ME KOÇO KOSTËN, SHKRIMTARIN QË I BËN NDER LETËRSISË TONË MODERNE
Luam Rama
Me Koço Kostën takohem rrallë. Dhe kjo ndodh në fakt për “fajin” tim. Jo ngaqë e lë veten të më marrë malli. Por, duke ia ditur “huqet”, nuk dua t’ia marr kohën. Sepse, mendoj se i hy në hak shkrimtarit.
Koço Kosta është ndër të paktën shkrimtarë ndër ne. I mjaftueshëm për të thënë se letërsia që shkruhet në shqip, është me fat që për të shkruan një shkrimtar si ai.
Siç jemi me fat ne të gjithë që e kemi të njëkohshëm.
“Nata e Sofie Kondilit” është një roman kryevepër në të gjithë elementët që e përbëjnë një kryevepër të letërsisë.
Është një kryevepër për dashurinë.
Jo së është më pak romani më i fundit, “Mëhalla e pelës”.
Njësoj si yjet në natën e kthjellët ku të gjithë ndrijnë. Por, ndër ta ka ca që ndrijnë më shumë.
Pata fatin këtë fundjavë të ndaj disa orë me shkrimtarin.
Ai është i njejti që kam takuar për herë të parë mbi 35 vjet të shkuar. Atëherë vinte nga Gjirokastra në Tiranë. Gjysmëfshehur e gjysmëheshtur.
Pat botuar novelën “Ata të dy e të tjerë”.
Për të iu sulën ta shqyejnë.
E dënuan.
Që mësuar Koço me të tilla dënime. Por, nuk ia ndiente për to. Ai bënte letërsi. Dhe vazhdon të bëjë letërsi.
Sa herë e takoj Koço Kostën, më ngjan se koha për të nuk matet me vitet, muajt e ditët që kalojnë.
Mosha e Koços “peshohet” me veprën, me letërsinë tij.
Sepse koha për Koço Kostën është letërsi.