Albspirit

Media/News/Publishing

“Kemi vetëm një kusht”, Netanyahu pranon marrëveshjen me Iranin

Izraeli është i gatshëm të bëjë marrëveshje me Iranin përsa i përket programit bërthamor, por me një kusht.

Kushti lidhet me nënshkrimin e një marrëveshje të stilit libian të vitit 2003 dhe 2004. Në të kundërt, Izraeli do të detyrohet të ndërmarrrë masa drastike për bombardimin e asesteve bërthamore të Iranit.

“Ndodhem në SHBA në vizitën time të dytë në dy muajt e fundit. Një vizitë tepër e ngrohtë me mikun tim, Presidentin Donald Trump. Mund të impresionohesh nga miqësia e ngushtë mes nesh dhe kjo është bërë e dukshme në marrëveshjet që ne diskutuam. Së pari Irani, ne jemi dakord, që Irani të mos ketë kurrë armë bërthamore. Kjo mund të bëhet bazuar në një marrëveshje të stilit të Libisë, që do të thotë, se Irani duhet të hedhë në erë të gjitha facilitetet bërthamore, dhe të çmontojë pajisjet. Të tëra këto do të bëhen nën mbikëqyrjen amerikane, e cila është një gjë e mirë”, tha Netanyahu.

Libia kishte një program armësh bërthamore, të cilin vendi ia dorëzoi Shteteve të Bashkuara në 2003 dhe 2004. Megjithatë, duket pothuajse e pamundur që udhëheqja e Republikës Islamike të pranonte një marrëveshje të tillë. Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit në një takim me kreun e qeverisë izraelite të hënën. Nëse këto nuk do të ishin të suksesshme, Netanyahu përsëri futi në lojë një opsion ushtarak. Ai tha se ai dhe Trump e kishin diskutuar këtë mundësi në detaje. Nëse bisedimet me Teheranin zvarriten, veprimi ushtarak është “i pashmangshëm”.

Qeveria e Izraelit ka kërcënuar vazhdimisht se do të bombardojë objektet bërthamore iraniane. Vetë Presidenti amerikan e ka kërcënuar vazhdimisht Iranin me një veprim të tillë. Izraeli dhe shtetet perëndimore e kanë akuzuar vendin për ndërtimin e armëve bërthamore prej vitesh. Teherani e mohon këtë.

Në vitin 2015, Irani nënshkroi një marrëveshje me Perëndimin që parashikonte lehtësimin e sanksioneve në këmbim të frenimit të programit bërthamor të Iranit. Megjithatë, gjatë mandatit të tij të parë në detyrë, Trump u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga pakti bërthamor në vitin 2018. Netanyahu ishte një nga kritikët më të ashpër të marrëveshjes bërthamore në atë kohë. Përpjekjet për të ringjallur marrëveshjen kanë dështuar që atëherë.

Please follow and like us: