Albspirit

Media/News/Publishing

Artur Spanjolli: Kalaja

Tregim

 

Ishte gjithmonё sikur tё shkilte mbi trotuare, rrugё, asfalte qё i kishte njohur prej kohёsh edhe pse gjёrat kishin ndryshuar aq shpejt, aq rrufeshёm. Zakonisht, dekada mё parё, udhёtimin pёr nё qytetin verior, e bёnte me tren apo furgon. Kёtё herё ishte ngjitur mbi njё autobuz linje. Rruga ishte e re, e rehatshme, me njё diell tё kursyer tetori dhe me fushat e mbjella pjesёrisht. Veç andej nga Lezha, njё re e zezё, shtёllungё e madhe kёrcёnuese, u rrёzua me rrebesh mbi xhamat e autobuzit nё tranzit. Mbante mend, kur ikte pёr nё Universitet, 15 vjet mё parё, mbi trenin qё shponte erёn e akullt, shiun, natёn, i duheshin 6 orё tё arrinte atje. Gati gjithmonё, vagonat ishin krejt pa xhama, nga ku yjet, gati sa nuk strehoheshin nё kabinё. Por edhe rruga e vjetёr, kur e bёnte me mjet, ishte e spёrdredhur dhe krejt çoroditёse. Kujtonte se si shpesh, furgoni hidhej vrik nga gurёt e xhades, ndёrsa ai, djalosh 20 vjeçar, veshur me kostum tё zi dhe kollare, me kufjet nё vesh, çantёn e madhe plot libra, me volumin nё qiell, dёgjonte “Bark at the moon” tё Ozbornave. Dikur, kish qenё njё kohё e egёr piratёsh. Ndёrsa tani, shkonte si shkrimtar. I ftuar nga i njёjti atene shkodran.

Filloi njё erё e fortё. Vinte nga veriu, me forcё dhe vrull, pёrlante krejt faqen e gurtё tё veriut, duke uturirё e kuisur si njё shpurё ujqish tё uritur nё erё. Tersllёk Pasha nuk e ndёrpreu ngjitjen. Ledhi i parё ishte aty. Hёna e re sapo kishte filluar tё dilte, por ajo dallohej fare pak. Hёna e re kishte ndihmuar edhe ushtrinё e Padishahut pёr tё marrё Konstadinopojёn pas 54 ditёsh rrethim. Edhe ato ishin lutur tёrё ditёn, sipas shenjёs sёhёnёs sё re. Tersllёk Pasha nga nervat, e mbante shpatёn shtrёnguar fort tek dhёmbёt. Tehu ia kishte çarё buzёn, por ai nuk e ndjente atё. Ishte krejt i mpirё dhe i tendosur nga aksioni. Era jo vetёm i vёrshёllente tek veshёt, por edhe ja valёviste flokёt sipёr çallmёs. Bёnte pak ftohtё. Gjaku i rridhte nё mjekёrr. Ishte krejt i egёrsuar, me sytё, tё cilёt i kishte aq tё fortё nё vёshtrim, sa askush nuk arrinte t’ia shihte ato, si tё ishin diej plot vrer. Pastaj, tek ngjitej me 10 mijё trima, filluan tё oshёtinin gjylet dhe topat.  Fёrshёllenin sipёr tyre. Era e shpёrndante oshёtimёn gjithkund. Atje, mbi shkrep e gurё, ndodhej Kёshtjella. Si njё fole shqiponjash, krejt krenare dhe sunduese. Pёr njё çast, e tёrё ajo ushtri qё kacavirrej nё natё, iu duk si njё mori korbash, tё cilёt tinёzish, donin t’i vidhnin shqiponjёs jo vetёm vezёt, por edhe zogjtё e saj. E dinte mirё. Nё luftё s’kishte moral. Jo vetёm trimёria, por bashkё me tё edhe dredhia, joshja, mashtrimi, goditja mbrapa krahёve. Nё luftё lejohej gjithçka, mjaft qё tё merrej Kёshtjella. Muret e saj, tani dukej sikur nxinin edhe mё shumё. Dukeshin akoma edhe mё tё larta, nga pamundёsia e depёrtimit nё tё. Daullet e luftёs binin fort, me tmerr. Por ja qё era, mbasi e merrte vrik tingullin e lodrave, e flakte atё larg, nёpёr sipёrfaqjen e rrafshёt tё Bunёs. Kohё e keqeje. Mort”.

Ja mё nё fund u gjend rishtas nё atё qytet, mendonte, ndёrsa i shoqёruar nga grupi i profesorёve, tani ecnin pёrgjatё rrugёs kryesore tё qytetit. Ato dy ditё qёndrimi, mbasditeve, kur ecnin tё tёrё bashkё, ishte munduar tё kujtonte, njё bulevard, njё ndёrtesё, njё rrugicё, njё dyqan, njё shesh, siç e mbante mend 15 vjet mё parё, por peisazhi urban kishte ndryshuar krejt. Nё krahun e tij ecte lektorja e Univeritetit fjorentin Alfonsina Manzini, e cila kishte ftuar edhe shkrimtarin tё mbante njё referencё nё Universitet mbi eksperiencёn e tij si krijues. Zonja fjorentine, veshur me kёpucёt e sheshta, ecte nё krah tё tij. Ishte njё grua me kockat e gjata, flokёt e prerё mbi supe dhe zёrin fare tё hollё, si tё mizёs. Si tё gjitha gratё e atij qyteti, mё shumё se e bukur, shquhej pёr finesё dhe elegancё. Kur kish shkuar nё fillim nё atё qytet, kish shpresuar se do tё njihte nё fakultet kushedi se ç’vajza tё bukura, plot zjarr dhe dёshirё pёr t’u njohur, dashuruar. Por ishte zhgёnjyer krejt. Vajzat e universitetit, ishin jo vetёm si tё shplara, tё shёmtuara, por ato, provinciale, tё pandjeshme dhe si tё shurdhёta, kishin qenё gjithashtu edhe krejt indiferente dhe moskokёçarёse. “Kёto qenkan vajzat e tokёs sё Dantes”?! kishte pyetur vetveten. “Nuk ta fishkёllekan fare”!

Tani ecte rrugёve tё qytetit dhe ndjesia qё provonte, ishte ajo e humbjes. Ishin katёr vetё. Profesor Savoy, docent i Universitetit tё Firences, i cili pёr vite me rradhё kishte studjuar diferencat mes gjuhёs sё sotme shqipe dhe degёzimit arbёresh; ishte profesoresha e letёrsisё Alfonsina, gjithashtu edhe Donika Kopliku, docentja e Universitetit tё Shkodrёs.

E kishte pritur me entuziazёm dhe njё nostalgji tё çuditshme kёtё ftesё nё veri tё vendit. Aty, 15 vjet mё parё kishte ndenjur pёr njё vit tё tёrё. Kujtimet, mbuluar me njё shtresё tё portokalltё nostalgjie, ngjyer me dashuri, tani mundoheshin tё dilnin nё sipёrfaqe, por ai, duke ecur, nuk gjente, qoftё as edhe njё rrugё qё t’i kujtonte 91-shin, kur kish ndenjur aty pёr studime. “Sa shumё ka ndryshuar ky vёnd”, thoshte me vete. Njё nga tё paktat rrugё qё kujtoi, pёrveç heronjve tё Vigut dhe skulpturёs sё Migjenit, e kishte bёrё pas mesnatёs, gjys i dehur, i shoqёruar nga grupi i vendalive. Aty kishte rinjohur njё shoqe kursi, me sytё si mace dembele dhe vёshtrimin e ёmbёl. E kujtonte pёrherё tё heshtur dhe si qullse, por ja qё ajo, jo vetёm qё ishte bёrё pedagoge nё universitet, por çuditёrisht ishte shumё e njohur nё atdhe si studjuese e gjuhёs. I ishte dukur aq e plakur, sa i kishte hyrё frikё pёr veten. “Kaq shumё tё jem plakur edhe unё”, pyeste veten. Sikur ta kishte humbur krejt ndjesinё e moshёs. Njeriu nuk e kuptonte kurrё sa ishte plakur, ose nuk donte ta pranonte atё. Brenda ndёrgjegjes sё tij, ai ndjehej akoma ai djaloshi i dikurshёm, i cili kishte marrё me kohё udhёt e botёs, ndaj veç kur ndonjё vajzё e re i drejtohej me shprehjen xhaxhi, vetёm atёherё e ndjente moshёn e vёrtetё. Sikur merrte njё grusht nё fytyrё.

“Jemi qё jemi, ta bёjmё njё shёtitje tek Kalaja e Rozafёs”, propozoi mbas dreke zonja Alfonsina. “Unё jam shumё e interesuar tё di diçka mё shumё nga historia e saj”. U nisёn drejt kodrёs sё kalasё.

Shkrimtari, duke ecur nё krah tё grupit, ndjente diellinti binte pingul mbi kokё. Ai hidhte sytё andej kёndej, gjithmonё duke kёrkuar dёshpёrimisht ndonjё detaj tё atyre muajve tё pёrzishёm tё 91-shit, kur me zemrёn e trishtuar, krejt vetmitar, por edhe i papёrkulshёm, me njё bursё studimi, ishte gjendur nё kёtё qytet verior. Atёhere, kish qenё veç njё djalosh 20-vjeçar, i cili, nё qytetin e Migjenit, po kёrkonte rrugёn e tij nё jetё.

Profesor Savoy, nuk fliste shumё, dhe me sytё ngjyer me njё lёbyrje gati sentimentale, poshtё syzeve, ecte dhe shihte gati me pёrdёllim pejzazhin. E njihte mirё kёtё qytet.

“Keni ardhur shpesh nё kёtё qytet”? e pyeti shkrimtari.

“Oh si. Nja dhjetё herё”, ia ktheu doktor Savoy. “Universiteti ynё ka bёrё njё motёrzim me Universitetin e Shkodrёs”.

“E kuptova mbrёmё, – ia ktheu shkrimtari, – nga mёnyra se si me kёmbёngulje kёrkuat kos”.

“Ah kosi shkodran”, psherëtiu doktor Savoya.

“Ç’kos mor i uruar?! Tavё krapi duhej tё kёrkoje”, ia ktheu zonja Donika.

“Jo jo. S’mё pёlqen peshku. Kosi mё pёlqen”.

Donika Kopliku, gruaja elegante me flokёt e krehur bukur, sytё kaf dhe shprehjen prej intelektualje tё ёmbёl dhe krejt tё kujdeshme, tani po i buzёqeshte kёndshёm. Dielli ia ndriçonte akoma edhe mё bukur faqet e qeshura.

“Pse s’morёm njё taksi, – pёrsёriti rishtas, – do tёkursenim kohё”.

“S’ka problem, u pёrgjigj doktor Savoy, i cili ishte i dobёt, energjik dhe me njё sjellje krejt tё hijshme prej njeriu tё ditur. – Kёshtu tresim edhe drekёn e yndyrshme! Mbasditja ёshtё e gjatё. Ёshtё e kёndёshme shёtitja. Mua mё pёlqen tё ecё”.

“Nё fillim shkojmё dhe vizitojmё Kishёn e Zojёs sё Kёshillit tё mirё”, i ftoi zonja shkodrane.

“Pse jo. Sot ndjehemi vёrtetё turistë dhe Shkodra ka histori dhe ngjarje pa fund”.

“A e dini, – vazhdoi bisedёn Donika Kopliku, ndёrkohё qё ecnin mbi trotuar, – se njё vit para se Skёnderbeu tё jepte frymёn e fundit, kur kёrcёnimi osman po bёhej gjithnjё edhe mё i egёr, a e dini se afresku i Zojёs sё Kёshillit tё Mirё, njё mёngjes, nё formё krejt mrekullore, u shkёput nga suvaja, fluturoi mbi Adriatik dhe e ndali fluturimin nё Xhenezano tё Italisё”?!

“Kёtё thotё legjenda”? pyeti zonja Alfonsina.

“Legjenda?! Kёtё e besonte i tanё populli shkodran”.

Profesori vuri buzёt nё gaz. “Unё nuk besoj tek mrekullitё, – tha mbas njё heshtje. – Besoj tek elementi magjik, i cili ka ushqyer folkloret e popujve! Njerёz tё zakonshёm nё situata tё pazakonshme”, shtoi pastaj. Zonja Donika vazhdoi tё fliste me entuziazёm.

Por profesori fjorentin nuk po impresionohej kushedi se çfarё. Po e dёgjonte me njё ftohtёsi racionale.

“Ju e dini, – tha duke dhënë gjykimin e tij pёrfundimtar, – populli i shton dhe i zbukuron gojёdhёnat si mos mё mirё”.

“Dhe Kisha, mbeti nё kёmbё edhe mbasi e pushtuan turqit”?! pyeti zonjёn Donika, bujtёsja fjorentine. E cila ishte krejt e mrekulluar nga legjenda.

“Kisha, natyrisht qё u bё shkrumb e hi. Dhe mbi rrёnojat e saj, vite mё vonё, ndёrtuan njё Teqe. Por ende sot e kёsaj dite, mbi themelet e vjetra po e rindёrtojnё”.

“Shumё magjepsёse”, e mori fjalёn zonja Alfonsina e cila, deri nё atё moment, po dёgjonte me kureshtje dhe krejt e pёrpirё.

Vazhdonin tё ecnin duke biseduar me nge dhe dёshirё. Rruga ishte krejt e lagur nga drita e verdhё. Pastaj, ndёrsa hidhnin hapat mbi trotuar, duke parё zonjёn Donikё nё sy, lektorja fjorentine vazhdoi: “Suvaja ёshtё shkёputur pra nga muri? Ka bёrё njё fluturim kilometrik, pёr t’u ndalur pastaj nё njё kishё nё ndёrtim nё Xhenazano tё Italisё?! Po kjo ёshtё e mahnitshme! Po aq e mahnitshme sa Balada e Murimit; apo ajo e tё nёmurit qё ngrihet nga varri. Ndoshta akoma edhe mё e mahnitshme, se sa ajo tjetra e krushqёve tё gurёzuar nё malin magjik”!

“Jo vetёm kaq, – e rriti dozёn e rrёfimit zonja shkodrane, – ngjarja ka edhe dy dёshmitarё. Janё dy ushtarёt roje, tё cilёt ishin tё vetmit qё e panё dhe e ndoqёn me sy, duke u gjendur mrekullisht nё tokёn italiane. Gjergjit dhe Sklavit”.

“Jo moj burrneshё, mos fol marrina”, ngriti zёrin profesori fjorentin.

“Marrina?! Marrina Doktor Savoy?! E di qё ju jeni agnostik, por ngjarja ka edhe njё datё preçize. 25 prill 1467. Ishte kohё Pashkёsh. Dhe kjo ёshtё veç gjysma e mrekullisё”, vazhdoi zonja Donika. Por kur e pa se doktor Savoy rrudhi pak ballin dhe nga sytё i ndritёn ca shkёndija mosbesimi, atёherё ajo, krejt e entuziazmuar, ktheu kokёn nga zonja fjorentine.  “Ndёrkohё, paralelisht pra, – dhe kjo ёshtё e çuditshme se si ujdiset tapeti i jetёs nga providenca, – nё Xhenazano, njё zonjё e fisme, me kursimet e saj, kish nisur tё ndёrtonte njё Kapelё, pёr Marien e shenjtё, por duke mbetur pa tё ardhura, Kapela kishte mbetur pёr gjysmё. Njerёzit nё krahinёn e saj, talleshin fort me tё. Ku e ke Kapelёn qё thoje se do ta ndёrtoje edhe pa paratё e duhura? Hё! Ku e ke?! Aty pra, u ul copa e suvasё me pikturёn e Zojёs sё Kёshillёs sё mirё! Dhe nё ditёt nё vijim, filluan mrekullitё. Shёrimet. Njerёzit dyndeshin aty dhe mbasi shёroheshin, linin parà. Aty u ndёrtua Kisha! Aq shumё bujё bёri ngjarja, sa Papa Pali i dytё, nё vitin 1467 ngriti njё komision tё posaçёm i cili nё bazё tё hetimeve qё bёri, u shpreh se figura e Zojёs ishte mrekullibёrёse”.

Ndёrkohё, shkrimtari, pёr tё mos lёnё vetёm profesor Savoy, ecte krah tij, por veshёt i mbante pipёz nga historia qё zonja Donika po tregonte me aq vrudh dhe entuziazёm.

“Kushedi sa herё janё shkatёrruar dhe rindёrtuar Kishat kёtu pёrreth”?! tha me keqardhje zonja fjorentine.

“Eh, ky vend ёshtё rrahur fort nga historia! Rezistenca ia ka mprehur fuqishёm ndjenjёn e qёndrueshmёrisё”.

“Ndryshe nga Kishat e Firences tё cilat i kanё rezistuar kohёs pёr bukuri. Askush nuk i ka shembur a djegur ato”.

“Firence ёshtё si njё zambak i bukur nё zemёr tё gadishullit”, foli zonja Donika. E kishte zёrin plot adhurim, mall dhe pasjon.

“Sa herё keni qenё nё Firence”?

“Dy herё deri tani. Gjithçka atje ёshtё akoma edhe mё e bukur nga ç’mund tё pёrfytyrohet”!

“Do tё vini rishtas. Do t’ju ftojmё si Atene fjorentin”, i tha lektorja bujtёse.

“Oh Firenze, dashnia ime. Unё e adhuroj atё qytet. Heshja e saj, hijeshija gati e mistershme e njё mёngjesi tё diele, nga zona e Badia Fjorentina. Dielli i kursyer i fund marsit, kur ndёrsa pija kafenё dhe haja brioshin me krem, dёgjohej çanga vetmitare e meshёs, nё cep tё sheshit tё paqtё. Ç’elegancё sheshesh plot lavdi, mister dhe kujtesё! Oh, mos mё nxit tё flas pёr atё qytet, se mallёngjehem krejt. Aq i bukur ёshtё. Unё e adhuroj qytetin tuaj”!

Biseda ndёrpritej nga zhurma e makinave, pluhuri qё linin ato pas, thirrjet, boritё dhe ecjet e njerёzve. Tani e kishin lёnё mbrapa rrugёn Mbreti Gent, pazarin dhe rrugёn e Qafёs dhe pak nga pak, po ngjiteshin drejt kalasё. Nё çast, heshtja ishte bёrё e thellё. Asnjё cicёrimё zogu nuk ndjehej, asnjё fije bari nuk pёrkulej nga era. Dёgjoheshin veç hapat e tyre mbi kalldrёmin plot pluhur tё rrugёs nё ngjitje.

Ishin tё katёr aty. Shkrimtari, Alfonsina, profesor Savoy dhe zonja e qytetit bujtёs, Donika Kopliku, e cila u bёnte respektin miqve italianё. Duke ecur nё kёmbё, pak nga pak, nё atё ditё tё mrekullueshme vjeshte, pas njё dreke tё bollshme, plot diskutime, tokje gotash dhe urimesh, tani, nё pritje qё tё vinte orari pёr t’u kthyer nё kryeqytet, po argёtoheshin duke ngjitur tё tatёpjetёn. Ishte njё qytet vegimtar. Njё qytet kokёfortё, burrёror, plot me njerёz trima, disi mendjemёdhenj por edhe simpatikё e plot humor.

Shkrimtari tani, ndёrsa hidhte hapat pёrgjatё rrugёs sё Kalasё, çuditёrisht rrinte si i fundosur nё kujtime. Tani, kjo pjesa e kalasё po i kujtohej krejt. Kur ishte djalosh, vinte kёtu shpesh, mbasditeve. Me njё libёr me vete, ulej diku dhe zhytej nё heshtjen e njё qyteti qё kish filluar ta donte. Tёdoje njё qytet pёr tё, e tejkalonte anёn racionale. Sipas tij, nuk ishte se njё qytet, duhej, sepse njeriu vendoste ta donte atё. Ai duhej ashtu natyrshёm, vetvetiu, pa e kuptuar, sepse aty, sё bashku me frymёn e jetёs, me ditёt, muajt, stinёn, vitet ndoshta, njeriu linte edhe vrragёn plot emocione tё jetёs sё tij. A mund tё duhej edhe njё vend tё cilin njeriu e urrente? Njeriu mund tё urrente njerёzit e tij, zakonet, gjuhёn, rrugёt, por prap, nё brendёsi tё tij, ai qytet, me siguri duhej. Ashtu, fare natyrshёm. Si i burgosuri, i cili me kalimin e viteve, fillonte tё donte edhe qelёn e tij tre metёrshe, edhe pse aty, me siguri, vuante fort mungesёn e lirisё fizike.

Tani tek ngjiste rrugёn e kalldrёmtё tё Kalasё, i vinte ndёr mend ajo pranverё e 92-shit, krejt e pёrzishme, kur vendit tё tij tё vogёl dukej sikur i kishte rёnё bomba. Gjithçka ishte krejt e mjergullt dhe plot dramё, si tymi i zi i gjyleve nё shpёrthim, i cili, mbasi hapej nga era, tregonte qartё tmerrin e luftёs. Ulёrimat e tё plagosurve, batёrdinё e tё vdekurve, gjymtyrёt plot gjak andej-kёndej, zorrёt dhe erёn e barutit e tё jashtёqitjes.

Grupi po ecte pёrpara tij. Shkrimtari, ishte shkёputur disi me qёllim duke ndenjur prapa. Njё melankoli 15-vjeçare, si njё flaut ngjyrё portokalli, tani kish filluar t’ia guduliste ndёrgjegjen. Ishte flauti i njё keyboardi. Pikёrisht kёnga e G. M. “Soul free”. Atё vit, albumi i ri sapo kishte dalё, dhe ai, me kufjet nё vesh, njё libёr nё dorё, çalltisej i vetёm nga kёto anё, me dёshirёn e zjarrtё qё tё rrinte veç me veten. I duhej tё bёnte bilancin e situatёs sё tij. Ku ishte me projektet e jetёs qё i kishte vёnё qёllim vetes? Nga bota e artit, 18-vjeçar, pёrmes njё hendeku tё errёt, hon i papritur hadi, ishte gjendur tashmё, me njё tё drejtё studimi pёr gjuhё-letёrsi, nё kёtё qytet verior. Sa me zor e kishte shtёnё nё dorё edhe atё tё drejtё studimi. Donte me doemos tё shkollohej, sikur Universiteti, tё kryhej qoftё edhe nё ferr. Ajo epokё trazirash politike, nё fakt, ishte si ferr. Qyteti i 92-shit, ishte krejt si hadi njerёzor. Njerёzit, mbetur pa punё, pa bukё, shkonin e vinin si tё tёrbuar. Gjithkund nervozizёm, kaos, pasiguri, mjerim. Idhujt ishin shembur, statujat kishin rёnё dhe bashkё me to edhe bindjet e njerёzve. Viktima tё burgut komunist. Gёnjeshtrёs sё madhe ia kishin çjerrё fytyrёn. Ai donte tё ecte pёrpara nё jetё, tё studjonte jashtё shtetit, jo tё kёnaqej me njё profesion mёsuesie. Ndёrkohё, tek ecte nё qytetin bujtёs asokohe, bota e tёrё ishte pёrmbysur. Bota e tij, e cila, nga e ardhmja e zezё plot mjerim, nga burgu komunist ku rinia sillej bulevardeve, tani ajo, kishte shpёrthyer krejt, si njё uragan madhёshtor. Kujtonte, akoma nuk ishte vёnё rregulli dhe disiplina dhe gjithkund sundonte kaosi. Ligji i xhunglёs. Kёto transformime thelbёsore, ndodhnin jo veç pёrreth botёs sё tij, ato ishin nё rradhё tё parё, transformime brenda ndёrgjegjes sё tij. Ende, edhe pse larg nga qyteti bregdetar, njё vajzё, i dhimbte nё tё gjithё trupin. I hapej shokёve mё tё ngushtё, tё cilёt, i kishte fare tё paktё.

Tani, tek ngjitej, shihte gurёt mbi kalldrёm. “Kёto gurё ngulur nё dhe, kёta shkёmbinj, mendonte, sa kanё parё dhe sa kanё dёgjuar. Po t’a gёrrmoje dheun, do tё gjeje aty veç kocka tё rёnёsh, kafka, shpata, thika dhe hajmali. Po t’i vije veshin zhurmёs sё erёs, bashkё me fёshfёrimёn e saj misterioze, do tё ndiheshin me siguri edhe britmat e tё rёnёve. Rёnkimet, trringёllima e shpatave, klithmat nё tё gjitha gjuhёt e botёs, mallkimet. Pastaj me rradhё, era e barutit, oshёtima e gjyleve qё trandnin botёn si njё vullkan dhe ajo e ushtarёve qё suleshin pёrpara. Sa ka parё ky vёnd, foli me vete dhe ngriti sytё drejt bedenave tё gurta.

“Sulmi i 27 korrikut ishte akoma edhe mё i tmerrshёm. Ai erdhi mbas plot dy ditё bombardimesh pa ndёrprerje. Mbi bedenat e Kalasё ishin hedhur rreth 250 predha, 120 mortaja nga tё cilat, nja 10 topa guri veshur me zjarr. Muret ishin dёmtuar rёndё, por ende foleja e shqiponjave rrezistonte. Sulltani qёndronte i ulur mbi majёn mё tё lartё tё kullёs. Pranё tij kishte zёnё vend kronisti i Sulltanit, kalemxhiu Siri Mahmut Qitapi. Mbasi e kishte lodhur kёshtjellёn me bombardimet, tani i lartmadhёrishmi Mehmet pushtuesi, kishte dhёnё urdhёr qё ushtria tё mёsymte muret e dёmtuara. Turmat e ushtarёve, si njё shpurё e pandalur, njёlloj si deti nё tallaz, tani, me oshёtima tё frikshme, mundoheshin t’i ngjiteshin murevetё Kalasё nga tё gjitha anёt. Sidomos nga ajo veri-perёndimore. Sulltani vёshtronte gjithçka me njё kujdes tё veçantё, krejt i pёrpirё, me sytё si tё zhytur nё gjak. Gjithmonё, nё kёsi rastesh, sytё e tij merrnin njё ndriçim ferri, mes babёzisё, grimcave tё epshit, dhe urrejtjes. Diçka e çmendur prej krimineli ndizej nё psiqikёn e tij. Nёse Allahu ma jep fitoren, mendonte, kjo do tё ishte beteja mё e rёndёsishme e tij! Duhej ta fitonte. Do ta merrte kalanё, siç kishte marrё shumё kёshtjella tё tjera. Nёse 25 vjet mё parё kishte marrё Konstandinopojёn, ç’ishte vallё pёr tё njё çerdhe shqiponjash, me njё grusht burrash brenda? Lufta vazhdonte. Nga bedenat, sapo njёsitё e jeniçerëve ngjiteshin nga muret me shkallё dhe me litarё, mbasi luftonin me shpata, ai i shihte tek shembeshin poshtё me ca ulёrima tё tmerrshme. Nga larg, oshёtima e topave, zhurma e shpatave, uturima e ushtarёve vinte si e mbytur, por nga afёr ishte njё tmerr i vёrtetё. Pak mё poshtё, nё llogore, Tersllёk Pashai, i fshehur nga shigjetat me zift dhe zjarr qё fluturonin nga sipёr, jepte urdhёra duke ndjekur betejёn. Urdhrat vinin direkt nga Sulltani, i cili vazhdonte tё kqyrte nga maja e kullёs sё tij ndёrtuar me drunj. Gjithkund ajri ishte mbushur me njё erё tё fortё gjaku, djerse, pluhuri dhe muti.

Mё pas do tё dilte dielli. Sulmi kishte vazhduar pёr tёrё natёn. Ai diell i pashpirt korriku, krejt i thatё dhe i dendur, i cili do t’a mbushte ajrin e nxehtё si njё furrё, me miza, avull dhe djersё urrejtje. Urrejtja i ngjitej si njё zift i zi nga shpirti. Urrejtja dhe pezmi, qё ata burrat atje sipёr mbi bedena, veshur me parzmore hekuri dhe mburoja tё kabashme, arrinin ti thyenin sulmet e padishahut edhe pёr orё tё tёra. Daullet e luftёs binin fort. Oshёtimat e pandёrprera: Allahhu Akbbbbar, gjёmonin deri poshtё, mbi luginё. Tani, njёsitё e ushtarёve tё vdekjes, edhe pse rruga ishte krejt e ngushtё, poshtё portёs kryesore, ata pёrparonin. Sipёr tyre, shigjetat me maja zjarri, vёrshonin dhe fёrshёllenin nga sipёr. Pastaj vinin kovat me zift tё valuar, gurёt dhe topthat veshur me flakё, tё cilёt me yrysh binin mbi trupat e tyre. Shumё ushtarё digjeshin, u thyhej zverku, shpina, gjymtyrёt, ndaj ato,shembeshin me ca ulёrima rrёnqethёse. Disave u plaste kafka si poçe dhe trutё i hallakateshin mbi ledh. Tё tjerё, krejt si tё çmendur, godisnin fort me njё trung masiv, portёn e hekurt. Disa ushtarёve, edhe pse trupi i merrte flakё, me rreckat e djegura, mbanin ende mbёrthyer trungun masiv; dhe me vrudh, e pёrplasnin atё mbi portёn e madhe. S’arrinin ta shpёrthenin dot atё hekur tё mallkuar. Metali gjёmonte me njё oshёtimё ferri, shtrembёrohej nga goditjet, por rrezistonte. Rruga e kalldrёmtё poshtё derёs kryesore tё kalasё, tani ishte e mbushur pёrplot me kufoma. Njёsi tё reja ushtarake, se nga mbinin, por shpejt, vinin tё vrarёt mbi supe, lironin rrugёn, dhe tё tjerё ushtarё, zinin vendin e tё vrarёve. Shpesh vriteshin edhe vetё.

Gjithkund, bashkё me avullin veror ndihej edhe era e gjakut, ziftit, mutit dhe djersёs. Njё pluhur i hidhur guri tё thёrmuar, plot mort dhe i athёt, ngrihej nё ajёr. Potera ishte aq e madhe, sa ulёrimat dёgjoheshin nga tё gjitha anёt. Flamujtё osmanё binin, por tё tjerё i ngrinin emblemat rishtaz. Ca jeniçerё trima, tek ngjisnin muret, me kordhat ngjeshur nё brez, ndёrsa kacavirreshin me kthetrat, shpesh, binin nga lartёsitё. Ulёrima dukej sikur i mbetej pezull, e frikshme, pёrjetё. Çengelat, hedhur ngaharqet e hekurt qё poshtё, zakonisht mbёrtheheshin mbi bedena. Ato mbanin shtrёnguar shkallёt prej litari. Ushtarёt shkodranё, kur i pikasnin, nuk i prisnin fill nyjet. I linin turqit tё ngjiteshin disi, pastaj, pak nga pak i sharronin, derisa armiku nё ngjitje, shpesh i djegur nga zifti me zjarr, me ca ulёrima ferri, shembej mbi kalldrёm a mbi tё vrarёt e tjerё. Kishte nga ata jeniçerё, tё cilёt arrinin tё ngjiteshin mbi bedena. Atёherё dyluftimet bёheshin epike. Qёndresa ishte e tmerrshme.

Tersllёk Pashai, nga pika e tij, nuk arrinte ta imagjinonte se si njё grusht burrash, arrinin tё mposhtnin njё garnizon tё tёrё qё po sulmonte pёr 32 orё pa ndёrprerje. Minimumi duhej tё kishin rёnё nga bedenat. “Ato s’janё njerёz, ato janё tigra”, mёrmёriste Pashai. “Me siguri, kanё Hyjin me vete”. Dhёmbёt i kёrrcisnin nga marazi. I binte fort me grusht dheut, turfullonte. Duhej ta fitonte kёtё betejё. Sulltani kish qenё i qartё me tё. “Po e fitove, do tё ngre nё post. Po nuk e fitove, koka jote do tё rrёzohet e para”. Nga pozicioni i tij, sulmi i njёsive tё vdekjes, dukej sikur pёrparonte, bёnte pёrpara, por mё pas, si tё ishte e nёmur nga vetё ajo tokё ters, kthehej mprapsh dhe sprapsej duke filluar nga e para. Sulltani, me fytyrёn e vrerosur, vazhdonte tё ndiqte pёrleshjen, e cilapo zgjaste pa fund. “Kanё 32 orё qё luftojnё si tё tёrbuar”, mёrmёriti kalemxhiu Siri.Nё kokёn e tij tё vogёl, kokё e mbrapshtё dhe edepsёze,tani oshёtinin gёrma, zanore, bashkёtingёllore. Fjalёt i zhurmonin si njё babel, si njё koshere grenzash: turqisht, arabisht, persisht. Gjithçka vlonte nё kokёn e tij krijuese, si nё njё kazan tё madh zifti me flluska imagjinate nё pёllcitje; ndaj ato, sa me zor prisnin qё ai t’i rendiste nё pergamen. Do tё pёrshkruante gjithçka, historinё e sulmit, kurajon, por lavdia, ajo po mungonte. Lavdinё ai duhej ta sajonte vetё. “Dihet, he he, mendonte, historinё e shkruajnё fitimtarёt”. Ku ishte ajo? Lavdija e pafund osmane? Kalemxhiut i hanin duart pёr punё. I duhej ta mbante mend njё pёr njё atё pёrleshje. Si ishte e mundur qё mbrojtja nuk po thyjeh dot? Nё atё çast, nga bedenat, herё mbas here, binte edhe ndonjё ushtar i vrarё shkodran. Ulёrima e tyre ishin ndryshe. Ishte si ulёrimat e ariut, tё cilit me pabesi ja kanё ngulur shpatёn nё shpinё. Ishte njё gjёmё e tjetёrllojtё, sikur ulёrimёs sё vdekjes, t’i bashkangjitej edhe klithma e njёpopulli tё tёrё, i cili e donte lirinё mё shumё se jetёn vetё. Pёr njё çast, Mehmeti i dytё, si i shtyrё nga njё ide e prapё, filloi tё imagjinoi shpirtёrat e tё vrarёve qё sapo shkёputeshin nga trupat. Ato, nё momentin e vrasjes, (me siguri shpirti dilte nga fyti) tё trembura, si tё zёna nga gjaku, tё hidhёruara, plot peng, shkёputeshin pra nga gurrmazi dhe mbasi ngjiteshin nё eter, rrinin njё copё herё pezull mes zallahisё. Rrinin ashtu, si tё tronditur, akoma tё pamёsuar me gjendjen e re çliruese, pastaj, mbasi shkundeshin disi, fluturonin o sipёr, ose zbrisnin poshtё. Ushtarёt e tij tё vrarё, me siguri ngjiteshin sipёr. Ato kishin luftuar nё emёr tё Allahut. Ndёrsa tё tjerё, ato tё armiqve, sipas tij, zbrisnin poshtё nё had.  Ato i ishin kundёrvёnё urdhёrit tё shenjtё. Ndёrsa nga sipёr bedenave, aty ku besonin nё Krisht, me siguri, gjithçka shihej ndryshe. Kryqi pёr ta ishte i bardhё, shpёtues, ndёrsa turqit, nxitur nga Belzebu, kёrkonin tё ngadhnjenin mbi shpёtimtarin e njerёzimit. Sulltani, arrinte ta imagjinonte shpurёn e tronditur tё shpirtёrave nё eter, tё cilёt, sa po ndesheshin me gjendjen e re ajrore, provonin dy emocione. Nga njёra anё, njё çlirim tё çuditshёm prej djersёs, mundit, lodhjes, dhimbjes sё trupit, frikёs. Por tani, gjithashtu kishin edhe mё shumё tmerr.- Po tani?! Nё gjendjen e tej-jetёs, ç do tё bёhet me ne?! Do t’na jepet shpёrblimi nga Allahu pёr ç’kemi luftuar?Sakrifikuar edhe jetёn?Apo krejt e kundёrta? Disa, kishin besuar, disa jo. Ushtarёt e vdekjes kishin bёrё pallё gjithё jetёn. Femra, dёfrime, lavdi. Rroba tё shtrenjta, ushqim tё zgjedhur. Ato e dinin se ishin tё parёt qё vdisnin, ndaj atyre u lejoheshin shumё gjёra. Edhe kur gabonin, ato shpesh as nuk ndёshkoheshin. Sulltani ishte i sigurtё, ai vetё do tё shkonte tek drita. Ai ishte vetё i pari, nga tё pёrzgjedhurit e Allahut… por tё vёrtetёn e dinin veç nё qiell. Askush nuk e dinte tё vёrtetёn. E vёrteta ishte personale, si besimi”.

Shkrimtari u shkund nga mendimet. Tani muret ogurzeza i kishte njё pashë larg nga sytё e tij. Ato lartёsoheshin tё kobshme, plot kёrcёnim, si njё themelim shumёgurёsh lidhur fort me llaçin e Besёs. Nuk do tё shembeshin kurrё, nё jetё tё jetёve. Pastaj, shkrimtari, duke marrё frymё si me zor, ktheu kryet nga qyteti. Dalloi Hotel “Europa” ku e kishin sistemuar pёr tё fjetur. “Kjo grua, mendoi, edhe pse çalon nga mbiemri, shumё rrugё paska bёrё”. Ishte njё nga ato mrekullitё e poltronave tё larta. Pastaj ktheu sytё nga porta e Kalasё. Aty e prisnin doktor Savoy, zonja Donika dhe dekania fjorentine. I buzёqeshi nga larg.

– Tё lamё vetёm, ndjehemi nё faj, foli Donika.

– Jo ç’ne? Unё desha vetё tё mbetesha mbrapa jush. Kam kujtime nё Shkodёr. Kam jetuar kёtu. Dhe nё ç’vit tё stuhishёm?!

Ndoshta vёrtetё, kish qenё viti mё i pёrzishёm dhe tragjik i atij vendi, mbas vitit 1914. Vit vёrtetё i mbrapshtё. Ndoshta edhe mё keq se ai i 97-ёs. Mbas eksodit biblik, rёnjes sё diktaturёs: fabrikat, uzinat, ndёrmarrjet, u shkatёrruan dhe u mbyllёn krejt. Nuk mjaftonin njerёzit pa punё, por çmimet filluan tё rriteshin dhe gjithkund sundonte, mjerimi, kaosi, pasiguria. Njё bosh i madh kishte sunduar atdheun, tё cilit i kishte firuar gjaku nga eksodet.

Ndёrsa depёrtonin portёn e kalasё, errёsira, sa mё shumё ato ecnin, aq mё shumё dendёsohej. Kёpucёt e tyre tani kёrrcisnin fort mbi gurёt e kalldrёmit. Ato zhurma takash, shoje kёpucёsh llustrafini, prej heshtjes, bёheshin tani akoma edhe mё tё bujshme, kёmbёngulёse, edhe pse krejt paqёsore. Zhurma prodhuar nga kёmbё kuriozёsh, tё cilёt magjepsur nga pushteti i historisё, po kundronin skutat prej guri. Njё hije e tmerrshme dhe e pushtetshme ngjarjesh, qё ende jehonin aty fare tё gjalla, kish sunduar krejt ndёrgjegjet e tyre.

Ato kёrcitje shojesh, ishin tinguj paqёsorё, dridhje valёsh nёkohё paqje. Nuk ishin trokёllimat e kobshme dhe ndjellakeqje tё kuajve, me kasnecёt mbi to, qё lajmёronin ardhjen e hordhive turke.  As cingёrimat plot ankth tё qerrexhinjve qё yshtnin buajt tё fusnin drithin nё kala sa mё shpejt. Ato porta, ai prag, me siguri kish parё tmerre. Gjak dhe britma ushtarёsh romakё, venecianё, turq, malazezё. Prijsa plot epsh, tё cilёt herё mbas here, e kishin pushtuar dhe humbur kёshtjellёn. Rozafa, si njё mollё sherri, a njё damё tё bukur, herёkishte qenё e njё ushtrie, herё e njё tjetre. Herё e njё mbreti, herё e njё tjetri. Herё e njё familje, herё e njё princi. Ndёrsa kjo heshtja e tanishme, dukej krejt e rreme, krejt false, sepse aty, akoma oshёtinte historia me britma dhe klithma tё egra.

Grupin e vogёl vazhdonte ta printe si gjithkund zonja e shtёpisё. Flokёgёshtenjё, me sytё e mёdhenj dhe shprehёs ngjyrё mjalti, tek pinte cigare tё holla, fliste me zёrin e saj tё ёmbёl dhe ledhatar. Kish veshur njё kostum bezhё dhe mbi qafёn e saj tё drejtё, elegante, mbante njё gjerdan perlash tё vёrteta.

– Mbasi Osmanёt e pushtuan, ishte vitin 1392, – shtoi ajo, – çuditёrisht ia dhuruan kёshtjellёn familjes Balshaj. Kjo e fundit, i kish fali Sulltanin njё vashё shumё tё bukur”

– Pra njё kala, vleka sa hiret e njё vashe?! – pyeti profesori.

– S’do mend. Pse kot luftuan grekёt pёr 10 vjet nё Trojё?! – bёri shaka zonja e shtёpisё.

Studjuesi, nuk e mbajti dot njёbuzёqeshje disi ironike. Por nuk e komentoi bisedёn.

Tek kalonin korridoret e brendshme tё hyrjes, u ndje njё erё e rёndё uji tё ndenjur, myku dhe vetmie, e cila pёrhapej gjithkund. U ndalёn tek oborri i dytё i brendshёm. “Kёtu, legjenda thotё se u muros gruaja e re”, e mbante ligjёratёn zonja Donika. Balli i gjёrё plot dritё, faqet e plota dhe buzёt mishtore, dukej sikur ja shtonin enkas cilёsitё prej zonje tё rёndё shkodrane. Legjendёn e dinin tё gjithё, por pёrpara atyre gurёve nё gjys errёsirё, tё cilёt kishin qenё dёshmitarё ndoshta 3 mijё vjeçarё tё kalasё, ndёrgjegjet e tyre, edhe pse krejt kurioze dhe analitike, tani sikur po binin prehё e hipnozёs sё historisё. Dukej sikur, njё frikё e çuditshme po i mbёrthente rishtaz. Ndjeheshin ndoshta si nё rrethim? Heshtja ishte gati e shenjtё. “Kjo ёshtё magjia e historisё”, pëshpërit ndёr dhёmbё shkrimtari.

Tek ecnin, misteri i gurёve nё gjysmë errёsirё, po ia linte vendin njё ndjesie tjetёr, akoma edhe mё tё fortё. Kuriozitetit tё çuditshёm. Askush nuk fliste. Tani, tek ecnin nё heshtje, zhytur nё dialogjet e tyre me gurёt, kalldrёmin, blloqet e mermerit gjys tё rrёnuar, dheun, puset e prishur, muret e brendshme, barit tё thatё, rrasave tё kuqe, ato bluanin mendime historie tё harruara gjithkund. Dukej sikur era i flakte tej mendimet e tyre, sapo ato merrnin formё dikund. Ndjeheshin si dёshmitarё tё njё epoke tjetёr, nё njё gёrmadhё tё vdekur, ku gurёt klithnin vёrtetё njё vetmi tё lavdishme.

“Falё Zotit, jemi nё kohё paqje”, mёrmёriti dikush.

“Kohё paqje?! Kjo paqje njerёzore nё oksident ёshtё e pёrkohshme. Njeriu po pregatitet alla grande”, ia ktheu profesor Savoy. “Pёr tё shkatёrruar gjithçka njё herё e mirё”.

“Njeriu s’ёshtё aq budalla”.

“Jam dakord, por mjafton njё gjeneral i çmendur tё shtypi njё buton dhe ja. Gjysma e botёs mund tё shkatёrrohet krejt”.

Zonja shkodrane u mundua tё ndёrronte bisedёn. “Sa ka vuajtur ky dhè”, tha duke i theksuar fjalёt me njё lloj madhёshtie. “Unё mendoj se kristianizmi, mё shumё se nёpёr dhomat e Vatikanit, plot veshje purpuri, mermere, afreske dhe luks, ku gjithçka ёshtё e rehatshme dhe i vjen era mirëqenie dhe rehati, kristianizmi i vёrtetё, ai heroik, duhet kёrkuar mes kёtyre popujve nё kufijtë e perandorisё, ku njerёzit, pёr tё mbrojtur fe dhe atdhe, kanё lёnё jetёn. Si në Armeni, Shqipёri, Rumani etj. Ja mbi kёto bedena, ёshtё luftuar me shpirt”.

Profesoresha dёgjonte me kujdes. Rrinte drejt, duke parё nё sy ligjёruesen dhe i mbante duart e lidhura me njёra-tjetrёn.

Dita ishte fare e qetё. Kishte paqen e tё dielёs mbasdite, kur gjithçka ndalet pёr tё pushuar, dielli bёhet disi pёrtac dhe nga radio ndjehet veç zёri i gazetarit sportiv qё komenton ndeshjen e Vllaznisё.

“Jam i bindur qё Shqipёria do tё rritet dhe do tё pёrparojё”, shtoi doktor Savoya.

“Shqipёria…?! – ia pat zonja Donika dhe e pa me njё shprehje mes mosbesimit, dritёs ironike dhe shpresёs nё alarm. – Vendi im…, vazhdoi pastaj, -ka nevojё pёr njё reformim emancipues. Njerёzve u duhet tё çlirohen nga komplekset, nga injoranca dhe nga cenet e tij. Cene qё njerёzit e ndritur ia kanё vёnё gjithmonё nё dukje kombit. Nga Fishta e Camaj, deri tek Konica, Noli e Kuteli”.

“Pёr çfar cenesh e kini fjalёn? Çdo popull ka cenet e tij”, ia ktheu doktor Savoy.

“Shiko profesor. Njeriu shqiptar ka temperament tё zjarrtё. Njё ambicje tё pashoqe dhe vullnet sa pёr tre vetё. Veç se brenda territorit tё vet nuk funksionon”.

“Pёrse”?!

“Po sepse, gjysmёn e energjisё sё tij ai e djeg pёr mёri, zili, inate, cmirё dhe xhelozi. E ka mё kollaj ta asgjësojё konkurentin, se sa t’ia kalojё atij me punё tё ndershme. Jemi tё mbrapshtё dhe plot inate çmendurake”.

“Do tё emancipohen, ja do ta shihni. Kёtё shtegtim qё vendi yt po e bёn tani, ne e kemi bёrё gjatё viteve 60. Ju e keni njё shanc rritje dhe zhvillimi, ndёrsa ne e kemi mbyllur atё nё vitet 90. Tani rrimё pezull”.

Zonja Donika, lёvizi kokёn plot mosbesim. “Njeriu shqiptarё funksonon veç jashtё shtetit, mё besoni. Jashtё shtetit, mbasi edukohet ndryshe, shkollohet, emancipohet, ai mund tё zhvillojё fare mirё talentin e tij krijues. Nё vend tё vet, jo. Ne i prishim punё njёri-tjetrit”.

“Ju jeni njё popull kokёfortё. Kёtё ngulmim tё habitshёm unё e kam hasur kur kam studjuar gjuhёn arbёreshe nё relacion me shqipen gegё dhe toskё. Si ёshtё e mundur, kam menduar, ta ruash gjuhёn e paraardhёsve pёr mё shumё se 15 breza. Kjo ёshtё e madhёrishme”.

“Sa mё shumё t’mundohesh t’ia mohosh identitetin njё populli, aq mё kokёfortё dhe kryeneç ai popull bёhet. Si midhja, e cila sa tё butё dhe tё brishtё e ka pёrbёrjen, po aq tё fortё dhe tё padepёrtueshme, guackёn. Ky ёshtё ligj i jetёs”, e mori fjalёn shkrimtari.

Vazhduan tё ecnin drejtё. Drita e mbasdites, binte butёsisht mbi gurёt e rёndё plot myshk, mbi barin e thatё tё tetorit, mbi kalldrёm, mbi puset e heshtur mesjetarё dhe mbi tёrё ato rrёnoja muresh qё dёshmonin tё padёshmueshmen. Njё erё e vagullt plot kripё deti, pёrkulte butёsisht fijet e barit tё thatё. Dielli, njёtrajtshёm zbulonte dheun e lashtё, braktisur nga njerёzit dhe nga fantazmat e tyre. Tutje shtrihej qyteti. Qyteti pa mbarim, i cili po jetonte mbasditen e paqtё tё njё tё djele dosido.

Shkrimtari u largua rishtas nga grupi dhe filloi tё hulumtonte nё heshtje bedenat rreth e rrotull. Ecte lehtas. Po shkilte mbi legjenda, mbi historinё, mbi dhimbjen. Mbёrriti deri nё skajin perёndimor pёrmes asaj varreze gurёsh fare tё shurdhёt dhe u mundua tё dёgjonte zёrin e kohёs. Tё pakapshmen, tё pagabueshmen, zё tё kohёs, i cili flet nё emёr tё historisё. I mbante sytё pёr dhè. Kёto gura janё larё dhe spёrkatur me gjak. Sa ofshama, mallkime, sa ankth, tmerr dhe sa lutje kanё jehura pёrreth kёtij perimetri lirije njerёzish tё pamposhtur, mendoi. Liria ёshtё si njё mushkё kokёderre.

Pak mё tutje, pa njё nёnё shkodrane, veshur me xhubletё, shami nё kokё dhe opinga.

Nё gji mbante djalin qё rёnkonte nga dhimbja. Pёrreth ndiheshin ulёrima, klithje, lutje, britma, trandje topash, gurё qё shembeshin, zjarr, tringёllima shpatash. “Bir ta heq shigjetёn. Mos u tremb bir?! Pi venё. Do e nish ma pak dhimjen”.

“Jo Loke. Gjaku do vёrshoj krejt! M’le t’ik pa vujt”.

“Je i ri mor bir. As mustaqet s’tё kan dalё”.

“Kshu qe shkru Loke, pёr mu”.

“Si t’la nana me dekё me durt e mija”. Djali e pa nё sy. Kishte nё ato sy, tmerr, frikё, dhembshuri, dёshirё pёr jetё dhe mall pa fund. Djali e shihte nё kokёrr tё syrit. Merrte frymё me zor, gulçonte, derisa nga goja i vёrshoi gjaku dhe u fik krejt. Iu ngrit nё fluturim shpirti, me flatra tё padukshme, mbi kryet e Lokes u soll tre herё, pastaj me vrull drejt yjeve e mori shtegtimin.

Shkrimtari u ndal sipёr bedenave. Tutje, mes degёzimeve tё Drinit dhe Bunёs u mundua tё gjente rrugёn e dikurshme hekurudhore. Kthehej çdo tё shtunё. Nuk arrinte dot tё rezistonte pa qytetin e tij tё lindjes. Kur ngjitej nё tren, mbrёmjeve tё sё premtes, nё dimёr errёsohej shpejt. Ai zinte vend tek njё nga kabinat e vagonave dhe sistemohej me kujdes. Gjithmonё e studjonte vendin pёrpara se tё ulej. Nёse gjente pranё tij ndonjё zoçkё tё bukur, studente aboneje, me drojtje, e pyeste nёse kishte vend tё lirё. Pastaj, krejt i emocionuar, veshur me kostum tё zi, mbasi sistemonte çantёn apo valixhen sipёr, ulej dhe fillonte tё lexonte ndonjё libёr. Ndjente emocionin nё trup, nga prania e qenies femёrore. Femra ishte vetё yndyra e jetёs sipas tij. Ato ishin potenciale drite gati pёr t’u ndezur. Rruga ishte fare e gjatё, ndaj ishte e sigurtё qё vajzёn e bukur, ulur aty pranё, do ta njihte me siguri. Tek kthehej, gjatё atyre 6 orёve udhёtim, zhurma monotone e trenit, rrotat e hekurta qё trokisnin mbi shina, ngjanin herё-herё, si ritme kёngёsh rock. Ritme tё thata, me melodi qё mungonin. Melodi tё cilat i sillnin ndёr mend pёrleshje epike dhe qёndresa motesh tё pёrzishёm. A ishte koha vallё njё qark i mbyllur?

Please follow and like us: