Albspirit

Media/News/Publishing

Mini-majmunët – E vetmja specie që merren vesh me “emra”!


senad guraziu – ars poetica, sht 2024

(…edhe ne njerëzit jemi mjaft zhurmaxhinj, bëjmë “zhurmë” sociale, mbase jo si bretkosat koncertale të moçaleve por në kuptimin animalistik jemi mjaft të zhurmshëm – thonë pakashumë, ndërmejt rreshtash, shkencëtarët : )

***
Shkencëtarët thonë se majmunët e vegjël të Amerikës Qendrore dhe Jugore (si gjeneralizim për mua “majmunë”, pasi shqip s’di quhet kjo specie, ndoshta kanë emër specifik dhe në Shqip por unë vetë s’e di, në anglisht quhen “marmoset”, në latinisht Callithrix Jacchus, majmunë fare të vegjël, që kanë gëzof të “mëndafshtë” dhe një bisht të gjatë, por që s’mund ta përdorin për kacavarje psh. siç ia bëjnë majmunët e tjerë) e thërrasin njëri-tjetrin me emër, i japin njëri-tjetrit “emra” individualë, raportojnë studiuesit në “Science”.

Pakashumë njësoj siç ia bëjmë dhe ne njerëzit, dmth. në këtë drejtim shembull unik i natyrës. Mjaft shembull interesant sepse janë e vetmja specie (që dihet, që njihet deri sot… nga shkenca) ta kenë këtë “ngjashmëri” me neve njerëzit : )

Studiusit thonë se mostrat vokale specifike që artikulohen me vazhdimësinë “këmbëngulëse” për individët e caktuar mund t’jenë një “dritare” në kuptimin se si njerëzit e evoluan gjuhën e tyre. Ndoshta nga rasti interesant i mini-majmunëve mund të nxirret ndonjë “leksion” që ia vlen për ta kuptuar më thellë evoluimin e gjuhës njerëzore. Pasi ky model bashkëpunimi i tyre (i mini-majmunëve, sa i përket ndëkomunikimit) i ngjan fort bisedës njerëzore – thonë studiusit. Dhe kjo nuk ndodh me ndonjë specie tjetër, bie fjala nuk ndodh me të afërmit tanë më të afërt, psh. me shimpanzetë.

Për studiusit e njohur është, dihet se bretkosat dhe insektet i lënë ca “pauza” në thirrjet e tyre në mënyrë që të interesuarit (partnerët e mundshëm) ta kenë më lehtë dëgjimin e zërave të tyre “individualë”. Mirëpo komunikimi i majmunëve të vegjël jugo-amerikan është më kompleks, kjo krijesë e vëmendshme e përdor një pauzë uniforme (rreth 5 sekonda) përpara se t’i përgjigjet thirrjes së fqinjit, dhe madje i rregulluaka ritmikat nëse fqinji shpejton a ngadalëson.

Ekspertët e kësaj fushe sugjerojnë se edhe ne njerëzit ndajmë tipare të “ngjashme” sociale, edhe ne formojmë grupe sociale për t’u kujdesur kolektivisht për pasardhësit tanë. Edhe ne njerëzit jemi mjaft zhurmaxhinj, bëjmë “zhurmë” sociale, mbase jo si bretkosat koncertale të moçaleve por në kuptimin animalistik jemi mjaft të zhurmshëm (ndoshta pothuaj ngjashëm siç dhe banorët e xhunglës, sepse dhe njeriu si specie i takon animalizmit, dihet kjo).

Dhe siç është hetuar që në v. 2013, majmunët në fjalë dinë t’i përdorin pauzat, ia bëjnë me “hile” kakofonisë kolektive, dinë ta përdorin pritjen e radhës për transmetimin e klithmave, i respektojnë ca “rregulla” për nisjen e mesazheve individëve të caktuar. Pra, siduket e kanë kuptuar se ia vlen të ketë “rregull” që i kundërvihet zhurmërimës prej klithmash. Më e lehtë pastaj të merresh vesh, më e bukur marrëveshja sesa mosmarrëveshja, me e lehtë t’i akordosh dhe qëllimet, interesat e rëndësishme (përndryshe komunikimi efikas dështon, e gjithë kakofonia xhungleske në fund ngelet diç si “mosmarrëveshje”).

Dmth. ia vlen ta presësh radhën tënde për ta artikuluar atë që dëshiron, ia vlen të ndiqet rregulli për transmetimin e mesazhit. Mini-majmunët siduket e paskan kuptuar fort mirë këtë avancim. U lumtë – sikur po thosha mëvete, sepse u kujtova (meqë ra fjala), njësoj duhet të merren vesh dhe radio-kanalet e njeriut, apo jo. Edhe televizonet, edhe vetë satelitët e orbitës, duhet t’i akordojnë valët e frekuencat, duhet fillimisht t’i respektojnë rregullat e komunikimit tek pastaj t’ia fillojnë me transmetimet, përndryshe do ishte diç si kaos eter-ik : )

Dhe kështu… siduket majmunët e vegjël, marmosët e vegjël, duke i shpikur klithmat e veçanta si “emra”, duke i artikuluar si thirrje unike e kanë kuptuar se lehtësohet çështja e komunikimit. Rregullat e bëjnë më të lehtë transmetimin e një mesazhi mbi zhurmën e kakofonisë kolektive. E ke një mesazh për ndonjë individ të caktuar, thjesht pagëzoje me emër, fillimisht shpike një klithmë-emër dhe mesazhin tënd do e “merr” pikërisht individi që ti do… thirrja jote s’do humbet diku në sfondin e zhurmave : )

[ një artikull i 29 Gushtit 2024 në “Science” ma kujtoi se dikur moti (para një dekade) pata lexuar diç të ngjashme, pikërisht në “Science”, nga kureshtia e kërkova dhe e gjeta, i thuktova sadopak të dy artikujt – ngjitur: screens të “Science” 2013, dhe 2024 ]

Please follow and like us: