Albspirit

Media/News/Publishing

Ruben Avxhiu: Në kujtim të babait tim, themeluesit të Gjeofizikës Shqiptare

Prof. Dr. Radium Avxhiu (1940-2011)

Inxhinier, një nga themeluesit e Gjeofizikës Shqiptare, drejtues i një ekspedite e cila zbuloi në vite shtatë vendburime të bakrit në Shqipëri, nga të cilat të paktën tre funksionuan si miniera.

Kujtoj bashkë me të, të gjithë heronjtë e pakënduar të gjeofizikës, gjeologjisë, gjeodezisë, e minierave, të gjithë ata që me punën e tyre i siguruan Shqipërisë miliona dollarë në vitet më të vështira ekonomike.

Nuk ka buste e lapidarë për njerëzit e kësaj fushe, ndonëse vendi do të kishte falimentuar pa kontributin e tyre. Inxhinierë e teknikë, punëtorë e minatorë, që dhanë gjithshka për të pasuruar vendin, ndonëse e mbyllën jetën gati po aq të varfër sa e nisën.

Radiumi sigurisht ishte më shumë se sa inxhinier, studjues e pedagog. Ishte një njeri erudit, poliglot, me interesa e njohuri të thella për historinë, artin, mjekësinë etj. Mbi të gjitha ishte një njeri me humor të jashtëzakonshëm, zemra e çdo gostie e muhabeti.

Please follow and like us: