Albspirit

Media/News/Publishing

Sejmen Gjokoli: Shembulli që vjen nga Sevasteri…

U bë sebep çelja e veprimtarive festive në kuadër të dy festave të mëdha kombëtare që të ndjek nga afër aktivitetin e përgatitur me këtë rast në shkollën e mesme të bashkuar “Qani Nuredini” të Sevasterit.

Ishte e para herë që kapërceja portën e kësaj shkolle dhe nuk di pse pata një ndjesi të pa zakontë.

Pa shkuar akoma në oborrin e shkollës ku qysh së largu përskuqte nga bluzat e veshura thuajse nga të gjithë nxënësit një mjedis i gjelbërt me shkallina thuajse të një parku të gjelbërt të bën të ndalësh këmbët.

Për mua që e shikoja për herë të parë mu duk gati e pa besueshme që në këtë kohë kaq shumë vrastare në marrëdhëniet me pyjet apo bimësinë në tërësi të gjëndet mu aty në ambjentet e jashtme të kësaj shkolle të tillë mrekulli.

Bujar Pashaj, administratori i kësaj njësie vendore më tregon se kjo pamje na vjen prej viteve ’79 – ’80, më përmend edhe drejtorin e asaj kohe Durim Alushi i cili ishte ideatori dhe organizatori i realizimit të këtij parku unik.

Ndërtuar nga vet stafi pedagogjik dhe nxënësit gjatë punës prodhuese, por edhe çdo ore që do të mundeshin.

Atë kohë është krijuar si park duke mbjellë bredhat por edhe duke krijuar shkallë e potonë prej betoni ku edhe sot janë të pa lëvizur nga vendi.

Një shkollë me një mjedis model e denjë për një fshat e krahinë emër madhe si Kudhës-Gërhoti.

Është një pasuri natyrore që vjen nga brezat, të sotmit kanë meritë që e kanë ruajtur të pa cënuar.

Lelo Taraj, drejtori i shkollës, na pret në krye të stafit po edhe nxënësit të veshur kuq e zi të cilët kanë zënë vend në shkallinat e hyrjes e janë të gatshëm të nisin koncertin e përgatitur me rastin e dy festave të mëdha kombëtare, 28 dhe 29 Nëntorit.

Një koncert që të befason, të mbush me emocione e të mbetet i pa shlyer në memorie.

Koncert i konceptuar si një spektakël tematik nderimi, me këngë, valle, recitime e deri te pjesë teatrale që evokojnë ngjarjet e mëdha.

Të befasojnë nxënësit me përgatitjen e tyre, me artikulimin interpretimin, me pamjen aq të bukur, të gjithë si yje.

Një staf pedagogjik i tëri më këmbë, i tëri i angazhuar në përgatitjen e koncertit.

Lelo Taraj ka njëzet vite në këtë shkollë, dhjetë vite në drejtim të saj.

Një shkollë model që duhet promovuar si shëmbull i gjallë dashurie, përgjegjësie, vizioni.

Dikur me mbi katërqind nxënës, sot rreth njëqind e njëzetë, por prapë duket se përkujdesja e përkushtimi mbetet i njëjtë.

Arsimtarë që u lexohet në sy përkushtimi, dashuria për të bërë më të mirën edhe pse thuajse të gjithë u duhet të udhëtojnë prej Vlore.

Shkolla e mesme e Sevasterit një shembull që duhet pëhapur edhe si tregues që, përpos vështirësive të kojës e tranzicionit, kur ekziston dashuria, përkushtimi e vizioni për punën, mbetesh në maja të vlerësimit e nderimit.

Please follow and like us: