Malvina Tema: Ty në ‘Një
Të ruaj në një dimension që shërben si hapësirë numerike e fjalës. Të gëzoj në një mendje që proceson konsideratë-zemre, -të ngrirë nga ngarkesa të akullta dimrash me stuhi. Nuk dua të të mërzis jetë(n), se ti jetë duhet të përjetosh diell -edhe në ditë të ftohta, -se në ditët me shi, – ti aty je, -por ndodh që pikat e ujit të turbulluar nga mendimi lagin flokët, fytyrën, sytë dhe
buzët. Ndoshta shkojnë deri në zemër.
Nuk ka dimension që arrin ta përfshijë plotësisht ndjenjën e shpirtit tim në shtrirjen e një kohe që rreh ciklet e saj në bregun e shpëtimit, -në një port të huaj. Ky port pret zemrën time që do zemrën tënde, që të pret ty. Të pret pa u nisur kurrë, pa ikur kurrë. Kam mësuar të pres, – me ty aty. Kam mësuar t’i buzëqesh shikimit tënd, pa mëdyshje, -asnjëherë, -kurrë. Ti je mbi diellin, hah, e çfarë është një diell, -ylli im?
Kështu thënë, më kujtohet kur ecja me këmbët zhveshur mbi rërë gri, -të brigjeve të gurta, – rërë e dalë nga guri. Më kujtohet kur ti më prekje duart, herë si drithërimë, herë si përshëndetje. Dua të të puth duart, sytë, ballin, buzët e më pas zemrën, -duke shpresuar se do jem përgjithonë aty, përgjithmonë me ty, -në çdo kohë, -në secilën kohë. Dua të të dua,përgjithmonë-kudo. Dua të më duash pak. Shumë mirë, -më duaj pak dhe jam e do jem në Parajsën tonë!
Tora’h jonë
Libër i rrotulluar në një shpat’,
tregon historinë e jetës;
Mendje që flet pa fjalë,
vijëzon fate të vdekjes.
Ti je përgjithonë, -ti je gjithë’si.
Për t’re – je jeta jonë;
E përveç zemrës,
në kohë-në vend, -shuhet çdo qiell-pasuri.