Albspirit

Media/News/Publishing

Ilda Mejdani Jeha: GRUA

Buzëqeshja e saj e qetë, e kthjellët.
Buzëqeshja e saj e ëmbël, e paharrueshme, mbartur në zemra burrash.
Buzëqeshja e saj përbuzëse, pranuese.
Buzëqeshja e saj e rafinuar, që turpëron metaforat.
Buzëqeshja e saj, ndjellëse, kureshtare.
Buzëqeshja e saj, lakore, që tredh rregullat.
Buzëqeshja e saj e kurvërt, që thotë gjëra shumë serioze.
Buzëqeshja e saj e brishtë, gazavaj.
Buzëqeshja e saj përgjëruese, profesionale.
Buzëqeshja e saj e ditur, që shndrin si medalion i fituar.
Please follow and like us: