Mustafa Gjinishi, komisari i parë i çetës partizane të Pezës
Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj
Peqini e kishte bir dhe mësues
Në fund të fundit komunist ishte Mustafai… në fund të fundit Mustafa Gjinishi ishte nacionalist. Po ai ishte komunist, komunist idealist dhe nacionalist se e donte Shqipërimë me Kosovë e Çamëri.Mustafai ishte më popullor, me reputacion në Shqipëri, më i respektuari, më i ëmbëli, më i dashuri… Italianët dhe gjermanët Mustafa Gjinishi, Myslim Pezën… i kërkonin kudo…Mustafa Gjinishi në kryengritjen e Fierit, për aktivitetin e tij, Zogu e dënoi me varje. Por, ishin mbi 15 figura të dëgjuara dhe me reputacion të Peqinit që i dërguan Zogut telegram për faljen e jetës.Populli i krahinës së Peqinit kishte Mustafa Gjinishin për idhull, bir dhe mësues të tij. Prezenca, fjalët dhe porositë, shembulli frymëzues i tij, do të bënin që nga krahina e Peqinit të dilnin në luftë shumë partizanë duke shkuar kryesisht në Pezë, në çetën me komandant Myslim Peza dhe me komisar Mustafa Gjinishi.
Pjesa më e madhe e luftëtarëve, si ilegalë dhe partizanë kërkoheshin të kapeshin nga pushtuesi duke i etiketuar dhe si bashkëluftëtarë “të rrezikshmit” Mustafa Gjinishi.Mustafai shfletonte libra të ndryshëm në bibliotekën e pasur të dajës së tij, patriotit të njohur të Peqinit Mahmud Kaziu. Mustafai kishte për dëshirë të shfletonte në gjuhën frënge, të cilën ja mësonte daja. Shfletonte librin që fliste për Napoleon Bonopartin dhe shikonte vizatimet e pikturat në libër, betejën e Vaterlosë, luftën e Borodinos, ishullin e Elbës ku Bonoparti u internua etj.Mustafai mësoi dhe nga fjalori i Sami Frashërit, të cilin Mahmud Kaziu e kishte si gjënë më të shtrenjtë dhe me vlera. Fjalori mbi 1000 faqe është dhe sot i ruajtur nga familja Kaziu në Peqin, i cili është botuar mbi 135 vite më parë.
Babai, Adem Gjinishi ishte një personalitet në luftën për pavarësi të vendit, kundërshtar politik i Vërlaçit dhe i Zogut. Ishte delegat në Kongresin e Lushnjës 1920, mik i ngushtë i patriotit elbasanas, Aqif Pashë Elbasani. Adem Gjinishi ishte politikan më me influencë i Pqeinit e më gjerë. Ai ishte tepër kurajoz, burrëror e me karakter, urrente padrejtësitë dhe abuzimet. Shkroi në shtypin e kohës për qeverinë dhe ministrat, për pandershmëri në zgjedhje, si skandale të turpshme etj.Adem Gjinishi ishte kandidat për deputet i Partisë Popullore, opozitare me Zogun, por u vra në prag të zgjedhjeve në vitin 1923. Vrasja e tij bëri jehonë në shtypin e kohës… Babai Adem kishte fëmijë Rexhep, Mustafa, Xhemile dhe Fitnete.
E lidhi idealin me njerëz të shquar…
Mustafai ka lindur më 15 janar 1912 në Peqin. Prindrit e tij ishin Adem dhe Rukie Kaziu. Rexhepi, vëllai i madh u interesua për ecurinë e mësimeve të Mustafait, ku mbas shkollës unike në Peqin, vazhdoi Shkollën Teknike Amerikane të Harri Fullcit në Tiranë, në vitet 1924-1930. Ai shkëlqeu në të gjitha drejtimet dhe ishte studenti më i vlerësuar, për maturinë, oratorinë e reputacionin që gëzonte në shkollë. Studioi në shkollë libra të iluministëve francezë Volter, Ruso etj., ishte për ide të reja progresiste. Në shkollë përqafoi idealet komuniste që ishin frymëzuese të kohës. Pas përfundimit të Shkollës Teknike ishte përfaqësuesi i Ali Kelmendit për përhapjen e ideve komuniste. Në karakterin e tij kishte dhe ide e koncepte demokratike. Shkolla Teknike u bë vatra e parë e edukimit dhe rritjes së nivelit kulturor të Mustafait e të fillimit të aktivitetit të tij patriotik duke përqafuar ide të reja për përparimin e vendit. Në vitet në vijim mbante lidhje me studentët e shkollës duke përhapur aty idetë komuniste, përparimtare të kohës. Në shkollë ishte zgjedhur sekretar i kulbit të letërsisë së shkollës dhe në vitin 1932 u zgjodh drejtues-sekretar i përgjithshëm i të gjithë graduantëve (të diplomuarve) të të gjithë viteve që kishin mbaruar Shkollën Teknike.Pas përfundimit të Shkollës Teknike, kërkoi të studionte për diplomaci jashtë shtetit por regjimi i Zogut, nuk i siguroi të drejtë si i dyshimtë…hapi në Tiranë dhe më pas në Kavajë librari me literaturë përparimtare të kohës…
Në vitet 1930-1935 Mustafai e lidhi idealin më njerëz të shquar si Ali Kelmendi,Riza Cerova, Skënder Luarasi, Asim Vokshi, me patriotin e tij Demir Godelli, me Tajar Zavalanin, Petro Marko etj. Në këtë rreth të shquar intelektualësh, bisedonte, punonte dhe vepronte dhe Mustafai i ri. Në Tiranë u krijuan çelulat e para të përhapjes të ideve komuniste, ku bënte pjesë dhe Mustafai. Duke mbajtur lidhje me Shkollën Teknike Amerikane, filloi të bashkëpunonte ngushtë me qarqet revolucionare në Tiranë.Nga fundi i vitit 1933 u arrestua dhe u dënua për politikë, për grupin e krijimit të partisë komuniste. Veprimtarinë politike në burg nuk e pushoi, por komunikonte me letra me shokët, bashkëpunonte dhe udhëzonte. Komunikonte me Riza Cerovën, dhe në këmishën e shokut të qelisë i shkroi letër, por letra mbriti tek shefat e burgut dhe filluan mbi Mustafanë torturat…ku mbas dështimit të kryengritjes së Fierit, djaloshi Mustafa Gjinishi, i cili edhe pse i burgosur qysh kohë më parëpër faje politike, dënohet prapë në gjyqin politik të Fierit… patriotët e Peqinit me mënçuri dhe diplomaci i kërkuan Zogut heqjen e dënimit me vdekje, “për mos me u lanë një njollë këtij populli”, u dënua me 101 vite burg.Mustafai nga burgu, nëpërmjet Demir Godellit, propozonte që të shkonin në frontin e lirisë vullnetarë në Spanjë, shokë të rinj dhe të shëndetshëm…
Organizoi forcave komuniste dhe popullin për luftë
Mustafa Gjinishi para 7 prillit 1939 ishte amnistuar dhe po ngrinte zërin për pushtimin e Shqipërisë nga Italia fshiste… emigroi në Jugosllavi. Fashistët e kërkonin në Shqipëri. Në Beograd u krijua i ashtuquajturi “Shtabi i solidaritetit me Jugosllavinë”, ku kryetar shtabit ishte Mustafa Gjinishi. Pas dy vitesh i arratisur në Jugosllavi, kthehet nëatdhe duke hyrë nga Shqipëria e Jugut në prill 1941. U lidh me grupin komunist të Korçës dhe më pas shkoi ne Pezë, ku patrioti dhe luftëtari Myslim Peza kishte ngritur çetën e tij.Bashkëpunimi me Myslim Pezën ishte i ngushtë. U bë anëtar i PKSH që në themelim të saj, më 8 nëntor 1941. Aksionet e para ishin: organizimi i demostratës antifashiste më 28 nëntor 1941 në Tiranë. Ishte komisari i parë i çetës partizane të Pezës, duke pranuar komunistë në Pezë Vasil Shanto, Qemal Stafa, Mihal Duri etj. Organizoi aksionin guerril për lirimin nga burgu fashist të Peqinit të Miladin Popoviçit. Bëri organizimin e forcave komuniste dhe të popullitnë luftë kundër fashistëve italianë e gjermanë. Punoi për rritjen e efektivit tëçetës së Pezës kryesisht nga Tirana, Durrës, Shijak, Kavajë, Peqin, Elbasan, Lushnje etj., tëcilat u bënë baza të fuqishme të luftës partizane.Mustafai për këtë aksione dhe përkushtim ndaj lëvizjes, kërkohej nga milicia fashiste, i cili konsiderohej prej tyre si i “jashtëligjshëm”. Por ishte guximi i tij, që ju hodh në fyt komandantit të xhandarmërisë së Peqinit, i cili nuk bëri zë, por i dorëzoi të gjitha armët për partizanët. Kudo jepej alarmi për kapjen e të “rrezikshmit”, i cili ishte ndër më të kërkuarit nga pushtuesi. Ai mbante pseudonime të ndryshme si “Alfi”, “Xhindi”, “Dajë”, “Tafari” etj.
Mustafa Gjinishi kontribuoi dukshëm për zhvillimin e Konferencës së Pezës më 16 shtator 1942. Idetë e tij që zunë vend ishin “luftë okupatorit pa dallim feje, krahine e ideje”. Këtu u takuan komunistë e zogistë, nacionalist e pa parti, gjithsej 18 delegatë, tëcilët zgjodhën Këshillin e Përgjithshëm Naçionalçlirimtar prej 8 veta, ku 3 ishin komunistë (Y. Dishniça, E. Hoxha dhe M. Gjinishi) dhe 5 nacionalistë (M. Peza, Baba Faja, A. Kupi, N. Çoba dhe K. Qafmolla). Ishte mbledhja e parë ku të gjithë shqiptarët ishin bashkë, e nuk kishin nëpërkëmbë të huaj. Kryesia e Këshillit Antifashist Naçionaçlirimtar zgjodhi kryetar nacionalistin Kamber Qafmolla dhe sekretar komunistin Mustafa Gjinishi. Dihet roli i Mustafait në këtë këshill, pasi K. Qafmolla ishte i sëmurë dhe më pas u largua nga këshilli.Me krijimin e Shtabit të Përgjithshëm, Mustafai ishte një ndër anëtarët e tij. Rol të dukshëm Mustafai ka luajtur dhe në Konferencën e Mukjes, ku në delegacionin e Frontit Naçionalçlirimtar bënin pjesë komunistë, zogistë, nacionalistë etj. Ndër problemet kryesore që ngriti dhe përkrahu Mustafai ishte problemi i Kosovës, i bashkimit të saj me Shqipërinë pas lufte…
Mustafa Gjinishi ra si luftëtar i palodhur
Meritë e veçantë e Mustafait në luftë ishte ngritja e aktivitetit të njësiteve guerile dhe formacioneve ushtarake, njësi e çeta apo dhe të krijimit të Këshillave Nacionalçlirimtare në zonat e çliruara. Në veçanti punoi për të sheshuar kontraditat ndërmjet forcave të ndryshme politike, për t’i bashkuar ato të gjitha në luftë kundër pushtuesit. Dihet se Mustafa Gjinishi gjatë luftës vazhdimisht u mundua të sheshojë mosmarrëveshjet politike të PKSH, të Legalitetit, Ballit Kombëtar e nacionalistëve, për t’i mobilizuar dhe organizuar në luftë këta të fundit.Në një informacion të hollësishëm si anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, në momente më të vështira të Lëvizjes Nacionalçlirimtare në operacionin gjerman më 19 dhjetor 1943 shkruan për vështirësitë dhe humbjet e forcave partizane, shkaqet, shkaktarët dhe orienton rrugët për të dalë nga kjo situatë. Ai përshkruan me objektivitet, paanshmëri, saktësi dhe qëndrim kritik, i përshkruan momente të vështira, duke kritikuar individë komunistë, por dhe ballistë, legalistë e nacionalistë si bashkëpunëtor me gjermanët.
Në maj 1943, Mustafa Gjinishi u caktua nga Këshilli i Përgjithshëm Nacionalçlirimtarë për të qenë shoqëruesi dhe përkthyesi i misioneve angleze, koordinator i tyre në Lëvizjen Nacionalçlirimtare.Në verën e vitit 1944 Mustafai u caktua nga Shtabi i Përgjithshëmu dërgua në veri në Dibër në Divizioni ISulmues e më pas në Korpormatën ISulmuese.Radio Londra në mjaft emisione të saj, kur fliste për luftën çlirimtare në Shqipëri theksonte se “mëluftëtarët Mustafa Gjinishi e Myslym Peza po korrin suksese mbi armikun”. Çështja e Mukjes dhe mesazhet e radio Londrës për “Tafarin”, bënë që Mustafa Gjinishi më 23 gusht 1944, të bjerë në një pritë nëfshatin Grevë të Peshkopisë.
Në urdhërin e ditës të Ushtrisë Nacionalçlirimtare midis të tjerash thuhej se “ra në fushën e nderit shoku ynë Mustafa Gjinishi, anëtar i Kryesisë së Këshillit Nacionalçlirimtar dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm. Mustafa Gjinishi luftëtar i palodhur dhe i patrembur, pa kursyer asgjë, dha jetën në vijat e para të luftës për çlirimin e atdheut dhe të popullit shqiptar”. Për tri ditë rresht për të nderuar luftëtarin, repartet e ushtrisë ulën flamurin kombëtar në gjysmë shtizë. Ai u quajt dëshmor rënë në luftë kundër gjermanëve në frontin e Maqellarës në Dibër. Pas çlirimit në Peqin një shkollë dhe një rrugë morën emrin e dëshmorit Mustafa Gjinishi, si dhe një rrugë në Tiranë, por më vonë u cilësuasiagjentianglezëvedhefigura e tijmbetinëheshtje. Roliitijnë LANÇ ështërivlerësuarnëstudimet e kryera pas vendosjessëpluralizmitpolitik.Sot Mustafa Gjinishi është dëshmor i atdheut.KomisioniQendroriStatusittëDëshmorittëAtdheut me vendimnr. 9, datë 20 maj 2003, ijep Mustafa AdemGjinishitcertifikatën e DëshmorittëAtdheut. Eshtrat e tij nuk janë në varrezat e dëshmorëve të Elbasanit. Nëqendër të qytetit të Peqinit është ngritur busti i Mustafa Gjinishi. Për jetën dhe veprën e Mustafa Gjinishit, shkrimtari nga Peqini Astrit Kaziu ka shkruar monografinë “Legjenda Gjinishi përballë së vërtetës” në vitin 2005.
Motra Xhemile që nuk u gjunjëzua…
Xhemile Gjinishi lindi më 15 janar 1918 dhe ishte e bija e Adem dhe Rukie Kaziu nga Peqini. Pas vdekjes së babait dhe largimin nga jeta të vëllezërve dhe të motrës, Xhemile qëndroi në familjet e fisit tek Ahmet Gjinishi në Peqin, tek Haki Gjinishi në Berat, tek familja Kaziu në peqin etj. Vëllai Mustafai u interesua për shkollimin, duke e rregjistruar me të njohur në shkollën “Nëna Mbretëreshë” në Tiranë dhe në Shkollën Amerikane për vajza në Golem. Më tej studioi në Itali, në klinikën Obstretik të Kamerino, ku në forma të ndryshme kryengritje, aktivizohej si në ruajtjen e flamurit kombëtar shqiptar, në konvikt shkruar parrulla në gjuhën shqipe, ku vajzat shqiptare theksonte kuestura çohen në këmbë për të mbrojtur atdheun nga robëruesit, etj.Që prej vitit 1941, kuestura njoftonte për sjelljen e dyshmtë të Xhemiles dhe të shoqeve të saj, duke i deklaruar të padëshirueshme dhe kur të kthehen në Shqipëri të disponohet një vigjilencë e duhur.Në vitin 1942 erdhi në Shqipëri përpushimet verore dhe do të kthehej për vitin e fundit, por u ndalua në Durrës. U kthye në Peqin e pas pak kohe u strehua në Pezë, tek Babë Myslimi, ku del partizane, pasi ishte dhënë urdhër për arrestimin e saj.Xhemile Gjinishi la bangat e shkollës në Itali, u rreshtua në çetat partizane në Shqipëri, luftoi fashizmin nën shembullin e të vëllait.Xhemile ishte delegate e qarkut të Tiranës në Kongresin e Gruas Antifashiste që u mbajt në Berat nëntor 1944.Pas çlirimit të vendit, në vitin 1948 transferohet në fshatrat e Vlorës, ku vuajti internimin padrejtësisht për 50 vjet, (pasi jeta dhe vepra e të vëllait Mustafa mori një vlerësim tjetër) por Xhemile nuk e gjynjëzua, sepse ajo ishte një bijë fisnike e pamposhtur e Peqinit, ishte një veterane e përkushtuar e luftës partizane dhe luftoi deri në fund të jetës për dinjitetin dhe përkushtimin e idealistit Mustafa Gjinishi.