Albspirit

Media/News/Publishing

Selami Zalli: Frika aktivizon ligësinë, censurën dhe përbaltjen!

Në përkujtim të 100-vjetorit të atdhetarit dhe njeriut të madh të letrave shqipe Martin Camaj, tashmë në amëshim, bëra një akt (paraqitje) modeste për hedhje dritë mbi disa të pavërteta e manipulime në dosjen e tij nga Sigurimi i Shtetit.

Ky qe një prezantim i shpejtë, i disa prej gjetjeve në këtë dokumentacion, pasi një studim të plotë së shpejti shpresoj ta bëj publik, e pse jo objekt debati e ballafaqimi deri me disput publik me hartuesit e këtij dokumentacioni, specialistë të fushës e dishepuj të asaj strukture.

Me besim në 🙏 dhe cilësitë (ligjësitë) e së vërtetës, ky manipulim do ketë edhe emra konkretë.

Shtysën më të madhe në këtë sipërmarrje deri në “irritim” ma jep teoria; “as mish, as peshk” e atyre që nuk ju takon; “Edhe ishte, edhe nuk ishte b.p.”. Në vlerësimin tim, qëndrim i paqartë, i kamufluar përmes shprehjes: “Ai ikte dhe nuk i përgjigjej Sigurimit”?! Kjo linjë mbetet më e dëmshmja dhe më e rrezikshmja, pasi përpiqet të vendosë e mbajë, brënda kufijve të legjitimitetit, veprimtarinë e Sigurimit të Shtetit!

Zgjodha pozitën e vështirë, si preferencë që të bëhem me të “voglin”, të “mundurin”. Atë, ZËRI i të cilit nuk mund të dëgjohet, ndonëse kumbon.

——————-

Autoriteti i Dosjeve

Në tryezën e zhvilluar për figurën e shkrimtarit, albanologut dhe profesorit Martin Camaj, u prezantua edhe analiza e Selami Zallit, Drejtor i Drejtorisë së Informacionit pranë Autoritetit të Dosjeve.

Në cilësinë e studiuesit të dokumenteve të Ish- Sigurimit të Shteti ai solli një analizë të thelluar mbi dokumentet arkivore që lidhen me Camajn, duke i vendosur ato në kornizën e funksionimit të mekanizmave të Sigurimit të Shtetit (1944–1990).

Ai theksoi ekzistencën e tre linjave të mendimi mbi çështjen nëse Camaj ka qenë apo jo bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, duke analizuar me kujdes burimet dhe kontekstin historik të tyre.

Sipas studimit të tij, dokumentet që tentojnë të hedhin hije mbi Camajn janë të manipuluara, me qëllim zbehjen e ndikimit të tij akademik dhe kulturor në forumet e larta shkencore në Europë dhe SHBA.

https://www.aidssh.al/analiza-e-z-selami-zalli-mbi-dosjen-e-martin-camajt-dhe-manipulimin-e-dokumentacionit-te-sigurimit-te-shtetit/?fbclid=IwY2xjawNWWzdleHRuA2FlbQIxMQABHlZDqMK8KBMZkflMeo10w1nOsTVPzSzlEIdl9DjgAA3X-NP-NaIwbt4mlceW_aem_VOCYRoWLLuJXkPTizNGpjA