Astrit Lulushi: Kur ecim shpejt
Jeta lëviz shumë shpejt. Nëse nuk ndaloni dhe nuk shikoni përreth herë pas here, mund ta humbisni; është kujtesë se jeta është e shkurtër dhe e lehtë për t’u kapur nga ngarkesa e jetës së përditshme, duke humbur përvojat që i bëjnë të gjitha të vlefshme.
Shumica e njerëzve vrapojnë aq shpejt, sa nuk ndalojnë t’i marin erë luleve në anë të rrugës, duke humbur kënaqësinë për të cilën janë nisur të gjejne.
I konsideruar shpesh si babai i ekzistencializmit, Soren Kierkegaard lindi në 1813 në Kopenhagë, Danimarkë, menjëherë pasi vendi ra në duart e britanikëve në Luftërat Napoleonike. Ai u rrit në një kohë ndryshimesh të mëdha, duke studiuar letërsi dhe filozofi mes artistëve dhe mendimtarëve nga Berlini, Dresdeni dhe Roma. Ishte epoka e artë daneze dhe Kierkegaard shkroi në mënyrë të frytshme mbi ide të tilla si origjinaliteti, përkushtimi dhe përgjegjësia. Në librin e tij “Either/Or”, ai shkruan për prirjen njerëzore për të humbur veten në kërkimin e kënaqësive. Ai paralajmëron lexuesin që të ngadalësojë, të mos humbasë detajet e kënaqësisë në anë të rrugës.
“Ndërsa njeriu kalon nëpër jetë, mëson se nëse nuk vozit me varkën e tij, ai nuk lëviz”, thotë një shprehje. Ndërsa vala vjen, mos u zhyt, por hip mbi të dhe shijo pamjen. Duaje jetën si të të vijë, mos u përkul, bëhu çudibërës dhe aventurier i saj. Jeta ndryshon në çast dhe çdo çast është i zakonshëm. Jetës i pëlqen të kapet nga xhaketa dhe të thotë: “Më merr dhe mua”.
Të gjitha ëndrrat mund të realizohen nëse kemi guximin t’i ndjekim. Mos rrini të mënjanuar; vetëm nëse kuptojmë mund të na interesojë; vetëm nëse kujdesemi do të ndihmojmë.
Njerëzimi nuk u krijua për të vuajtur. Lumturia është natyra jonë. Lëreni gjithmonë ndërgjegjen të jetë udhërrëfyese.
Arti është bërë i qetë, si ushqimi në prapavijë, me ngadalë e dashuri; rruga nga ëndrrat drejt suksesit ekziston. Duhet të bisedojmë me njëri-tjetrin dhe jo t’i drejtohemi njëri-tjetrit; kështu tregojmë sa të lirë dhe me kulturë jemi.