Astrit Lulushi: Sukses në moshë
1.
Edhe pse shoqëria shpesh i kushton një theks të fuqishëm arritjes së suksesi në moshë të re, suksesi është i mundur në çdo fazë të jetës.
Mosha sjell me vete njohuri të lidhura me përvojat e jetuara, të cilat mund të çojnë në ide dhe zgjidhje novatore.
Por nuk është vetëm çështja të kemi më shumë përvojë – me kalimin e moshës, gjithashtu mund të bëhemi më elastikë dhe më të përkushtuar ndaj qëllimeve tona. Duke kapërcyer sfidat dhe pengesat më herët në jetë, shpesh jemi më të pajisur për të lundruar me sukses pengesat që vijnë më vonë.
Të gjithë vazhdojmë të mësojmë, rritemi dhe evoluojmë gjatë gjithë jetës dhe mund të gjejmë që prioritetet dhe aspiratat tona të ndryshojnë ndërsa rritemi. Aftësitë dhe interesat e reja që zhvillojmë mund të na ndihmojnë të kemi sukses në ndjekjen e ambicieve të herëshme ose projekteve të pasionit të sapogjetur.
Studimet tregojnë se suksesi nuk ka të bëjë fare me moshën; por është një kombinim i personalitetit, këmbënguljes, inteligjencës dhe fatit. Pra, arritja e suksesit është një udhëtim personal pa përkufizim të vetëm. Njerëzit janë të aftë, në çdo kohë të jetës, të bëjnë atë që ëndërrojnë.
2.
Braziliani Paulo Coelho, i lindur më 1947, në moshën 17-vjeçare u dërgua nga prindërit në një institucion mendor nga i cili u arratis tri herë përpara se të lirohej në moshën 20-vjeçare. Coelho më vonë tha se “Nuk ishte se donin të më lëndonin, por nuk dinin çfarë të bënin me mua…”. Prindërit e regjistrun në shkollën juridike dhe ai i braktisi mësimet për t’u bërë poet e shkrimtar. Një vit më vonë, ai jetoi si hipi, duke udhëtuar nëpër Amerikën e Jugut, Afrikën e Veriut, Meksikën dhe Evropën. Romani i tij i vitit 1988 Alkimisti ishte një best-seller ndërkombëtar.
Mosha nuk është pengesë realizimin e ëndrrës; shpesh është një kufizim që njeriu vendos në mendje i cili bëhet pengesë.
Asnjë yll që kemi pare nuk humbet kurrë; ne mund të jemi gjithmonë ata që mund të kishim qenë. Rrallëherë një individ hyn në përpjekje shumë krijuese para moshës dyzet vjeçare. Sado të vështira që ishin ditët e hershme, nuk do të ndryshoja asnjë sekondë prej tyre – përveç shtyjes.
Nuk është kurrë vonë për të bërë diçka. Përbrenda vetes njeriu është i njëjti person që ka qenë gjithmonë.
3.
“Ekziston një burim i rinisë: Është mendja juaj, talentet tuaja, krijimtaria që sillni në jetën tuaj dhe në jetën e njerëzve që doni. Kur të mësoni të përdorni këtë burim, me të vërtetë do ta keni mposhtur moshën”.
Sophia Loren, e lindur më 1934 është një nga yjet e fundit të mbijetuar nga Epoka e Artë e kinemasë së Hollivudit. Më 1945, në Napoli, gjyshja Luisa, hapi një pijetore në dhomën e ndenjes, duke shitur pije të bëra vetë. Romilda i binte pianos, Maria këndonte dhe dhe Loren priste në tavolina dhe lante enët. Pra, asnjëherë nuk është vonë apo shumë shpejt. Është kur supozohet të jetë. Suksesi mund të ndodhë në çdo kohë dhe në çdo moshë. Mos hiqni dorë nga ëndrrat. Ne të moshuarit nuk duhet të supozojmë se kemi qenë të tillë. Kjo sepse vetë krijimtaria nuk ka moshë.
Ndoshta do të kishe preferuar të filloje në moshën 20 ose 30 vjeç, por nuk mendoj se do të ishe gati për të ditur se çfarë duhet të bëje për të qenë i suksesshëm; çelësi është përvoja ndër vite, mosha.