Albspirit

Media/News/Publishing

Rikthehet filmi ‘Njerëz dhe fate’, surpriza e serive të reja, aktori brilant Rezart Veleshnja!

Rikthimi i serialit hit shqiptar “Njerëz dhe Fate” është tashmë fakt i kryer.

Që prej përfundimit të serialit, fansat e serialit kanë pritur që të rikthehet, me aktorët protagonistë që gjatë viteve e kanë pranuar se do donin po ashtu t’i riktheheshin roleve të tyre. Dhe më në fund dëshira u është plotësuar.

Derhemi ka publikuar një tjetër foto, ku ai shfaqet pranë Erës, motrës së tij në serial (Eni Jani Fuga) dhe dajës shef policie (Alfred Trebicka), ndërsa shkruan bashkëngjitur: “Gjithçka është ok… përgatitjet vazhdojnë”.

Seriali “Njerëz dhe Fate” filloi transmetimin e saj në TVSH në vitet 2002-2003 dhe ‘mbërthe’ para ekranit pafund shqiptarë që prisnin me ankth e frikë se çfarë do të ndodhte me fatin e personazheve të tyre të preferuar.

Kush është Rezart Veleshnja?

Një nga ikonat e spektaklit të humorit ‘Portokalli” Rezart Veleshnja, larguar prej këtij spektakli pas 17 vjetësh, është befasia e këtij seriali të njohur që rivjen me disa seri të reja. Aktor komik, i pangjashëm me një grup aktorësh, ka qenë përherë një personazh i dashur për publikun, që edhe pse mund të luajë brenda një spektakli arrin të mishërojë karaktere të ndryshëm.

Rrugë të mbarë serialit dhe aktorit brilant dhe të pangjashëm, Rezart Veleshnja!

 

Please follow and like us: