Albspirit

Media/News/Publishing

Ndrroi jetë Altin Mustaf Ponari, Kryeshefi Ekzekutiv i EUROSIG, Kosovë

Ndrroi jetë Altin Mustaf Ponari, Kryeshefi Ekzekutiv (CEO) i Kompanisë EUROSIG për Kosovën dhe nipi i Azem Hajdarit

 

Ramiz Lushaj

 

Në mbrëmjen e vonë të 22 marsit 2024, ndrroi jetë në Prishtinë, në moshën 45-vjecare, pas një sëmundje të rëndë e të gjatë, avokati, diplomati, zyrtari Altin Mustaf PONARI, Kryeshefi Ekzekutiv (CEO) i Kompanisë EUROSIG për Republikën e Kosovës.

Altin Mustaf Ponari ka lindur më 5 janar 1979 në Tropojë, ku e kaloi fëmijërinë dhe rininë e tij të hershme. Ai, me një përkushtim të madh ndaj dijes e arsimimit, e kreu me rezultate të larta Universitetin Shtetëror të Tiranës, Fakultetin Juridik, në vitet 2006-2009.

Altin Mustaf Ponari, nipi i Azem Hajdarit, u rrit si demokrat, pasi që në moshën 11 vjecarei shkonte mbrapa në veprimtari të ndryshme partiake publike dajës së tij, duke u bërë pjesë e të gjitha forumeve active të PD-së në Tiranë dhe ndër vite kontribuoi shumë për rikthimin e PD në pushtet në vitin 2005.

Juristi i ri, Altin Mustaf Ponari e vazhdoi karrierën e tij zyrtare edhe në fushën e diplomacisë, në vitet 2008-2010, duke punuar diplomat në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Belgjikë, në kryeqendrën e selive të disa organizatave ndërkombëtare, si BE, NATO, etj.

Pas kthimit nga Misioni Diplomatik në Bruksel e filloi punën e tij të re në Tiranë, e vazhdoi karrierën e vet si oficer si Inspektor i Lartë në Ministrinë e Brendshme (MB), duke dhënë contribute të dallueshme.

Pas largimit nga MB e vazhdoi karrierën e tij zyrtare, pandalur, me sukses, në vitet 2013-2015, me detyrën e re: drejtor në Bashkinë Tiranë.

Altin Mustaf Ponari, edhe pas largimit nga Bashkia e Tiranës, e rifilloi aktivitetin në profesionin e tij të shkollimit të lartë e të veprimtarisë së tij juridike dhjetëvjecare, duke punuar si avokat në periudhën kohore 2016-2019, duke krijuar emrin e tij të mire në fushën e jurisprudences shqiptare.

Altin Mustaf Ponari, nga viti 2019 deri me 22 mars 2024, në ditën e ndarjes së tij nga jeta, punoi në detyrën e lartë të Kryeshefit Ekzekutiv (CEO) i Kompanisë së Sigurimeve EUROSIG për Republikën e Kosovës.

Altin Mustaf Ponari është një shembull i lartë i përkushtimit e përgjegjësive të mëdha ndaj detyrave profesionale, shtetërore, private, misionare, që ndërmori vet, që ia besuan të tjerët, duke mos u shkëputur nga puna as vitet e ditët e fundit të sakrificave mbijetuese e veprimtarimi përballë sëmundjes së gjatë e të rëndë që e ndau nga jeta në moshë të re, kur po jepte maksimume të dijes dhe të përvojës së tij të shumanshme e të çmuar 15 vjeçare, kur e kishte krijuar profilin e tij të lartë në punë, në jetë, në shoqëri, në detyrat e tij në Shqipëri, Kosovë, Belgjikë.

Kjo ikje e tij e parakohshme, në Ditën e Sulltan Novruzit, në Ditën e 22 Marsit të Demokracisë Shqiptare, në Ditën e Verës, është një dhimbje e madhe dhe e thellë për familjen e tij, për të afërmit e tij, për të gjithë ata që e njohën në punë e në jetë, për Kompaninë EUROSIG në Kosovë, i cili u nda prej nesh duke na lënë kujtime të mira, përvojë të pasur, emër të lartësuar, kujtime të paharruara!

 

Please follow and like us: