Albspirit

Media/News/Publishing

Sazan Goliku: PËRMASAT E KOHËS

 

Kadaresë

1.

Nëpër labirintet mitike

thellë minierës pa krye të historisë

gërmon e nxjerr diellin e vjetër.

Me dritë të re e vesh e ngjesh

gjakun e sotëmi injekton në deje.

2.

Vëren e gjarpëron me syzet mikroskop

nëpër ditët akrobatike që përjetojmë hithtas

e thur e çthur magjinë e artit të tij.

Hedh një hap të beftë në ardhëri

me  rrezit prej andej të sotmen –

shpërthim fishekzjarresh të fantazisë

ngrijnë e mbeten brilante shumëngjyrshe.

Flatron vertikalisht nën qiell Europe

e grindet e gërricet e bën bisnes me veten.

Me kthetra shqiponje – kapur pas rrënjve të thella

e trungut të çarë të Kombit.

3.

Me syzet teleskop

cep më cep i bie qiellit të nesërm të copëtuar

mbushur re të jonizuara të telekomanduara

re të zeza radioaktive.

Dhe befas përlotet për një lulekuqe petalerënë diku…

1972

(Nga libri “Epidemi kozmike”, 1996).