Albspirit

Media/News/Publishing

Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

Mbrëmjen e kësaj të enjte po zhvillohet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit e Kosovës, ku në rend të ditës janë tri pika për t’u shqyrtuar.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 90 vota një rezolutë përmes së cilës ka kërkuar nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, që të ushtrojë proces gjyqësor të drejtë ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 1 person ka votuar kundër dhe asnjë abstenim.

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk morën pjesë në votim, pasi një kërkesë e tyre për të shtuar një pikë në përmbajtje nuk u pranua. Në prezantimin e përmbajtjes, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka thënë se rezoluta është hartuar nga ekspertë të pavarur.