Albspirit

Media/News/Publishing

Prof. As. Dr. MSc. Artan Xh. Duka: Kryepresidenti!

Festa e rradhёs!

Amerikani e di kё do tё zgjedhё nё Shtёpinё e Bardhё. Tё mirёn e tij, ai e di vetё ndaj ne tё tjerёt nёpёr botё, pavarёsisht faktit se tёrthorazi kushdo zgjidhet nё Amerikё ёshtё edhe “Presidenti” ynё nisur nga ndikimi unik i SHBA nё botё, duhet tё bёjmё mёnjanё. Tё mos marrim anё, tё mos hedhim para, tё mos bёjmё qepazen me kapele, bluza, foto e deklarime patetike nё favor tё kёtij apo atij sepse jo vetёm ekspozojmё veten si fanti spathi por edhe se lёndojmё, deri fyejmё ndjenjat e qytetarit amerikan.Deri tani politika jonё po di si tё sillet. “Paria”, qoftё Rama nё qeverisje qё shpotitjen e romuzin e ka kthyer nё art, qoftё Berisha qё ngeli majё penxheres, Meta majё hekurave etj, po ruhet si djalli nga temjani pёr tё mos bёrё tё pafytyrin qё lёpin ҫfarё pёshtyn sikurse ka ndodhur mё parё me presidencialet nё SHBA.

 Ne si komb shqiptar mbetemi kaluar, kushdo qoftё nё Shtёpinё e Bardhё. Nёse fut hundёt, politika vetёm i prish punё vetes sepse pёr Amerikёn kombi shqiptar ka vёndin e tij. Ndaj politika shqiptare bёn mirё qё pёr hatёr tё vetvetes por dhe respekt ndaj popullit shqiptar e amerikan, tё mos marrё anё nё kёto presidenciale por tё bёjё luajalin ndaj demokracisё amerikane duke respektuar lirinё e dinjitetin e votuesit amerikan. Sondazhet, prirjet, frymat dominuese nuk janё pёr ne por pёr votuesin amerikan dhe ne kemi pёr borxh vetёm tё pёrshёndesim, urojmё e festojmё me fituesin kushdo qoftё ai.

 Mёsime amerikane

 Pavarёsisht retorikave zgjedhore nё Amerikё, ajo ёshtё dhe do tё mbetet e madhe sepse lindi si e tillё, vёndi i njerёzve tё lirё, ku ҫdo individ ёshtё “president” dhe vetё Presidenti shёmbulltyra e tij. Pёr fatin tonё, kushdo qoftё, Harris ose dikush tjetёr tek demokratёt apo Trump nё kahun republikan nё Shtёpinё e Bardhё, tё gjithё me pёrkufizim janё pro-shqiptarё, pavarёsisht statistikave, numrit tё episodeve, deklaratave etj sepse pёr fatin tonё tё mirё, pro-shqiptarizmi tashmё ёshtё filozofi e funksion organik nё sistemin amerikan dhe Shtёpinё e Bardhё si simbolikё e tij.

 Liria nuk do tё thotё pёrsosmёri por zigzaget e demokracisё amerikane vetёm nxisin reflektime dhe e forcojnё mё tej atё dhe nuk ka ndodhi, qoftё edhe atentat ndaj figurave tё politikёs atje, tё nёpёrkёmbё trajektoren demokratike e atё tё ligjit nё Amerikё.

 Ne vetёm kemi ҫ’tё mёsojmё prej pionerёve tё demokracisё moderne matanё Atlantikut. Demokracia ka nevojё pёr tolerancё dhe jo karshillёk qё krijon ndasi, debat dhe jo retorikё denigruese qё nxit tensione e ҫmёnduri, thjeshtёsi dhe jo populizёm qё krijon turma amorfe e adhurime “hyu”, fjalosje qytetare dhe jo reklamim e shpenzime marramёndёse propagande ndaj tij, barazi para votuesit dhe jo favorizime parazgjedhore qё asfiskojnё risinё e ndryshimin etj. Amerika gabon dhe mёson dhe bёhet gjithnjё e mё e fortё dhe nga ne nuk kёrkohet tё shpikim ndonjё gjё por thjesht tё pёrshtasim ato vlera qё Amerika bart mё tej pёr vetё veten e saj dhe tejkalojnё kohra e hapёsirё.

 Jo ҫdo gjё qё vjen nga Amerika duhet tё vijё mota-mo edhe tek ne. Nga armёt nё duart e qytetarit, debati e praktika me referencat rreth besimit fetar nё rutinёn e pёrditshme e fushatat zgjedhore, gara e ethshme me mbledhjen e fondeve zgjedhore si tregues tё forcёs e peshёs nё politikё, fushatat spektakёl zgjedhore qё kultivojnё fjalosjen njё-kahёshe dhe nxisin emocionin e pathosin nё kurriz tё debatit e argumentit qytetar etj. Sepse jo vetёm kur i marrim i kopjojmё si majmunё por dhe i kopjojmё keqas duke dёmtuar garёn zgjedhore, imazhin e demokracisё e racionalen tek votuesi.

 Amerika ka qёnё e mbetet e madhe kushdoqoftё nё Shtёpinё e Bardhё!

 Zgjedhjet presidenciale tё tetorit nuk kanё tё bёjnё me rolin e ndikimin e Amerikёs nё botё por me faktin se kush do tё jetё zёdhёnёsi i rradhёs pёr to. Qёndrimi e roli strategjik afatgjatё amerikan ndaj zhvillimeve nё planet nuk ёshtё subjekt ekskluziv i Shtёpisё sё Bardhё sё rradhёs por institucioneve dhe shtetit amerikan qё nuk njeh e del mbi parti. Nga qёndrimi ndaj Nato-s, Ukraina etj.

 Lufta nё Ukrainё nuk do tё pёrfundojё derisa ajo tё fitojё. Njё “paqe” disavjeҫare nё kurriz tё trojeve ukrainase vetёm shtyn nё kohё pёrfundimin e saj dhe mund tё nxisё edhe njё luftё guerrile pafund. Pёrtej retorikave zgjedhore ndaj mbёshtetjes amerikane, nё rastin mё pak fatlum, fitorja e pashmangshme vetёm do tё zgjatej nё kohё sepse nёse dikush pretendon se Rusia nuk mund tё mposhtet nga bota por ashtu edhe Ukraina, qoftё dhe e vetme, nuk mund tё mposhtet kurrё nga Rusia. Ndaj, vetёm njё paqe e bazuar nё drejtёsi, vlen pёr tё gjithё.

 Ajo luftё nuk duhej tё kishte nisur dhe vetё Perёndimi ka ҫfarё tё reflektojё. Bota nuk ёshtё uniforme dhe Perёndimi mbetet superior sepse tё tjerёt pёrballё tij jetojnё ende nё tё shkuarёn por kjo nuk ёshtё arsye pёr tё imponuar e shtyrё “gardhin” demokratik pa teklif kudo sepse pasojat nuk kursejnё kёnd.

 Shqipёria, Kosova, shqiptarёt e fati i tyre nё Iliri, kanё zёnё vёnd prej kohёsh nё tavolinat e politikbёrjes nё Amerikё dhe zgjedhjet atje vetёm mund tё pёrshpejtojnё mё tej zgjidhjet fatlume pёr ne. Demokratё apo republikё, trumpistё apo bidenistё, Amerika e ka ndarё mёndjen nё pёrkrahjen ndaj faktorit shqiptar. Ndaj pёr ne, pёrpara se ata nё Shtёpinё e Bardhё tё jenё demokratё apo republikanё, janё amerikanё dhe Amerika si e tёrё, ёshtё e vyer dhe jetike pёr ne pa dallim dhe vetё presidenti amerikan, kushdo qoftё ai, ёshtё Kryepresidenti ynё!

 

22.07.2024.

Please follow and like us: