Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Aleksandri dhe Aristoteli

Rreth vitit 343 pes, Mbreti Filipi II i Maqedonisë i kërkoi filozofit grek Aristotelit që të mësonte djalin e tij 13-vjeçar, Aleksandrin III, i cili më vonë u bë i njohur si Aleksandri i Madh. Filipi II punësoi Aristotelin me shpresën për ta shndërruar trashëgimtarin e tij të ri në një udhëheqës të mirëarsimuar dhe të kulturuar, nga frika se vetëm aftësia ushtarake nuk do të mjaftonte për të kërkuar respekt nga vartësit e tij. Ai i besoi Aristotelit pjesërisht sepse babai i filozofit, Nicomachus, dikur kishte qenë mjek i oborrit për një mbret të mëparshëm maqedonas. Si pagesë për tutorin e djalit të tij, Filipi II premtoi të rindërtonte qytetin e lindjes së Aristotelit, Stagira, të cilin mbreti e kishte pushtuar dhe rrafshuar vite më parë.
Aristoteli dhe Aleksandri u nisën për të studiuar në Nymphaeum (faltorja e Nimfave) në fshatin e largët të Miezës, ku kaluan afërsisht tre vjet së bashku. Megjithëse dihet pak për mësimet e sakta të Aristotelit, besohet se ai e shkolloi sundimtarin e ardhshëm në shumë lëndë, si mjekësia, poezia, retorika, gjeometria dhe madje edhe botanika. (Në fakt, ushtria e ardhshme e Aleksandrit përfshinte disa botanistë, puna e të cilëve ishte të mblidhnin mostra dhe të studionin tokat e reja që pushtuan),
Ptolemeu e klasifikon Miezën midis qyteteve të Emathias. Stephanus i Bizantit, nga ana tjetër, duke marrë informacionin e tij nga Theagenes, aludon se nganjëherë Mieza quhej Strymonium. Vendi ku dikur qëndronte Mieza është Lefkadia moderne, pranë qytetit modern Naousa, Imathia, Maqedonia Qendrore dhe ka qenë subjekt i gërmimeve arkeologjike që nga viti 1954.
Vendi i shpellës në Mieza besohet të ketë qenë pjesë e shkollës maqedonase të Aristotelit.
Mieza u emërua nga Mieza, që në mitologjinë e lashtë maqedonase, ishte vajza e Beres. Në kohët e lashta, Bereasit ishin banorë të qytetit të Bereas, i referuar edhe si Berea në Bibël. Sot, qyteti njihet si Veria në Greqinë veriore.
Mieza ishte shtëpia e shokut të Aleksandrit, Peucestas. Ndër studentët e arsimuar në Mieza përfshihen Ptolemeu, Kassander dhe Kleitus, që u bënë gjeneralë të Aleksandrit.
Në vitin 340 pes, Filipi II e thirri Aleksandrin në shtëpi dhe koha e djalit me Aristotelin mori fund. Aleksandri mori fronin maqedonas në vitin 336 pes, ndërsa Aristoteli u kthye në Athinë dhe themeloi një shkollë të re publike të njohur si Liceu.
Please follow and like us: