Albspirit

Media/News/Publishing

Pranvera Skana: Mos u trishto profesori im i nderuar, Shezai Rrokaj!

Përulem para emrit tuaj, por:

Së pari, studentët e sotëm meritojnë një metodologji të re të orës mësimore. Ata janë gjeneratë tjetër dhe ne na duhet të shkojmë sipas ligjësive të tyre e jo ata të përshtaten në format klasike të mësimdhënies. Për këtë arsye nuk mund të pretendojmë që ata të na ndjekin në leksion. Duhen forma interaktive. Për të na ndjekur dhe për ta na kuptuar.

Studentët tanë janë njohës të shkëlqyer të disa gjuhëve të huaja dhe sigurisht mund të aksesojnë çdo studim shkencor ndërkombëtar për pasurimin e detyrave të kursit dhe leksioneve, mjafton t’i orientojmë me durim dhe siç duhet.

Studentët shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit, janë punëtorë, e duan arsimimin dhe janë shumë më të përgjegjshëm se studentët të kombësive të tjera.

Ata thjeshtë shkëlqejnë!

Klishetë, se studentët sot janë të dobët dhe nuk lexojnë? Totalisht qasje e dalë mode. Studentët sot mund të mos shfletojnë fletët e librit, por lundrojnë në literatura, në atikuj, në kohë reale njëherësh me çdo të ri tjetër në universitet botërore. Mjafton të dimë t’i vëmë në punë…

Studentët sot janë mirënjohës, dhe janë shumë më ambiciozë se brezi im që jemi shkolluar me leksione duke i marrë me shkrim dore, në fletore katër lekshe.

Ne studentët e dikurshëm thjeshtë ishim më të frustruar se këta sot…

Jam një pedagoge shumë krenare për studentët e mi në Universitetin e Tiranës dhe Universitetin ‘Aleksandër Moisiu’, Durrës…

https://www.instagram.com/reel/C3-pisxMPug/?igsh=NXI3MGtlZnc1dzRi&fbclid=IwAR3magQA2etTspJuyXMuNxf_587ZIhHn1axXBUSnppVvz4QxuYNBi5hCVrY

Please follow and like us: