Albspirit

Media/News/Publishing

Adelina Ismaili: Unë besoj ende në liri

Miq të mi. Emisionin e plotë “Show i së premtes” me mysafir teolog Drilon Gashin do ta publikojmë nesër këtu në facebook-un tim. Unë besoj ende në liri. Unë jam Adelina e vogël që këndonte “Me dy gishta përmbi sy të kërkoj demokraci” me Zanfinen 5 vjeçare, nën hundët e milicisë. Unë jam Adelina e “Lavdi ushtari im” në kohë lufte. Unë jam Adelina e “Ushtrinë time do ta bëj” e pasluftës. Unë jam “Sajzeza” e “Amaneti”. Unë jam “Skënderbeu” e “Konstandini” . Unë nuk frikësohem, por zhgënjehem. Dhe ngrihem prapë. Unë jam nënë e cila nuk beson në robëri. Unë jam grua e cila vdes vetëm për dashuri. Jam motër krenare. Jam bijë e kësaj toke, tjetër nuk kam. Jam Adelina juaj tash e 38 vite. Ju uroj shikim të këndshëm nesër. Një fitore e vogël në një rrugë të gjatë.  Nga zemra faleminderit për mbështetjen.

Please follow and like us: