Astrit Lulushi: E shkuara fajtore
Shekspiri
Hetimi i së vërtetës në një mënyrë është i vështirë, në një tjetër i lehtë. Tregues i kësaj gjendet në faktin se askush nuk është në gjendje të arrijë të vërtetën në mënyrë të pranueshme.
E vërteta duket se është si dera e një zyre, në të cilën të gjithë mund të trokasin për një të vërtetë të tërë, dhe jo pjesën e veçantë që synojmë; kjo tregon vështirësinë e saj. E vërteta mbulohet.
Duke qenë se vështirësitë janë dy llojesh, shkaku i vështirësisë nuk është në faktet, por tek ne. Sepse, ashtu si sytë e lakuriqëve verbohen nga drita, kështu është edhe arsyeja që disa gjërat i dallon ndryshe nga të tjerat. Edhe ata që shprehin pikëpamje të kundërta, kontribuojnë diçka, duke zhvilluar fuqitë tona të mendimit. Ata mendojnë se Heshtja do t’i shuaj të gjitha krimet. Por Koha ka vetinë e saj, është e drejtë, dhe kurrë nuk harron.
Është e vërtetë se po të mos kishim pasur Shekspirin, do të kishim mbetur pa shumë nga dramat, tragjeditë, poezitë e tij dhe gjuha do të ishte e varfër; por po të mos kishte ekzistuar Homeri nuk do të kishte pasur as Shekspir apo tjetër. E njëjta gjë vlen edhe për ata që kanë shprehur pikëpamje për të vërtetën; sepse nga disa mendimtarë kemi trashëguar disa mendime, ndërsa të tjerët kanë qenë përgjegjës për paraqitjen e të parëve. Është gjithashtu e drejtë që filozofia të quhet njohja e së vërtetës.
Fundi i njohurive teorike është e vërteta, ndërsa fundi i njohurive praktike është veprimi (sepse edhe nëse mendojnë se si janë gjërat, njerëzit praktikë nuk studiojnë të përjetshmen, por atë që është relative dhe në të tashmen).
Nuk mund ta dimë një të vërtetë pa zbuluar shkaqet e saj; një send ka cilësi në një shkallë më të lartë se gjërat e tjera, nëse për shkak të saj, cilësia e ngjashme u përket edhe sendeve të tjera (zjarri është më i nxehti i gjërave; sepse ai është shkaku i nxehtësisë së të gjithave); kjo bën që ‘të vërtetat të jenë të vërteta është më e vërteta.’
Parimet e gjërave të përjetshme duhet të jenë gjithmonë më të vërteta (sepse nuk janë thjesht ndonjëherë të vërteta, por janë shkaku i qenies së gjërave të tjera).
Me sa duket shkaqet e gjërave nuk janë as një seri e pafundme dhe as pafundësisht të ndryshme në lloj. Sepse as një gjë nuk mund të rrjedhë nga një tjetër, si toka nuk rrjedh nga ajri, dhe ajri nga zjarri – por nga idea rrjedhin krime e vrasje, siç e kemi parë që kanë ndodhur. Shkaku i krimeve të sotme është mosndëshkimi apo justifikimi i krimeve të djeshme; të gjitha sa ndodhin sot kanë lidhje me të kaluarën.
Please follow and like us: