Albspirit

Media/News/Publishing

DEMONSTRATA PATRIOTIKE E SHQIPTARËVE ME BANIM NË BUENOS AIRES

CARAS Y CARETAS (1913) / DEMONSTRATA PATRIOTIKE E SHQIPTARËVE ME BANIM NË BUENOS AIRES, KRIJIMI I NJË SHOQËRIE DHE BETIMI NË FLAMUR

Betimi në flamurin shqiptar, nga banorët shqiptarë në Buenos Aires. – Në rreth : kolona e banorëve shqiptarë që erdhën të vizitonin redaksinë e gazetës. – Burimi: Caras y Caretas, 7 qershor 1913, faqe n°70.

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 18 Mars 2024

 

“Caras y Caretas” ka botuar, me 7 qershor 1913, në faqen n°70, një shkrim mbi demonstratën patriotike asokohe të shqiptarëve me banim në Buenos Aires, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar: 

 

Demonstrata patriotike shqiptare

 

Shqiptarët me banim në Buenos Aires kanë formuar një shoqëri patriotike “Shoqëri Veteqeverimi – Shqipërise”, akti i parë i së cilës ishte betimi për besnikëri ndaj flamurit të Shqipërisë, një vend që, në konfliktin ballkanik, ka arritur, falë mbrojtjes së Austrisë, avantazh më të mirë se shtetet e tjera, ndoshta më të dënuara se ai nga fatkeqësitë e luftës. Qëndrimi i shqiptarëve të mbledhur për qëllimin atdhetar, u vëzhgua me simpati, gjë që u dha këtyre patriotëve duartrokitjet e publikut dhe të shtypit kombëtar.

 

Please follow and like us: