Albspirit

Media/News/Publishing

Zbulohet altari romak në Kalanë e Vuçakut në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ndau një album fotografik nga një ekspeditë arkeologjike në Drenas.

Kurti flet për një zbulim jashtëzakonisht të rëndësishëm që vjen vetëm pak kohë pas fillimit të gërmimeve arkeologjike në Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Gjatë hulumtimit u gjet altari romak i cili i takon gjysmës së parë të shek.III, pas Krishtit, i ripërdorur në ndërtimin e kalasë së periudhës së Justinianit (527-565 p. Kr). Kalaja e Vuçakut ishte tipike për kohën e antikitetit të vonë dhe shërbente si sistem mbrojtës për popullatën vendase.

“Zbulimi formëson edhe më tej historinë, duke dëshmuar vazhdimësinë e jetës në trojet tona nga parahistoria, antika deri në mesjetë”, shkruan Kurti në rrjetet sociale duke falënderuar ekipin e ekspertëve, të përbërë nga arkeologët Shafi Gashi dhe Sali Islami dhe skicografin Arbnor Morina, për punën e tyre të kujdesshme dhe për kontributin e tyre të çmueshëm.

Please follow and like us: