Albspirit

Media/News/Publishing

3 korrik 2024/Homazhet për ndarjen nga jeta të Kadaresë, në Teatrin e Operas

Data 2 dhe 3 Korrik 2024 janë shpallur Ditë Zie Kombëtare, në nderim të shkrimtarit të ndjerë Ismail Kadare. Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave këtë të Hënë.

Në VKM shkruhet po ashtu:

Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.

Homazhet publike dhe ceremonia shtetërore të organizohen në  mjediset e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor në Tiranë, nga ora 09:00 deri në orën 11:00 ditën e nesërme, ndërsa të Mërkurën nga ora 11:30 deri në orën 12:30.

Në orën 13:00 më datë 3 Korrik, në nderim të personalitetit të shquar të letrave shqipe do të ndërpritet çdo veprimtari dhe do të mbahet një minutë heshtje.

RTSH-ja, gjatë kryerjes së homazheve të transmetojë muzikë funebre.

Please follow and like us: