kremtimin e 100-vjetorit të hapjes së shkollës së parë shqipe, Mësënjtores së parë në Mallakastër ishte bisedë e atyre ditëve në Komunën e Fratarit, Mallakastër. Njoftimi u dha si lajm në mediat elektronike dhe në mediat e shkruara. “Në datën 24 Prill 2006, në mjediset e shkollës së mesme “Hajredin Fratari”, Mallakastër festohet 100-vjetori i hapjes së shkollës së parë shqipe”!

Organizatorët i kishin marr masa që evenimenti të dilte sa më bukur! Ishte evenimenti më i rëndësishëm i zhvilluar këto 100 vjet, për gjithë trevën e Mallakastrës së sipërme Atë ditë sheshi para shkollës ishte mbushur plot me njerëz. Kishin ardhur ish-mësues që kishin dhënë mësim në shkollën e mesme, ish-nxënës që kishin mësuar në këtë shkollë. Të pranishëm nga e gjithë Mallakastra dhe trevat e ndryshme të vendit. Në fytyrat e njerëzve nuk ishte vështirë të dalloje gëzimin dhe harenë e tyre. Ishin siguruar larmi kostumesh shumëngjyrëshe për nxënësit e grupit artistik. Ishte siguruar koordinimi i pjesëmarrjes të grupeve të ndryshme folklorike me grupin artistik të shkollës, i cili kishte kohë që përgatitej për këtë ngjarje të madhe historike. Një kombinim perfekt u bë edhe me grupin artistik të nxënësve të shkollës 9- vjeçare “9-Dëshmorët”, Bejar si vendi ku u hap shkolla e parë shqipe. Gati për 50 vjet kjo ngjarje e rëndësishme për Mallakastrën u la në harresë për arsyet më absurde nga”Mbretëria e Zgërbenjve të kuq”. Të pranishëm përfaqësues të pushteteve lokale dhe qëndrore, vetë kryegjyshi botëror i Bektashizmit, Dede Haxhi Reshat Bardhi. Personalitete, intelektualë të zonës dhe trevave të tjera të vendit. Nxënës shkollash nga shkolla të ndryshme të zonës. Erdhi plaku 110 – vjeçar, “Lisi i Moçëm”, ish-nxënës i shkollës së parë shqipe. Profesorë dhe doktorë të shkencave historike, pjestarë, pasardhës së familjes së Korifeut. Pas një ceremonie të thjeshtë të vendosjes së buqetave me lule te shtëpia ku u hap shkolla e parë shqipe aktiviteti u zhvendos në mjediset e shkollës së mesme. “Ishte i pranishëm dhe ai Korifeu me bustin e tij në katin e dytë të shkollës së mesme që ndrin si Yll”. Ku të pranishmit i vendosën buqeta me lule. Vazhdonte të dëgjohej jehona e zërit të tij që tashmë ishte kthyer si himn për mallakastriotët: “Çdo shtëpi mallakastriote të bëhet një një shkollë, çdo mallakastriot të bëhet një mësues”! “Burrat në luftë, fëmijtë të nisin shkollën”! “Ju mund të më vrisni mua por kurrë Gjuhën Shqipe”! “Gjuha Shqipe, Gjuha e Nënës është për ne melhem i zemrës”!…

Të pranishmit kënduan “Himnin e Flamurit”. Mbas fjalës së hapjes së ceremonisë nga një mësues veteran, profesor dhe intelektualë të ndryshëm të historisë referuan mbi rëndësinë e hapjes së shkollës shqipe nga Korifeu dhe mbi aktivitetin patriotik të tij. Përshëndetën të pranishmit drejtoresha e shkollës, përfaqsues të pushteteve lokale dhe qëndrore, pasardhës të familjes së Korifeut, presidentja e senatit të shkollës. Në fund të pranishmit i përshëndeti “Lisi i Moçëm”, ish-nxënësi shkollës së parë shqipe. Duke ngritur lart shkopin magjik ai iu drejtua të pranishmëve: -Sot është vënë në vend “Nderi i humbur” gati për 100 vite nga të paudhët, nga jezitët, i Korifeut të arsimit në Mallakastër, i patriotit dhe Rilindasit të madh, udhëheqësit të “Lëvizjes Kombëtare” në shpalljen e Pavarsisë së Shqipërisë më 28 Nëntor 1912. Firmëtari i aktit final në shpalljen e Pavarësisë. Njeriu që sakrifikoi jetën në mbrojtje të Qeverisë së Ismail Qemalit! Dhe ky është burri trim dhe i mençur Hajredin Rakip Fratari, “Dëshmori i Kombit”! E vërteta, e drejta vonon, por s’harron! Kjo ditë sot ka qënë “pengu” i jetës sime! Nderojeni këtë emër se vepra e tij është flori e kaluar floririt! I përjetshëm në zemrat e brezave o trim, o hero, o yll! Nga ky moment u çlirova nga prangat! Shkoi i qetë në Atlarin atje ku prehet Korifeu!

Nxorri shamin dhe fshiu lotët. Dy nxënës e mbanin për krahu. Të pranishmit u përlotën. Mbas fjalës së “Lisit të Moçëm’ për të pranishmit udha një koncert artistik i kombinuar me grupi polifonik të Mallakastrës dhe grupin e përgatitura nga nxënësit e shkollës. Në fund të pranishmit vizituan Muzeun e shkollës.

 

  1. Rrëfime & Vizita

Atë mbasdite bie zilja e telefonit.

– Alo!

– Po!

– Jam “Lisi i Moçëm”!

– Po! Po të dëgjoj!

– Nesër do të bëjmë disa vizita… bashkë! Më prit te shkolla e Bejarit në orën 8.00!

– Si urdhron! – i thashë

Mbylli telefonin. Kishin kaluar tre ditë nga festa e 100- vjetorit të hapjes të “Mësonjtores së parë shqipe” në Mallakastër.

E nesërmja ishte e dielë. Atë ditë u ngrita herët nga gjumi. Hëngra mëngjesin, piva kafen dhe u nisa për te shkolla. Rrugës po mendoja suprizat që do të më bënte “Lisi i Moçëm”. Me këto mendime në kokë arrita te shkolla. Po më priste! Ora shënonte 8.00 në mëngjes. Data shënonte 27 Prill, (data e vrasjes së Korifeut). Veshur si për dasëm. Me kostumin e tij të zi karakteristik që e vishte në ditë festa, me jelekun e zi dhe me këmishën e bardhë si kartë cigare. Dhe mbahej pas shkopit magjik. Vesa e atij mëngjesi shkëlqente nga rrezet e diellit mbi barin e gjelbër. Qershitë me lulet e bardha kishin hedhur mandelën e bardhë si bora natyrës. Ullinjtë ishin në lulëzim dhe krijonin dhe ata sfondin e tyre me petkun e bardhë. Kudo të rrok syri vetëm jeshillëk. Lulet shumë ngjyrshe i jepnin natyrës pamjet e ylberit. Nëpër pyje dëgjoheshin timgëllimat e zileve dhe këmborëve të bagëtive që formonin harmoni dhe një simfoni të plot më këngët e zogjve. Në çdo familje në fshat atë mëngjes kishte filluar dybeku ku udhëtarët e rastit gostiteshin me një gotë dhallë. Fëmijët e vegjël prisnin sa gjyshet të zbrazin dybekun dhe të “vidhnin” gjalpin në tenxhere. Qëngjat dhe kecat lozin nëpër lëndina dhe gëzonin dhe ata duke marr pjesë në gëzimin dhe harenë që kishte mbërthyer fshatin tim të lindjes në këtë kremtim të 100- vjetorit të hapjes së “Shkollës së parë shqipe”. Në çdo shtëpi dëgjohej kënga kushtuar “Hajredin Rakip Fratarit”, kënduar nga djali i fshatit Mendi Nukaj. Ai mëngjes për ne mallakastriotët kishte brenda mallin, dhimbjen dhe dashurinë. Ajo datë e 27 Prillit mban të mbledhur si një det i madh lotët e derdhur për vrasjen e Korifeut nga Mallakastra dhe gjithë Shqipëria. Dhe në këtë ditë të sotme “Lisi i Moçëm” më ftoi për vizitë.

– Mirëmëngjes – i them.

– Mirëmëngjes!- ma ktheu me në buzëqeshje që dinë të buzëqeshin vetëm të moshuarit.

– Sot do të bëjmë disa vizita bashkë, më tha duke drejtuar shkopin magjik nga varrezat dhe nga Tempulli i Kalamatrëngut.

Drejtimin e shkopit magjik e kuptova, por s’po e kuptoja se ku.

– Me kënaqësi, jam në dispozicionin tuaj!

– Shkojmë!- tha duke drejtuar shkopin magjik nga varrezat. U nis. Unë e ndoqa nga pas. Varrezat ishin afër shkollës. Te porta e varrezave po na prisnin ata “Lisat e vdekur”, por të “gjallë”! Kishin dalë të gjithë “Lisat”. Unë nuk shihja njeri, por i shikonte “Lisi i Moçëm”.

– Tungjatjeta! – tha duke ngritur shkopin magjik lart. – Ja! Erdha të takohem me ju! Kam marr dhe këtë nipin tim dhe tuajnë! Të çmallemi! T’iu themi se amaneti u sos! (ai po fliste si me vete, mua m’u duk sikur kisha para syve “Hamletin” me monologun e tij të famshëm “Të rrosh apo të mos rrosh, kjo është çështja”). Po Hamleti im ç’kërkon këtu? Ai vazhdoi monologun duke u thënë “Lisave”: -Çështja u zgjidhl Balta e hedhur për 100 vite mbi Korifeun u pastrua! Shtrati i merimangës u dogj, u përvëlua! Korifeu erdhi në vendlindje! Amaneti juaj u sos! Shpirti i juaj le jetë i qetë! Edhe unë do të vij këtu! Jam i vetmi “Lis” i shekullit 20-të që mbijetoj! Zoti në la të shikoj më sy realizimin e “Amanetit”. Të falenderoj o zot! Amin! Edhe unë i kam hipur trenit që udhëton për te ju! Me ditë jam e do të nisem! Do ju dërgoj e-mail kur të nisem”!

U përul duke thënë: “Përulem para jush në këtë ditë të dhimbshme të vrasjes së Korifeut! Juve! Luftëtarëve të Lirisë! Juve që ju bashkuat Lëvizjes Kombëtare për shpalljen e Pavarësisë të Atmëmëdheut! Unë jam “Marotonaku” i viteve. Që renda për te ju! Atmëmdheu ka dhe një amanet: A do bashkohet trungu i ndarë Shqipëri-Kosovë -Çamëri në një; duhen martirë si ju që ta bëjnë realitet. Mirë u takofshin së shpejti”!

Këtu e mbaroi monologun Hamleti im! Jetojmë akoma në “Epokën Shekspiriane”, thashë me vete. Ai ngriti shkopin magjik dhe e drejtoi për nga Tempulli. E kuptova do të niseshin për në Tempullin e Kalamatrëngut. U nisëm.

– Për në tempull! – më tha me gjysmë zëri – të takojmë Martirët.

– Po!- i thashë.

U mendova. Për në Olimpin e tempullit të Kalamatrëngut rruga ishte disi malore. Mosha bënë punën e vet. “Lisi i Moçëm” do kohë të ngjitet në Kala. Po njoftoj Lilon të na çojë me makinë. Nxora telefonin dhe mora Lilon. I rashë ziles.

– Alo! Merr makinën dhe eja te shkolla!

– Erdha! – tha.

“Lisi i Moçëm” e kuptoi, por nuk foli. Mbërriti Lilua.H ipëm makinës dhe u nisëm për në Olimp. Pas një çerek ore mbritëm. Zbritëm. – Kur të marr në telelefon eja na merr!- i thashë Lilos. Ai tundi kokën dhe iku se kish disa punët e veta. Zbritëm këtu në tempullin e Kalasë së Martirvëve, këtu ku kanë zbritur Perënditë, këtu ku qielli kapet me dorë, ku Tomorri madhështor na përshëndet me dorë, ku kurora e Malit është dëshmitare që ne jemi autoktonë, ku Bylynët vërtetojnë se ky truall është i vjetër. U nisëm drejë “Gurëve të Kuvendit”. Aty ku kishte qenë “Lisi i Fratit” një shkëmb i madh, gati 2 metra i lartë. Dhe disa shkëmbenj të vegjël në formën e stolave. Nuk dihet kush i kishte mbjellë. I kishin pagëzuar me emrin “Gurët e kuvendit”. Nuk dihej as moti kur ishin pagëzuar me këtë emër. Ishin gjithësej 9 gurë. Ngjanin me gurët e ngrirjes së Plakës në majë të malit. Sipas legjendës (gojëdhënave) edhe këtu kishte ndodhur një dimër i ashpër dhe kishte ngrirë kryeplaku së bashku me antarët e pleqësisë. (Nuk ishte rastësi që fshati kishte 9 mëhalla). Ndofta kjo ka lidhje me legjendën. Një gjë është e sigurt: riti pagan i plakave që bëhet në fund të Marsit nisej që këtej nga të rinjtë e fshatit. Këta “gurë” nuk dihet si i shpëtuan katrahurës barbare kur u shkul “Lisi i Fratit” nga “Zgërbenjët e Kuq” më 25 dhjetor 1968, ditën e Krishtlindjeve…

– Paska shumë njerëz! – tha “Lisi i Moçëm” duke u drejtuar për të ulur te “Guri i rrëfimit”. Mbi qellin e Olimpit fluturonte një re e bardhë pllumbash, që shkonin deri te “Mësonjëtorja e parë” dhe ktheheshin prap në Olimp. “Lisi i Moçëm” u ul mbi “Gurin e rrëfimit” dhe përsëriti si me vete: Paska shumë njerëz, janë mbledhur të gjithë Martirët e historisë ndër vite.

Në fakt unë nuk shikoja njeri. Ai diçka monologonte me vete. Pastaj nisi monologun e famshëm hamletian: Të rrosh apo të mos rrosh, kjo është çështja. Tungjatjeta more burra! Ja erdha këtu sot te ju ku në 27 Prill, motin e mallkuar të 1915, kur ne u mblodhën këtu se na mbërrrit mandati i vrasjes të “Senatorit të Fisnikërisë” dhe Korifeut tonë të dashur, Hajredin Rakip Fratarit. A kujtohet ajo ditë e 12 Prillit 1915 kur në Bejar erdhën mercenarët e Musa Qazimit dhe bashibozukët e Haxhi Qamilit dhe arrestuan burrat e fshatit i çuan në Berat duke u thënë: Tregoni ku fshihet Hajredin R. Fratari ose ju do të kalbeni në burg”. Dhe ata martirë nuk e treguan Rektorin e “Universitetit të Fisnikërisë”. Ai fisnikërinë e kishte kultivuar vet. Dhe nuk mund ta pranonte që vëllezërit e tij të sakrifikoheshin, ndaj vendosi të përballej më ta. Dhe natën e 14 Prillit ai u kthye nga rrethinat e Vlorës ku kishte qenë për disa ditë me pushime. Erdhi në Bejar për të shkuar në Berat të përballej me ta. Ai i njihnte mirë Musa Qazimin dhe prefektit e Beratit, ua dallonte që në shikim temparamentin, “forcën, trimërinë” dhe ç’burrërinë. Dhe 100 martirë u mblodhën te këta Gurë të Kuvendit për t’a çuar në Berat trimin tonë. U nis më më të gdhirë të datës së 15 Prill. Dikush e quajti se Fisniku po shkonte vetë drejt vdekjes. Jo! Zotërinj gaboheni! Ai po nisej drejt Altarit të historisë për t’i treguar botës: “Ky vend ka zot! Është I yni Atmëmdheu”! Vëllezërit e tij u çuan dhe Hajredini qëndroj për t’u përballur me ta. U tha trimave të vet: Kthehuni në Mallakastër! Do të përballen vetë me këta armiq të vendit tim”!

Qëndruan në pritje të gjyqit vetëm 30 trima, të tjerët u kthyen në Mallakastër. Komandanti I garnizonit të xhandarmërisë së Beratit dhe Prefekti e morën në pyetje. Musa Qazimi iu drejtua me lajka: – Të ka gënjyer ai “tradhëtari Kombit”! (Bëhej fjalë për Ismail Qemalin). Prespektiva dhe e ardhmja e Shqipërisë është me “Babën” (për Turqinë)! Ty të shkolloi “Porta e Naltë, të bëri dhe Prefekt! Babaj juaj ka qënë një punonjësi i Portës së Naltë! Ç’të keqe ka parë familja juaj nga “Baba Sulltani”?

Por Senatori i Fisnikërisë me qetësinë që e katakterizonte, me mençurinë e tij si dhe me ironi dhe sarkazëm, i tha: Rrofsh, o patriot i mëmëdheut të tënd! O brejtësa të tokës mëmë! Bab Sulltanët nuk i kanë bërë asgjë Shqipërisë! Veçse e kanë mbajtur 500 vjet nën zgjedhë, i grabiti lirine, i humbi indetitetin si komb, atë që e formoi me gjak dhe sakrificë i madhi Skënderbe! Na mohoi gjuhën tonë të nënës, gjuhën shqipe! Ju nuk keni në damarë gjak shqiptari, por gjak ulkonjash! Ju jeni tradhëtar të Atmëmëdheut!

Musa Qazimi ulëriu: – Merreni! Do ta mësosh se kush jam!

Dy mercenarë e mbërthyen përkrahu. Prefekti i Beratit i tha: – Zoti Fratari, ne kemi qenë dhe shokë!

Haredin Fratari me seriozitetin e tij i tha: Tradhëtar! Nuk bëhet pazar me lirinë e Atmëmdheut! Koha do ta tregojë!

-Më qafë paç veten Zoti Fratari! Merreni, çojeni në qeli!- tha prefekti.

Dhe ata bën një plan të mirë organizuar duke e transportuar natën për në burgun e Kavajës dhe gjoja ai (H.F.) tentoi të arratisej dhe ata e vranë. Mandati i vrasjes së Hajredin Fratarit ka qënë nga më të rënda në jetën time. U nisëm nga Berati 30 burra me në krye Arben Osmanin, kryeplakun e fshatit Sulo Rakipin (të vëllanë) dhe Veiz Zeqaj (imamin e zonës) për të organizuar një kryengritje burrat e Mallakastrës së Sipërme drejt Beratit. Këtu më Tempullin Kalamatrëngut, pra këtu në Olimb ku jeni mbledhur ju. sot në përkujtim të asaj dite u mblodhën të gjithë duke thirrur: Hakmarrje! Hakmarrje! Hakmarrje! Por Zonja e Fisnikërisë Sabreti nuk na lejoi: Nuk dua ta dëgjoj fjalën gjakmarrje; nuk dua një gjakderdhje të re! Nuk dua t’i lë fëmijët dhe vllezërit e mi peng të një kanuni mizor. Duhet të jemi të qetë;e rëndësishme është të vazhdojmë rrugën që la në mes vëllai juaj dhe im shoq për të mirën tonë, për të mirën e Shqipërisë. Ne do të vazhdojmë rrugën e Lirisë që la në mes “Senatori i Fisnikërisë”.

Hyseni (i vëllai) së bashku me disa burra të tjerë të Mallakastrës qëndruan në Berat. Gjëndja ishte shumë e rëndë në prag të një luftë civile. Dhe ne e bluan dhimbjen në mullirin e kafesë!…

Por unë erdha t’u jap haberin se amaneti juaj u realizua! Pritja juaj mori fund! Korifeu erdhi në vendlindje! Ne e festuam 100-vjetorin e “Mësonjtores së parë”, atë Mësënjtore ku ju mblidheni çdo natë! Pëllumbat kishin zbritur të gjithë mbi Olimp dhe dëgjonin me vëmendje monologun e “Lisit të Moçëm”. Shpirti i Martirëve ishte kthyer në pëllumba të bardhë.

E pyeta “Lisin e Moçëm”: – Pse është kaq i rëndësishëm ky Tempull, ky Olimp, kjo Kala?!Ashtun si ishte ulur u çua në këmbë dhe tha: – Nga këtu ka nisur udhën në kërkim të Lirisë të gjithë Martirët gjatë gjithë historisë! Këtu janë bërë të gjithë kuvendet në kërkim të saj. Mjafton të kujtojmë vitet 1837-1906-1912-1915-1920-1939-1944 1990-1997 për të zbuluar historinë. Këtu janë rrënjët e mallit, të dashurisë, të dhimbjes. Nga këtu merr jetë pranvera për të lulëzuar. Pa shiko filizat e “Lisit” si po hedhin shtat. Shiko pëllumbat e bardhë si fluturojnë të gëzuar mbi truallin mëmë.

Nën këmbët e Tempullit nga krahu i lindjes, buzë autostradës është ndërtuar një lokal i bukur. Falenderoj Zotin që më ngarkoi me detyrën e Maratonomakut për të sjell lajmin këtu te shpirti i Martirëve për t’u thënë: Amaneti u realizua! Dhe tani ka mbetur vetëm një Amanet pa realizuar për të gjithë shqiptarët kudo qe janë në botë: “Bashkimi i Trungut të Atmëmëdheut në një, pra Shqipëri-Kosovë-Çamëri! Ëndërr e shumëpritur! – tha “Lisi i Moçëm”!

Dhe regjimi i Enver Hoxhës i zhduku nga faqja e historisë në vitet 1945-1990 këto perla të historisë.

– Po pse? – e pyeta.

– Sepse ata edepësëza nuk kishin “din e iman”, ata kishin lindur vetëm për “mëkate”.

– Do të llafos kur të pimë kafe te lokali! – më tha si i mallëngjyer.

Zbritëm avash-avash për të pirë një kafe duke i lënë pëllumbat e bardhë të fluturojnë mbi Atmëmëdheun.

Ishte 27 Prill 2006.

Pajtim Sejdinaj: Majori…

Please follow and like us: