Albspirit

Media/News/Publishing

Pajtim Sejdinaj: Bisedë me “Plakën Nicë”

Ese

Personazh i romanit “Gjeneralit të ushtrisë së vdekur” të Ismail Kadaresë

 

Të nesërmen e “Morti të madh” u gdhiva i sëmurë. Më dhimbte zemra dhe ajo kishte të drejtë!…

Atë ditë ca pika shiu vazhdonin të binin mbi truallin tim të Atmëmëdheut (Shqipëri-Kosovë-Çamëri). U nisa nëpër shi për të bërë disa analiza te një klinikë private pranë “Pallati me shigjeta”.

Te “Pallati me shigjeta” buzë Lanës vura re një grua plakë që po mundohej të ndizte një zjarr. Ndalova hapin dhe po vështroja plakën. Ajo kishte vendosur tre gure dhe mbi ta kishte çuar një kazan të madh rrobash. Kazanin e kishte mbushur me ujë. E ndezi zjarrin dhe po shtynte urat që ai të ndizej më mirë. U bëra kureshtar dhe zbrita duke u drejtuar te ajo.

Pa u afruar e njoha. Shiu vazhdonte të binte si pika vese. E njoha.

Ishte ajo”Plaka Nicë”, (te romanit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” të Ismail Kadarese). E kisha takuar me qindra herë. E kisha takuar nëpër skena, improvizime të artit skenik, konkurset ku ajo më monologun e saj kishte ngritur pesh zemrat e të pranishmëve dhe kishte bërë me mijra sy të lotonin. Çdo njeri rrëngjethej kur e dëgjonte. Tani ishte në një moshë më të thyer. Mosha i rëndonte mbi supe. Kishte kaluar mbi një shekull jetë. Veshur më një palë çitjane të zeza, bluzë  të zezë me krahë të gjata, brenda bluzës dalloje një këmishë e zezë grash me kopsa të zeza. Shifonin e zi që nuk i kishte hequr gjithë jetën. Hedhur mbi supe një shall të madh, të zi. Lidhur në brez, një futë të zezë që shkëlqente nga bulzat e vesës së shiut. Veshur një palë çorape të zeza mbuluar nga çitjanet dhe një palë shapka të zeza. Edhe në dasmat që bëheshin ajo s’i kishte hequr kurrë rrobat e saj të zeza. Tani në Demokraci kishte ardhur në Tiranë, banonte te “Pallati me shigjeta”. Po nuk kishte ndryshuar ishte po ajo. Megjithëse ishte Korrik, ato rroba s’i  hoqi nga trupi. Thinjat e flokëve dalloheshin qartë nën mantelin e shifonit të zi dhe dukeshin si fije ari. Duart të forta si çeliku. Damarët e duarve dukeshin si fije të holla floriri që zgjateshin nëpër trupin e saj. Fytyra mbushur me rrudha ku dalloje qartë brazdat e thella që mblidhnin lotët e syve dhe i çonin në liqenin e  zemrës të vet. Brazdat e fytyrës tregonin hallet që kishte hequr “Plaka Nicë”. S’ka shqiptar dhe i huaj që të mos i dijë. Zgarvat e syve s’dukeshin Ato ishin mbuluar nga një palë syze të zeza të trasha që të lejonin të shikoje thinjat e bardha të vetullave. Sytë shikonin larg, përtej syve të saj. Me një shkop magjik të zi që e kishte lënë pranë zjarrit. Më tej zjarrit ishte 3-4 thasë me ngjyrë të zezë.

Vetëm ajo e dinte ç’kishin brenda.

?????…!!!…????…

E përshëndeta.

– Erdhe bir! – më tha.

– Po ç’bën këtu nëpër shi? – e pyeta.

– Ja si e sheh po ngroh ujë!

– Për çfarë e do bësh me këtë ujë? – e pyeta.

– I shikon ata! – më tha për hararët e zinj.

– Po! – i thashë

– Janë mbushur me mllefe, zënka, cmira, xhelozi, urrejtje, mërira, sharje, hakmarrje të vëllezërve dhe shqiptarve ndaj njeri-tjetrit. Na janë mbledhur si gjarpëri për koke dhe nuk na lënë të bëjmë prokopi. Do t’i përvloj! – më tha.

S’fola.

Pastaj e pyeta: – A e dëgjove që ka vdekur Legjenda?

Vura re se nga sytë rrodhën disa pika loti duke marrë udhë në brazdat e fytyrës drejt liqenit të zemrës. Pastaj m’u drejtua: – Jo! Legjendat nuk vdesin kurrë! – dhe fshiu lotët me futën e zezë. – Nesër, ai do të niset për në Parajsë i përcjellë nga karvani i të gjithë shqiptareve të Atmëdheut të ndodhur kudo në botë! Si dhe nga mijëra miqtë e tij në botë, të cilët ai i njohu me Shqipërinë duke ngritur çerdhet e zogjve të kulturës të Atmëmëdheut në ato vende! Si smbasada të Atmëmdheut me botën!

Po e dëgjoja me vëmendje.

– I ke lexuar disa nga mesazhet në rrjetet sociale që vjellin vrer kundër Legjendës! – më tha.

– Po! – i thashë.

– Jemi cinikë ne! Jemi të dobët! Ne tallemi me vlerat tona. Me krenarin tonë! Ne as e peshojnë dhe as e matim fjalën kur e themi! Plaga e hapur në zemër nga fjala nuk gjen shërim! Ne i hapim plagë njeri-tjetrit, në vend t’i hapim plagë armikut tonë të përbashkët. Kemi mbi një shekull të ndarë. Ne jemi e keqja e vetvetes. Prandaj te ne “njëri i bie gozhdës dhe tjetri patkoit”. – Ja i kam mbledhur këtu te këta harare (duke më treguar me dorë hararët e zinj) të gjitha veset që na kanë përçarë. Dua t’i “vras”, por jo si vrava “Kolonelin Z” që e varrosa te pragu i derës se më nxiu jetën. Po këto do t’i përvëloj në ujë të valuar, sepse kanë një shekull që na kanë nxitë jetën, ne shqiptarëve të Atëmëmëdheut. Prandaj Shqipëria nuk bëhet more bir!

Vura re se pika  e lotit vazhdonin  udhën për te liqeni i zemrës.

U mbush me frymë dhe vazhdoi: – Ndaj dua t’i përvëloj, të zhduken nga faqja e dheut . Duke lëshuar kushtrimin, që nënat, gjyshet, gratë, baballarët, gjyshërit, burrat t’i mësojnë fëmijët nga e ardhmja me ndjenjën e dashurisë, paqes, mirëkuptimit, përuljes dhe faljes. Të gjitha këto ne duhet t’i bëjmë pronën tone Ne duhet të rregullojmë vetvete që të na rregullojnë të tjerët, – më tha. Dhe vazhdoi: – Po të mës ishte Legjenda, unë nuk do të isha sot këtu! Ai e zbuloi kryerjen e vrasjes ndaj atij që ma nxiu jetën “Koloneli Z”! Po ai më dha dhe zemër që t’ja plasja para këmbëve eshtrat e  “Kolonelit Z”, “Gjeneralit famkeq të ushtrisë së vdekur”. Legjenda u bëri të njohur shqiptarve të Atmëmdheut,gjithë të huajve se ne shqiptarët  dimë të falim. Dhe e pranuam “armikun” tonë në dasmë. Dhe nuk e pranojmë dorë njëri-tjetrin si shqiptar. Ky është “mëkati” ynë si shqiptar2. Mallkim më të rëndë nuk ka! Për shkak të gjithave këtyre që kam në harar, ne shqiptarët nuk gjejmë paqe me njëri-tjetrin. Shqiptarët e kanë patur zakon që në ditë morti dhe hasmi shkon për ngushëllim te hasmi. Ne duhet të rregullojmë vetveten duke u shkëputur nga e vjetra ku e kemi parë njeri-tjetrin si armiq, si uqër, si merimangë dhe ndaj vëllait apo mikut tonë. Kultivimi i kësaj fare na ka izoluar dhe na ka ndarë nga bota gati për një shekull.

E kuptova dilemën e “Plakës Nicë”. Ajo kërkonte të zhdukte veset që flinin në hararët e zinj. E lash “Plakën Nicë” të realizonte misionin e saj. E parandjenja që ajo do të kishte dhe shumë vizitor të tjerë për të ndjekur misionin fisnik të saj.

E përshëndeta dhe u ndamë.

U ngjita në trotuar dhe u drejtova për te klinika private ku do të bëja analizat. Rrugës meditoja me vetën time. Mbas 100-vjetësh “A do të kërkojë lexuesii veprës së Legjendës, biografinë e Legjendës? Apo do të thith  virtytet më të mira që ka vepra krijuese e tij dhe që janë një burim me ujë të kristaltë sa një oqean i madh përballe një kavanozi të vogël me ujë të ndenjur! Kjo varet nga ne se ku do t’i çojmë brezat për të pirë ujë: në oqeanin e madh apo tek kavanozi i vogël!

??!!!….???!!!….???!!!…

Arrita te klinika private ku do të bëja analizat.

Të nesërmen iu bashkova karvanit, me miliona shiptarë dhe të huaj për të përcjellë Legjendën për te “Plejada e Yjeve” për t’i bashkuar karvanit që ndriçoi rrugën e ndritur të Letërsisë Botërore përkrah Homerit, Eskilit, Virgjilit, Dantes, Shekspirit, Servantesit, Balzakut, Dostojevskit, Kafkës, Kamysë, Prustit, Frojdit, pranë ambasadorëve të njohjes të njerëzimit me botën.

Ca pika shiu ranë mbi xhamin e kristaltë të Atmëmëdheut atë ditë të “Mortit të madh”. Në fakt ato nuk ishin pika shiu. Ishin lotët e shqiptareve të Atmëmdheut dhe miqve të huaj në të gjithë botën për Legjendën.

Please follow and like us: