Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Dodona

Pothuajse të gjithë emrat e perëndive në Greqinê e. lashtë (Pellazgji, siç quhej nê atë kohë) erdhën nga Egjipti. Të gjitha ato kanë ardhur nga një burim i huaj dhe Egjipti i lashtë ka dhënë numrin më të madh.
Është thënë se pellazgët kishin lidhje gjaku me egjiptasit e lashtë. Sepse me përjashtim të Neptunit dhe Dioskurit, perënditë e pellazgëve janë njohur që nga kohrat më të lashta në Egjipt.
Zotat, emrat e të cilëve deklarohen me origjinë të panjohur, helenët i morën nga pellazgët, përveç Neptunit, emrin e të cilit e morën nga libianët; të vetmit njerëz që kishin një perëndi me emrin Neptun.
Egjiptianët u ndanë nga pellazgët që në kohët më të lashta gjatë përmbysjes së qytetêrimit në Sumer dhe tani ndryshonin nga pellazgët në mosdhënien e nderimeve hyjnore për heronjtë. Ka shumë praktika të tjera, të cilat u huazuan nga Egjipti. Statujat e  Mërkurit, helenët i kanë marë nga pellazgët; prej tyre fillimisht i përvetësuan atikasit, që u bënë athinas, prej andej helenë;  pellazgët që jetonin aty u konsideruan helenë; dhe u dhanë banorëve ceremonitë e tyre fetare.
Athinasit, të cilët ishin të parët nga të gjithë që bënë statujat e tyre të Mërkurit, e mësuan këtë praktikë nga pellazgët. Siç thotë legjenda:
Në kohët e hershme pellazgët, ofronin flijime të të gjitha llojeve dhe u luteshin perëndive, por nuk kishin emra të veçantë; ata i quanin perënditë (The-oi). Më vonë, emrat e perëndive erdhën nga Egjipti. Pas mbërritjes së emrave pellazgët u konsultuan me orakullin në Dodonë. Ky ishte orakulli më i lashtë dhe në atë kohë nuk kishte asnjë tjetër.
Në pyetjen e tyre – “A duhet të adoptojnë emrat që ishin importuar nga të huajt?” Orakulli u përgjigj duke rekomanduar përdorimin e tyre. Më pas, në flijime, pellazgët përdorën emrat e perëndive dhe prej tyre, emrat kaluan te helenët, prej nga lindën zotat, emrat e të cilëvë në greqisht nuk kanë asnjë kuptim pa u shpjeguar nga pellazgjishtja, ilirishtja, gjuha shqipe..
Homeri dhe Hesiodi, shekulli VIII pes, ishin të parët që kompozuan Theogonitë, dhe u dhanë perëndive epitetet e tyre, për t’u caktuar disa ofiqe e profesione, dhe për të përshkruar format e tyre.
Për sa u përket poetëve, që disa mendojnë se janë më të hershëm se Homeri dhe Hesiodi, ata dolën më vonë.
Në lashtësi në Egjipt gjithashtu qarkullonte një legjendë  në lidhje me orakullin e Dodonës dhe atë të Amonit:
Fenikasit rrëmbyen dy gra të shenjta nga Teba (Egjipt), dhe njërën, Amonin, e shitën në Libi, dhe tjetrën, Dodonën, e shitën në Pellazgji.
Këto gra u bënë themelueset e para të orakujve në të dy vendet.
Ne Dodonë, orakujt tregonin:
“Dy pëllumbesha të zeza u larguan nga Teba egjiptiane dhe ndërsa njëra fluturoi për në Libi, tjetra shkoi në Pellazgji. Ajo zbriti në një lis dhe filloi të flasë me zë njerëzor:
“Tani e tutje do të jem një orakull”. Njerëzit kujtuan se zëri erdhi nga parajsa në gjuhën e tyre, dhe menjëherë filluan të punojnë për të ngritur Orakullin e Dodonës. Pëllumbesha që fluturoi për në Libi i urdhëroi libianët të vendosnin atje Orakullin e Amonit”.
Pra, nëse është e vërtetë që fenikasit i morën gratë e shenjta dhe i shitën si skllevër, njërën në Libi dhe tjetrën në Pellazgji, kjo e fundit duhet t’u jetë shitur Thesprotëve, në zonën ku u vendos orakulli. Duke e quajtur Dodonën pëllumbeshë e zezë, Thesprotët donin të tregonin se gruaja ishte e veçantë, e huaj ose egjiptiane. Dhe sigurisht karakteri i orakujve të Tebës dhe Dodonës ishin shumë të ngjashëm.
Egjiptianët e lashtë ishin gjithashtu të parët që prezantuan asambletë solemne, procesionet dhe litanitë para perëndive; të gjitha ato që pellazgët ua mësuan më vonë helenëve.
Please follow and like us: