Albspirit

Media/News/Publishing

Gane Ahmeti: E padrejta

 

Ti kurrë nuk do ta kuptosh

që ke bërë një të padrejtë.

Ti kurrë nuk do ta kuptosh

dëmin që i ke shkaktuar dikujt,

deri sa t’ju bëhet e njejta gjë

dhe juve.

Për këtë arsye nuk do të veprosh kurrë

vetëm në interesin tënd.

Sfida;

Durimi;

Sprova e njeriut;

Shkatërrimi nga dikush, është force për të,

sepse ai një ditë do jetë në majat e suksesit,

ndersa ti do jesh në gjunjë

duke u lutur

që të mos shkatërrohesh aq shumë.

Please follow and like us: