Albspirit

Media/News/Publishing

Klaudia Pepa, një balerinë, një yll në shkëlqim, ajo u bë e njohur në ‘Amici’ të Maria De Filippi

“Klaudia Pepa ka lindur në Tiranë, Shqipëri më 26 tetor të vitit 1992. Është balerinë profesioniste e cila u bë e njohur në “Amici di Maria De Filippi në Canale 5. Ajo njihet gjithashtu për punën si koreografe në X Factor Albania. Ajo pati mundësinë që të bashkëpunonte me Ricky Martin në Amici. Klaudia nisi të kërcente që në moshën 5-vjeçare”, thuhet në përshkrimin e balerinës së njohur. Klaudia Pepa balerina që fluturon në ajër, por me këmbë në tokë! Ëndrrën e saj e ka mbeshtetur nëna e vet gjithmonë.

Udhëtoi drejt tokës së ëndërruar të artistëve, për objekiva më të mëdha: Të bëhej e famshme dhe ta njihnin të gjithë, edhe përtej kufijve shqiptarë.
Shumë sakrifica, mund, djersë, shumë prova e sprova e sfida, edhe dështime që e kanë mësuar dhe forcuar te vazhdojë rrugën e artit me sukses. Është e rëndësishme për atë dhe studimi për nj formim më të plotë në Itali, ndërsa po studion për aktrim. Klaudia Pepa thotë se nuk do të ndalet derisa ajo të mundet për të bërë më të mirën.
Ajo është nderuar me çmimin “Best Actress Honorable Mention”, për rolin e saj në “Lights Off”. Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë Klaudia, përmes një postimi në Instagram.“Nuk mund ta kuptoni lumturinë time!
Për hapat e mi të parë si aktore kjo është një kënaqësi e madhe.
Faleminderit Best International Film Festival (Rumani) për këtë çmim. Puna shpërblehet gjithmonë”,
Po vërtet puna shpërblehet ne botën moderne!
I afti dhe profesionisti i mirë zë vëndin e merituar, pa parti, pa ndërhyrje.
Nje tipar në karakterin e saj është dhe mirësjllja, ëmbëlsia dhe ana njerëzore që e dallon nga te tjerët.
Ne emisionin Opinion, gjatë bisedes me gazetarin Fevziu, ajo thotë se: nëse realizohen projektet që ka në plan në bashkëpunim me koreografin mbarëbotëror, Daniel Ezralow, balerina Klaudia Pepa mund të kthehet në Shqipëri brenda vitit të ardhshëm për bashkëpunime. Klaudia Pepa ka treguar me detaje për jeten dhe karrierën e saj pak te veshtirë si fillim sepse nuk ishte shumë e mbështetur.
Klaudia është një balerinë e shkëlqyer, një yll në shkëlqim!
Please follow and like us: