Albspirit

Media/News/Publishing

Genc Leka: LETËR MËSONJËSIT

Mësonjës të kujtohet! Ti erdhe një ditë
Nga larg, i kapitur tek ne në katund,
Sa bukur të pritën të gjithë fëmijtë,
Më bukur shkëlqente dhe qielli pa fund.
Mësonjës, të kujtohet! Ç’të themi më parë.
Sa shumë na doje, ashtu si dhe ne,
Sa herë na thoshe: Fëmijë të mbarë
Në zemër më ngjallnin gëzim dhe hare.
Mësonjës t’na shohësh sa fort jemi rritur,
Tani nxënësit e tu ti s’i njeh.
Sa herë të mbledhur të gjithë t’kemi pritur,
Ta dish sa të duam, sa mall kemi ne…
Mësonjës, jemi mbledhur në klasën e dashur
Ku ti na mësove me mall e kujdes,
Nga punë të ndryshme secili ka ardhur,
Si vinim çdo ditë herët në mëngjes,
Mësonjës, do marshojmë krenarë në jetë
Se ti na mësove. Të puthim nga larg.
(Për ne mos ki hall, mësonjës i shtrenjtë)
Secili nga ne një rrugë ka gjetë
Dhe njëri prej tyre… të shkruan këtë varg.
Please follow and like us: