Albspirit

Media/News/Publishing

Më 2 mars 1925 u vra pabesisht Luigj Gurakuqi!

Më 2 mars 1925, plot 99 vjet më parë, dora kriminale e antishqiptarëve vrau Heroin e Popullit dhe Mësuesin e Popullit Luigj Gurakuqi, krahun e djathtë të Ismail Qemalit, ideologun e Shqipërisë së pavarur dhe themeluesin e arsimit kombëtar shqiptar…
Fan Noli i ka kushtuar një elegji që shpreh tërë mirënjohjen, adhurimin dhe të gjithë dhimbjen e kombit për këtë Vigan Liberator.

parë, dora kriminale e antishqiptarëve vrau Heroin e Popullit dhe Mësuesin e Popullit Luigj Gurakuqi, krahun e djathtë të Ismail Qemalit, ideologun e Shqipërisë së pavarur dhe themeluesin e arsimit kombëtar shqiptar……

Fan Noli i ka kushtuar një elegji që shpreh tërë mirënjohjen, adhurimin dhe të gjithë dhimbjen e kombit për këtë Vigan Liberator.

Fan Noli: Elegji për Luigj Gurakuqin

Nëno moj, mbaj zi për vllanë,
Me tre plumba na i ranë,
Na e vran’ e na e shanë,
Na i thanë trathëtor.

Se të deshte dhe s’të deshnin,

Se të qante kur të qeshnin,
Se të veshte kur të çveshnin,
Nëno moj, të ra dëshmor.

Nëno moj, vajto, merr malin,
Larot t’a përmbysnë djalin
Që me Ismail Qemalin
Ngriti flamur trimëror.

Nëno moj, m’a qaj në Vlorë
Ku të dha liri, kurorë,
Shpirt i bardhë si dëborë;
Ti s’i dhe as varr për hor.

Nëno moj, ç’është përpjekur
Gojë-mjalt’ e zëmër-hekur,
Syrgjyn-gjall’ e syrgjyn-vdekur,
Ky Vigan Liberator.

Please follow and like us: