Astrit Lulushi: Vend i thatë
Kalaja Por-Bazhin është një strukturë misterioze në një ishull të largët në Tuva, Rusi.
Nga kjo kala kanë mbetur vetëm rrënojat, por ato ngrenë shumë pikëpyetje te arkeologët dhe studiuesit. Por-Bazhin do të thotë “prej balte”, e ndërtuar nga ujgurët që kishin jetuar në Tuvan.
Kalaja ndodhet në një ishull të vogël në mes të liqenit malor Tere-Khol, dhe është i vështirë për t’u arritur edhe sot. Ujërat e tij konsiderohen të shenjta nga vendasit.
Megjithatë, një përshkrim jep eksploruesi siberian Semyon Remezov në vitin 1701: “Qyteti i vjetër ështe ndëtuar me tulla balte, dy mure janë të paprekura, dy mure janë shembur dhe ne nuk e dimë se cili qytet është.”
Në fund të shekullit të 19-të, etnografi Dmitry Clements filloi studimin e ishullit, të cilin shkencëtarët sovjetikë e vazhduan më pas. Rrënojat formojnë një drejtkëndësh të qartë me një labirint rrugësh brenda. Kishte një kompleks pallatesh me kolona, themelet e të cilit ruhen në mënyrë perfekte. Që kalaja është shumë e vjetër, kjo nuk ka dyshim. Në të njëjtën kohë, dukej sikur banorët e saj thjesht ishin zhdukur, pasi në rrënoja nuk mund të gjendeshin varrosje njerëzore.
Por, kush e ndërtoi kalanë kaq atipike për këtë zonë dhe çfarë ndodhi me banorët e saj? Një nga versionet më të përhapura është se Por Bazhin është ndërtuar në shekujt e 8-të nga ujgurët e parë dhe në atë kohë nuk kishte fare liqen. Liqeni u shfaq si pasojë e një tërmeti, i cili i detyroi ujgurët të largoheshin nga kalaja. Ata u shpërndanë në Kinë, Iran e Turqi e në gjithë botën. Ujgurët janë një popull i lashtë prej viteve 700. Nuk dihet nga erdhën. Thuhet se ishin fise turke pasi i pushtuan dhe asimiluan në turq; të tjerë ujgurë ikën ne Kinëm veriore. Emri i tyre quhet ujgur (vend i thatë?!). Dallohen për pamjen jo aziatike. Numri i tyre arrin sot në mbi 12 milionë. Gjuha tochariane indo-evropiane (nga rrjedh ilirishtja) që flistej nga ujgurët, u zhduk më vonë pasi popullsia urbane filloi të përdorë një dialekt të gjuhës turke.