Albspirit

Media/News/Publishing

Dëbimi i shqiptarëve: Një plagë e dhimbshme e Historisë

Ismet Hajrullahu

Historia nuk ështē thjesht një rrëfim i së shkuarës, ajo ështē pasqyrë që na obligon dhe na detyron të përballemi me realitetin e hidhur të shqiptarëve në Turqi.                                                                                 

Dëbimi i shqiptarëve nga Kosova për në Turqi gjatë periudhës së Jugosllavisë së Titos, është njē nga ato dhimbje që nuk mund tē harrohet. Ky akt nuk ishte një ngjarje e izoluar, por një vazhdimësi e një projekti të mirëmenduar për një spastrim etnik sistematik, i cili la pasoja të thella në identitetin dhe kulturën shqiptare.

Akti i dëbimit te tyre nuk ishte njē aksident historik. Ai ishte një strategji e planifikuar për tē ndryshuar përbërjen demografike të Kosovës dhe për të shuar identitetin kombëtar shqiptar.

Studiues si profesor Sabit Syla dhe Jusuf Buxhovi kanë dokumentuar se si marrëveshjet ndërmjet Jugosllavisë dhe Turqisē u përdorën për të justifikuar ‘shpërnguljen’ e shqiptarëve, duke i klasifikuar ata si turq. Këto politika nuk ishin vetëm një sulm ndaj individëve, por një përpjekje  për të zhdukur një kulturë dhe një popull të tërë.

Nga këndvështrimi politik, reagimet ndaj këtyre ngjarjeve janë të pëziera. Fadil Hoxha, i cili në atë kohë ka mbajtur një pozitë të lartë politike, luajti një rol kontradiktor në këto zhvillime. Ndësa ai ishte pjesë e regjimit jugosllav për njē periudhë të gjatë, ka dëshmi që tregojnë për shqetësimet e tij mbi ndikimin e madh serb në politiken kosovare. Nē disa raste, Hoxha ka mbrojtur interesat e shqiptarëve, por këto përpjekje shpesh ishin të kufizuara brenda sistemit të jugosllav të Titos.

Nga ana tjetër, Enver Hoxha, udhëheqësi i Shqipërisē, mbajti njē qëndrim të hapur kundër politikave jugosllave. Ai denoncoi ato si një formë e spastrimit etnik dhe akuzoi drejtpërdrejt regjimin e Titos për dëbimin e shqiptarëve. Përmes diolomacisë dhe propagandës, ai përpiqej tē mbështeste moralin dhe identitetin kombëtar të shqiptarēve të Kosovës, duke ngritur zërin kundër shtypjes së tyre edhe në arenën ndërkombëtare.

Shqiptarët të cilët vazhdojnë të jetojnë ende në Turqi, përballen me rrezikun permanent të asimilimit dhe kjo çështje kërkon nje vëmendje të menjēhershme të Kosovës zyrtare, por edhe të Tiranës gjithashtu.

Mijëra shqiptarë të cilët u shpërngulën për në Turqi janë përballur me humbjen graduale tē gjuhës, kulturës dhe identitetit të tyre kombētar.

Diaspora shqiptare në Turqi është nga më të mëdhatë, ku vleresohet se atje jetojnë midis 500.000 dhe deri në 5 milionë shqiptarë, ose individë  me origjine shqiptare, pērfshirë ata që kanë emigruar që gjatë periudhēs osmane e më vonë.

Kjo masē e madhe e shqiptarëve në Turqi do të duhej të mbeshtetej në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe kulturor.

Ndëkohë, pakica turke në Kosovē gëzon një mbështetje të plotē institucionale dhe të drejta të garantuara me kushtetutë. Ajo ka mundësinë të mësojë nē gjuhēn amtare, përdorimin e simboleve turke dhe duke përfituar nga njē sērë benefitesh që sigurojnë ruajtjen e kulturës dhe traditave të tyre. Për më tepër, pakica turke ka përfaqësues të saj në Parlamentin e Kosovēs, një privilegj që mbështetet nga Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës. Përveç kēsaj, ata kane shkolla ku mësimi zhvillohet në gjuhën e tyre amtare, duke siguruar që brezat e rinj të ruajnë gjuhën dhe identitetin e tyre kulturor.

Përballë kësaj situate, politika kosovare është treguar e ngathët dhe e frikësuar nga politika turke dhe presidenti Erdogan për të ngritur çështjen e mbrojtjes së identitetit kombëtar të shqiptarëve në Turqi. Mosngritja e kēsaj çështjeje në nivelin më tē lartë diplomatik është mangēsi e rëndë dhe një gabim i madh strategjik.

Përfaqësuesit e Kosovēs kanē pëgjegjësinë historike për të mbrojtur diasporën shqiptare dhe për të adresuar këtë çështje në çdo mundësi që ju jepet.

Ky kontrast i thellë ngre pyetje të rëdësishme mbi barazinë dhe reciprocitetin. Nëse pakica turke nē Kosovë gëzon të drejta dhe privilegje, atëherë ështē e drejtë e padiskutueshme të kërkojmē që edhe shqiptarët në Turqi të kenë të njëjtat mundësi për ruajtjen e identitetit të tyre kombëtar.

Autoritetet në Kosovë dhe në Shqipëri do të duhej ta ngrejnë zërin për të drejtat e shqiptarëve në Turqi duke iu bërë thirrje autoriteteve turke, përfshirë edhe presidentin e Turqisë, që shqiptareve atje t’iu garantojnë dhe sigurojnë të drejtat e tyre legjitime, njëjtë si pakica turke në Kosovë.

Duke marre parasysh numrin e madh të diasporēs shqiptare dhe kontributin që ajo ka dhënë në zhvillimin e shoqërisē turke, është e drejtë që ata të kenë mundēsinë të ruajnë gjuhën, kulturën dhe identitetin e tyre kombëtar.

  1. Të mbështesin mēsimin e gjuhës shqipe përmes shkollave dhe kurseve tē posaçme.
  2. Të mbrojnë dhe promovojnē traditat dhe kulturen shqiptare përmes institucioneve lokale.
  3. Të krijojnë hapësira për përfaqësimin e diaspores shqiptare në diskutimet kulturore dhe politike në Turqi.

Barazia dhe respekti reciprok janë themeli i marrëdhënieve miqēsore ndērmjet popujve dhe kombeve. Shqiptarët në Turqi meritojnë të kenē mundësinë për të ruajtur identitetin e tyre, ashtu si pakicat e tjera që gëzojnë mbështetje të plotē institucionale. Një veprim i tillë do të forconte edhe më shumë lidhjet ndërmjet Kosovës, Shqipêrisë dhe Turqisē, duke respektuar të drejtat universale të njeriut dhe trashëgimisë kulturore. Presidentja Osmani, para se t’i thoshte presidentit turk, se donte ta praktikonte turqishten me të, është dashur ta pyeste, se sa shkolla shqipe ka në Turqinë, që ai e drejton me dorë të hekurt!

Please follow and like us: