Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: E panjohur

Shkencëtarët besojnë se asgjë nuk ekzistonte para Big Bang-ut. Por, nëse ka pasur një univers të mëparshëm, çfarë ka ndodhur me të? A mund të jetë ai në hapësirën-kohë të veçantë ose paralel me tonën?!
Sigurisht që termat para, ende dhe gjithmonë nuk do të kishin kuptim nëse universi tjetër nuk ka kohën tonë, gjë që nuk mendohet të jetë një mundësi.
Për shkencën, çdo gjë që ekzistonte nuk ekziston, megjithëse kujtesa, edhe pasqyrimi, thotë ndryshe; sikur të mos ishte e mundur, termi para nuk do të kishte kuptim sepse asgjë, duke përfshirë vetë kohën, nuk ekzistonte përpara Shpërthimit të Madh.
Disa njerëz mendojnë se universet bija lindin brenda vrimave të zeza. Edhe pse kjo tingëllon si shkencë, nuk është. Është spekulim; pa mundësi provash, nuk mund të testohet. Megjithatë, krijon filma të mrekullueshëm.
Matematika që përshkruan atë që ndodh, duket se tregon një singularitet në hapësirë-kohë; është pikë zero, ku pas saj nuk ka hapësirë dhe as kohë. Ky quhet kufiri i Planck-ut.
Natyrisht, matematika ndryshon në në pikën zero, por ne nuk e dimë me siguri. Një nga implikimet e bashkimit të madh (teoria e bashkimit të katër forcave  elektromagnetike të dobëta dhe të forta në një forcë të vetme që jep energji të lartë) është se hapësirë-koha do të ishte krejtësisht e ndryshme nga ajo që dimë dhe kuptojmë.
Kjo bëri që Hawking të shprehej: “Pothuajse të gjithë tani besojnë se universi dhe vetë koha, kishin një fillim në Big Bang”.
Pra, është si të thuash “mos mendo më gjatë”. Megjithëse njeriu nuk e ka arritur kulmin e zhvillimit, dhe nuk e di se çfarë ndodh në të panjohurën, por e di se diçka rrënjësisht e ndryshme duhet të ndodhë.
Please follow and like us: