Albspirit

Media/News/Publishing

Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare profesor Kristaq Berxholi

Ndahet nga jeta në moshën 75 vjecare Profesori i njohur i Veterinarisë, Kristaq Berxholi. Ai është lindur me 1 gusht 1948 ne Lunxheri të Gjirokastrës. Me mbarimin e shkollës se mesme në qytetin e Gjirokastrës, Berxholi ndoqi studimet e larta për Mjekësinë Veterinare në Institutin e Lartë Bujqësor.

Pas përfundimit të studimeve në vitin 1973, punoi si veteriner dhe me pas si përgjegjës i shërbimit veterinar në Tepelene. Ne vitin 1979 emërohet kërkues ne Departamentin e Virologjisë ne Institutin e Studimeve Veterinare ne Tirane, Institut qe me vone e drejtoi, ne vitet 1997 deri 2002.

Nga viti 2002 punoi si pedagog ne Fakultetin e Mjekësisë Veterinare dhe nga viti 2004 ishte drejtues i Departamentit te Lendeve Paraklinike te këtij fakulteti.

Pas kualifikimit universitar ai u pajis me disa grada dhe tituj shkencorë si “Doktor Shkencash“, dhe “Profesor”. Profesor Berxholi është autor i shume botimeve shkencore për sëmundjet virologjike, imunologjike dhe zoonozat. Ai ka qene një bashkëpunëtor i ngushte i medias per çështjet e sigurise  ushqimore dhe shëndetit publik.

Please follow and like us: