Albspirit

Media/News/Publishing

Gavrosh Haxhihyseni: Bibla dhe gjuhët

Le të hedhim një vështrim të shkurtër se si dhe kur kanë ndryshuar gjuhët e botës në evolucionin e mijë vjeçarit të fundit. Po i referohemi librit të shenjtë, Biblës si pikë kthesë ku konsolidohen gjuhët nga dialektet drejt formës zyrtare.
Bibla e parë është përkthyer në italisht në vitin 1471.
Përkthimi në frengjisht i përket shek. 16-të.
Bibla e plotë në gjermanisht u përkthye nga Martin Luteri në vitin 1534.
Në anglisht përkthimi më i hershëm daton në shek. 14-të. Përkthimi i saj më i mirë u bë në vitin 1611 dhe u quajt Versioni i Mbretit Xhejms (KJV).
Përkthimet në këto gjuhë u bazuan kryesisht në versionin latin të njohur me emrin Vulgata, përkthyer nga Shën Jeronimi në shek e 4-t. Vulgata u përkthye nga gjuha hebreje për më shumë besnikëri ndaj origjinalit por Jeronimi e krahasoi dhe me Septuagint-in grek.
Përkthyesit përdornin Vulgatën si tekst bazë, duke bërë përshtatje dhe rishikime për të përcjellë sa më saktë kuptimin e librave të shenjtë në gjuhët përkatëse. Vulgata ishte versioni më i njohur dhe autoritar i Bibles në krishtërimin perëndimor.
Këta përkthime të herëshme luajtën rol kyç që Bibla të përhapej në një publik më të gjërë, forcimin e pozitës së krishtërimit në këto vende dhe formimin e gjuhës zyrtare të tyre.
Dialekti toskan kishte filluar të ngjizte gjuhën zyrtare italiane qysh në shek. 14-të me Komedinë Hyjnore të Dante Aligerit.
Frengjishtja u bë gjuhë zyrtare e Francës qysh në shek. 16-të.
Përkthimi i Biblës në gjuhët zyrtare të vendeve përkatëse luajti një rol të rëndësishëm në zhvillimin e kulturës dhe besimit duke ndikuar në letërsinë dhe praktikën kishtare.
Po me gjuhën tonë ç’ndodhi?
Shkrimi i parë me një shqipe arkaike i takon vitit 1555 me Mesharin e Gjon Buzukut, një përmbledhje formulash liturgjike që përdoreshin në ceremoni kishtare.
Përkthimi i parë i plotë i Testamentit të Ri nga gjuha greke u bë në shek. 19-të nga Kristoforidhi në dy dialektet shqipe, ndërsa gjuha zyrtare shqipe u sanksionua në vitin 1972 bazuar në dialektin jugor.
Paksa të vonuar në kursin historik të gjuhës.
Në një komb me tre besime të ndryshme vështirë të gjejmë një fe që të ketë ndikuar në unifikimin e gjuhës para se kjo të ndodhte shumë, shumë vonë me diktatin e partisë-shtet.
Edhe sot shqiptarët debatojnë për standardin e gjuhës. Katolikët + muslimanët e veriut duken qejf mbetur për pranimin e dialektit jugor që përdor popullsia orthodokse + muslimane si gjuhë standarde e zgjedhur arbitrarisht nga shteti monist.
Please follow and like us: